Poezia -Sa do doja…kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeu

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 27.05.18 | 23:57

Poezia enkas për Antologjinë “ Moti i madh“ kushtuar përvjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu që nuk kaloi!?

Sa do të doja…

Do kisha dashur,pra
S’bashku që t’festojmë
Dëshmorë, martirë e viktima
Lirinë t’gjithë t’a gëzojnë!

Altarit, sexhadës dhe oxhakut!
Hijeshi u bëni vetëm Ju…!?
Panteonit të heroizmit i shtuat
T’shtrënjtën, të shumë priturën- liri!

Dy legjenda me vulë trimnie
Njëri prej shekujsh e tjetri sot
Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari
Përkulje e lavdi për jetë e mot!

Se legjendat nga ky popull
Të urtisë që i njeh bota
Janë boemi i Pavarësisë
Ibrahim Rugova dhe Ismajl béu Vlora!

Populli ynë që, para botës
I vogël duket, e i madh me vlera
Dashuri e bamirësi dhurojmë
Si bija jonë, Shën Nënë Tereza!

Zef Prenka
10.02.2018

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen