Modë apo, detyrim për braktisje shteti?!

Rrezore | Zef Prenka | 19.01.20 | 14:13

Nga: Zef Prenka

Ndalojeni rininë,
mos e zbrazni shtetin!!

Rinia, ky thesar i kombit nga më të vlefshmit dhe pa dyshim është edhe ardhmeria e shtetit, si duket po e braktisin vëndlindjen.Braktisja po ndodh tashmë para syve tanë!
Kjo boshatisje e kthyer në trend ( modë ), nuk po bëhet sepse, është vërtetë modë, porse, shkaku kryesor është pa përspektiva për një jetë të sigurtë dhe ardhmeri me garancione jetësore…

Zef Prenka

A janë fajtor rinia, prindërit e tyre dhe shteti?!
Thenë me sinçeritet, konstatojmë që, të gjitha palët mbajnë përgjegjësi dhe posaqerisht shteti.
Shteti ka pushtetin qëndror dhe lokal.Institucionet shtetrore dhe lokale kanë obligime, që përveq përkujdesjes për siguri dhe politika ekonomike dhe përgjithësisht strategjike shtetrore, ato janë drejtëpërdrejtë të obliguara për përkujdesje të mirëqënjës ekonomike, arsimimit dhe edukimit, të sigurimeve shëndetësore dhe përspektives së popullates e sidomos rinisë së vëndit.

A po i kryen këto detyra jetike, shteti ndaj popullatës?!

Sigurisht që jo!?

Prandaj,bartësit kryesor të përgjegjësisë janë pushtetarët dhe institucionet relevante që, paguhen nga taksapaguesit dhe nuk i kryejnë detyrat e tyre për të cilat marrin paga të majme,pra !!
Fokusimi i Qeverive Qëndrore dhe atyre Lokale, janë kthyer kryesisht për interesët e tyre,në tregun intern (të brëndshëm) dhe të përfitimit të Tenderëve.

Kjo situatë e ka përjashtua rininë nga jeta institucionale dhe ekonomike dhe si të tillë, ata nuk kanë mundësi t’a gjejnë vetën në asnjë sektor të ekonomisë dhe besa, as të kulturës dhe programeve rinore.
Çka u mbetët tjetër kësaj rinie,pos migrimit!?
Ata, janë të interesuar që, të kanë pagën e tyre, të mos ngelën si peng i shoqërisë së pa përgjegjshme dhe korruptive si dhe të përjashtuar indirekt nga jeta e organizuar shtetrore si komponenti kryesor i kuptimit të shtetëbërjes..!

Edhe prindërit janë paksa bartës së përgjegjësisë për mos përspektivë të bijëve dhe bijave të tyre.Ata, ose nuk kujdesën fare, ose, janë tepër pasiv në organizimin e programit jetësor për fëmijët e tyre dhe si të tillë, fatin e tyre i’a lënë stihisë jetësore( fig.valëve të detit, që t’i përplasë nga do që fryen era…).
Prandaj, duhet një angazhim me seriozitet dhe prioritet të pa zavendësueshëm ndaj dukurive që, po e pëngojnë zhvillimin konstant dhe parësorë të rinisë dhe pëngimin e tyre drejtë migrimit.

Rinia poashtu duhet të sakrifikojë paksa, për t’u ballafaquar me sfidat e jetës dhe të ndërmarrin qasje të drejtëpërdrejtë në jetën e organizuar dhe të praktikojnë projekt- ide si dhe programe të ndryrshme që ndikojnë dhe mundësojnë përmirësimin e kushteve dhe rrethanave jetësore dhe ardhmerisë në përgjithësi.Nuk është zgjidhje që ata, të migrojnë dhe në mërgim të kryejnë punë të çfarëdoshme…
Ata në njëfarë mënyre e pranojnë dhe i nështrohën një „skllavizimi“ në proçesin e punësimit të cilin në vëndlindje nuk e bëjnë dot.Bie fjala, në mërgim ata duhet shumë shpesh të punojnë punë që nuk janë të profilit të dëshiruar, p.sh pastrues, ndihmës shërbimi në shtëpi pleqësh, pastrues të rrugëve, punëtor krahu në firma të ndryeshme dhe me paga minimale që, kur të kryhen pagesat mujore të obligueshme si: qeraja për banim, sigurime dhe ndonjë kredi sado të vogël, nuk i ngelet më shumë se sa, pagat që do ti marrin në vëndlindje nga sektorët përkatëse…!?
Tjetër qështje dhe kategori hyjnë ekspertët e lëmive të ndryshëm, që janë të ditur dhe të pregaditur të marrin përgjegjësi në detyra profesionale.Ata, nëse shteti ynë nuk i vlerëson sa dhe si duhet, kanë arsye të plotë të kërkojnë vënde pune edhe në mërgim ku mund të jep kontributin dhe të paguhet si ekspert dhe me paga të larta.

Nuk po dëshiroj tē apostrofoj ministra dhe përgjegjës të drejtorive që janë të obliguar të mirren me keto halle, por janë vërtetë të shumtë.
Ata do duhej që një komision i pavarur ekspertësh ( në nivel Inspktorësh) t’i hetojnë dhe të analizojnë punën dhe realizimin e projekteve të institucionit që drejton.Ata do duhej të dënohën me masa rigoroze, si bartës kryesor të kësaj gjëndje kaotike dhe shumë të dëmshme për shtetin dhe kombin.Ata janë fajtorët numër një dhe si të tillë duhet identifikuar dhe të vihen para përgjegjësisë juridike.

Bëni të pa mundurën dhe ndaloni ketë rini , të kontribuojë vëndlindjes, sepse, shteti nuk do qëndrojë gjatë me pleqë, të cilët pa rininë, janë të varfër, të demoralizuar dhe të pa shpresë për aq vite jetë, sa i’u kanë mbetur për t’jetuar.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen