Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari!

OP-ED | Dedë Preqi | 19.11.18 | 19:18

Dedë Preqi

Sa herë që flasim për presidentin Rugova, nuk është fjala vetëm për vetëpërsonalitetin e tij, pasi një gjë e tillë mbetët e përjetshme, por më rëndësi është të nxjerrim në pah formën e projekteve të tij historike si dhe strukturën e organizative brenda partisë, poashtu edhe brenda shtetit, të cilat janë të pa zavendësuseshme.

Proceset demokratike vazhduan edhe më tej edhe pas vdekjes së tij, por zhgënjimi u zbulua menjëherë, befasia dhe kundërshtia ishin në dukje si të tilla, në të vërtetë u zbulua prania e një zbrazëtie, që dominon akoma, nga përsonaliteti i vërtetë, bashkë me botën e vet të vlerave dhe të qëndrimëve të një burrështetasi të madh, që e njohi edhe bota.Përsonaliteti i dr. Rugovës, ishte i thjeshtë dhe i pranueshëm, ai bëhët i dukshëm nga vullneti dhe respekti që kishte për popullin dhe vendin e vet, për të qenë unik në çfarë do forme të gatuar dhe të rregulluar, në liri, demokraci dhe me shtetin e pavarur.

Sëcila ngjarje lidhet me një përsonifikim dhe realizim, dhe në këtë rast do të thotë thjeshtë, të rrallë janë ata, që e thojnë të vërtetën përmes një betimi edhe pse i betuari është i vetëdijshëm se do të ndëshkohet penalisht.

Edhe ata që në një farë mënyre iu betuan presidentit Rugova, se do të mbetën „rugovist” të vërtetë, pothuaj se 80% janë të falsifikuar nga vetë partia e tij.

Prandaj, LDK, pa elementin e strukturës organizative „rugoviane” nuk do arrihet një unitet i fuqishëm dhe i arritshëm për të realizuar qëndrimet e veta progresive, që parallogaritet se një „rugovizëm” i tillë do të mbetët një ndër parimet më përfituese dhe promotore të vendit, që do realizonte qëllimet e gjithmbarshme si dhe kurorëzimin e çastëve më kulmore të zhvillimimëve të sotme politike dhe avansimet e nevojshme në arenën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Dhe Presidenti Rugova, në shenjë respekti e nderimi, nuk do vetëm lule te varri i tij, nëse punët në shtetin e Kosovës, nuk shkojnë për së mbari. Dhe nuk është e thënë se, ata që nuk i dërgojnë lule te varri, nuk kanë respekt ndaj tij, sepse realiteti kuptohet ndryshe, të cilin e di edhe bota, vetë ata që i përgaditën kurtha dhe atentate, sot derdhin lot krokodilli pranë varrit të tij.

Duhet ta themi hapur dhe qartë, se kjo situatë dhe gjendje politike në Kosovë, më shumë e rëndon se e avanson dhe prosperon qytetarin e vendit, kur i mungojnë kushtet elementare të jetës dhe mirëqenja e tij njerëzore. Dhe përmes kësaj gjendje, në mungesë të punës dhe kushteve, qytetarët nuk do të ndjehën kurrrë të bashkuar dhe të organizuar nga brenda, të cilët detyrohen të kërkojnë një rrugëdalje nga jashta.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen