Kush ia ndërroj ngjyrat P.Sh.D.K.-së?

Analiza & Komente, Histori & Fakte, OP-ED | Zef Prenka | 13.09.14 | 16:29

Nga Zef Prenka

Për të pasuruar pluralizmin dhe për ta ndihmuar rrugëtimin drejtë shtetësisë së Kosovës, me 04.Nëntor 1990, në sallën e teatrit „Asim Vokshi“ në Gjakovë, u themelua partia e dytë në pluralizëm ( pas L.D.K.-së ), parti e vlerave demokristiane evropiane në Kosovë, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës( P.Sh.D.K ). Në ketë eveniment ( ngjarje ) isha pranishëm në cilësinë e kryetarit të nëndegës së L.D.K.-së për BL në Bishtazhin, bashkësi kjo në përbërje të 6 fshatrave të komunës së Gjakovës.Shi për ketë situata diktoi që, shumë nga aktivistët politik u vranë, u burgosën e maltretuan deri në sakatosje.
Një rrezik i tillë më përcillte çdo orë, ku vetëm një vit pas bashkëpunëtoret ( anëtarë të kryesisë së nëndegës së L.D.K.-së ) të ngushtë, më lajmëruan, se duhet të largohësha përkohësisht nga vëndlindja, që ti shpëtoja më të keqës!
Migrova në Gjermani ku jetoj edhe sot dhe me një marrëveshje që u arrit në prani të kryetarit të degës së L.D.K-së z.Gagica dhe tjerë, ku Akademik Mark Krasniqi në cilësinë e Kryetarit të P.Sh.D.K.-së, kërkoi të emrohem kryetar i degës së P.Sh.D.K.-së për Rrethinen e Böblingenit. Reagova duke i bërë me dije se jam anëtar i L.D.K.-së dhe z. Mark Krasniqi me një të qeshur më tha…“ Unë kam me të arsyetu te Ibrahim Rogova dert mos ke,..“
Ti kthehëm temës!

P.Sh.D.K.-ja, lulëzoj me hapa të sigurtë, ku në anëtarësimin e pranuan mbi 60 mijë ( sipas një statistike të UNMIK-ut ) të gjithë shqiptarë të dy besimeve ( Katolikët dhe Mysliman ) dhe në krysinë e saj ishin njerz të përgaditur profesinalisht dhe politikisht.
Kam shkëputur disa rreshta nga Historiku i P.Sh.D.K.-së, faqja zyrtare;

„Në historinë e pluralizmit politik në Kosovë dita e themelimit të PSHDK-së me 4 nëntor 1990 do të njihet si një ngjarje madhore, ajo u formua vetëm pak muaj pas formimit të LDK-së. E formuar si parti kombëtare shqiptare me parime, vlera, synime dhe tendencë të qytetërimit demokristian evropian, kjo parti gjeti mbështetjen e vet edhe në vlerat, virtytet, traditën historike, kulturore, letrare, qytetëruese, shpirtërore dhe kombëtare shqiptare, të cilat i bënë të mundshme asaj që të shndërrohet në një parti të tolerancës , të paqes, të vërtetës, të sinqeritetit, dialogut, të respektit të ndërsjellë, të ndershmërisë, të pajtimit dhe mirëkuptimit kombëtar, të ndihmës dhe solidaritetit të ndërsjellë, të lirisë njerëzore, qytetare, politike e kombëtare.

PSHDK është parti kombëtare e qendrës së djathtë, që ka lindur nga filozofia mijëvjeçare e rezistencës së pamposhtur shqiptare për liri të njëmendtë shpirtërore, si parakusht të një lirie nacionale, rezistencë e cila gjithmonë ka qenë kombëtare ndaj hordhive, qoftë turke, qoftë sllave. Dhe në këtë rrugëtim orientimi i saj është i përcaktuar qartë për Kosovën shtet të pavarur e demokratik dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë. Dihet mirëfilli në Europën perëndimore se partitë demokristiane në asnjë formë nuk janë parti fetare, por dihet se bazohen në një sistem vlerash politike që ka traditë demokracinë kristiane.

PSHDK-ja është parti që synon zhvillimin e një Kosove demokratike dhe të integruar në strukturat euroatlantike. Ajo mbështetet në ato vlera dhe parime që kanë krijuar e zhvilluar kombin shqiptar gjatë shekujve, në traditën e pasur shqiptare, vlerat dhe virtytet e larta që shqiptarët krijuan e trashëguan brez pas brezi.

3. Rrugëtimi i PSHDK-së në Kosovë
Koalicioni shumëvjeçar LDK-PSHDK ishte i mbështetur në vlera njerëzore, e i bazuar në filozofinë politike e kombëtare të njeriut dhe arkitektit të shtetit sovran e modern të Republikës së Kosovës Presidentit Rugova dhe njeriut më besnik të tij Akademik Mark Krasniqit. Ky koalicion arriti të bëhet partnere e partive si motra në Evropë sidomos CVP në Zvicërr, CDU-së në Gjermani dhe partive të tjera demokristiane e popullore dhe të ndikojë fuqishëm në afirmimin e çështjes së Kosovës në qarqet më të larta të diplomacisë së Evropës perëndimore. Ky koalicion arriti të ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës në gjithë botën dhe të sigurojë mbështetjen e vendeve më të fuqishme të demokracisë botërore, para së gjithash të SHBA-ve dhe vendeve kryesore të BE-së.

Gjatë këtyre 22 viteve, PSHDK-ja mori pjesë në të gjitha proceset e ecjes së Kosovës përpara, në të gjitha të arriturat e deritashme dhe në të gjitha segmentet e jetës së popullit tonë. PSHDK ka fokusuar fushëveprimtarinë politike, brenda e jashtë Kosovës, në planin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar, për lirinë, për demokracinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

PSHDK së bashku me LDK-në ka institucionalizuar shtetin paralel të Kosovës dhe ka qenë forca e dytë parlamentare para luftës së vitit 1999 në Kosovë. Në zgjedhjet 22 majit të vitit 1992 për Kuvendin dhe Kryetarin e Kosovës përfaqësohej me 6 deputet, kurse në zgjedhjet e vitit 1998 në Parlamentin e Republikës së Kosovës kishte 12 deputet.

Mbajtja e Kongresit të USHDK me 2 Dhjetor 1995 në Tiranë, i cili u cilësua nga shtypi i asaj kohe si Lidhja e dytë e Prizrenit, ku online casino për herë të parë u realizua bashkimi politik i trojeve shqiptare. Aty morën pjesë përfaqësuesit nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, nga Mal Zi e Maqedonia, nga Kosova e Shqipëria dhe nga e gjithë diaspora. Organizimin dhe financimin e USHDK-së e bëri PSHDK-ja.

Me ndihmën e PSHDK-së Kryetari të saj Ak. Mark Krasniqi do të realizojë ëndrrën jetësore për të sjellë Skënderbeun në Prishtinë e cila sot frymon më lirshëm me heroin tonë kombëtar njashtu siq frymon Roma e Brukseli, Londra e Gjeneva, si frymon Kruja e Tirana.
Udhëtimi ynë me PSHDK-në ishte i gjatë, puna jonë në faza të caktuara ishte e shkëlqyer, ishim subjekti i dytë me anëtarësi pas LDK-së, por pati edhe dështime, sidomos zgjedhjet e fundit kur për herë të parë mbetëm jashtë parlamentit.

PSHDK-ja, si parti e vlerave të traditës, parti e frymës dhe aspiratës evropiane, si një parti që ka një simbolikë dhe rëndësi të veçantë për vet shoqërinë dhe sistemin politik në Kosovë. Ne jemi dhe do të mbetemi një forcë e respektuar, jo për shkak të moshës, por sepse ne jemi gjithnjë në kërkim të ndryshimit dhe të një realiteti të ri. Ne synojmë konsolidimin e të gjitha arritjeve pozitive të këtyre 22 viteve, të cilat janë pronë e gjithë shoqërisë shqiptare.“pshdk

Qëllimisht kam shkëputur nga historiku, që të ua rikujtoj krysisë së tanishme dhe kryetarit të kësaj partie z.Ukë Berisha se, me veprimet e fundit ku P.Sh.D.K-ja iu nënshtrua ( për të dytën herë ) P.D.K-së, ( kjo e fundit nuk ka asnjë tipar të përbashkët me të ), pa një parapëlqim të anëtarësisë së gjërë.
Shi për ketë, kjo kryesi dhe të zgjedhurit e saj për listën e P.D.K-së për deputet, pothuaj u bojkutuan dhe morën minimumin e votave që, nuk mundë të quhet ndryshe pos grusht ndëshkues për ketë kryesi kryeneqe nga anëtarësia e gjërë e saj!
Çka pas votimeve dhe dështimit për deputet?
As edhe një sçarim të vetëm para anëtarësisë, asnjë komunikatë!
Kjo kryesi dhe kryetari i saj e kanë dëmtuar shumë rëndë imazhin e P.Sh.D.K-së deri në atë masë sa që, anëtarësia e saj duket se do shkapërderdhet nëpër subjekte tjera e pse jo edhe në P.D.K. sidomos kryesia dhe kryetari i saj!?
Prandaj, kryetari dhe kryesia e tanishme do të duhej të japin dorëheqje dhe të kërkojnë falje publike anëtarësisë së PSHDK-së.
Ka shumë zëra nga anëtarësia e PSHDK-së, të thonë se ky subjekt duhet të reformohet, të rishqyrtohet titulli i partisë ( sepse ka ngjarë që për CDU në Gjermani ) fjala „shqiptare“ nuk është e pranueshme!?
Në qoftëse, kryetari dhe kryesia e saj pas skandalit për vendimarrje pa e konsulltuar anëtarësinë e saj, nuk japin dorëheqje si akt moral dhe i domosdoshëm për të hapur rrugë reformimit dhe bashkëpunimit me partitë si motra në vënd dhe në Europë!
Prandaj, siq shihet nga historiku i PSHDK-së kjo parti duhet të rreshtohet djathtas dhe asnjëherë me majtistët dhe ata që e sollën Kosovën në gjëndje të mjerueshme.
Apeloj të vlerat e saj, te aktivistët e dëshmuar që nuk u luhatën asnjëherë nga statuti dhe programi i këtij subjekti politik, pra PSHDK-ja
të organizohen rishtas dhe fuqishëm që ti dërgohet një ultimatum kryetarit dhe kryesisë së PSHDK-së, që urgjentisht të japin dorëheqje dhe të rivëndoset PSHDK-ja në pozitë përkrah L.D.K. së dhe të mbrohet ligjshmeria dhe kushtetutshmeria e shtetit si dhe të bëhen ndryshime që nga emri deri të pozicioni i saj në skenën politike të Kosovës. Në të kundërtën kjo anëtarësi duhet gjetur mënyrën tjetër për tu organizuar me titull të ri!?

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen