15 shkurt 1602. Kuvendi i Shënllezhdrit në bjeshkët e Oroshit.

Analiza & Komente | Rrezore | 12.02.19 | 20:12

Nga Preng S. Gjikola

Nga: Pirusti News
-Një nga kuvendet më të mëdha mbarëkombëtare pas atij të 2 marsit 1444 që u mbajt në Lezhë, tradicionalisht treve mirditore si vijueshmeri e krahinës së Pirustisë. Mirdita është nja nga trevat që e ka origjinin aq të lashtë sa vetë njerzimi në vijushmërinë e sajë teritoriale, historike etno-kulturore etj-

Pak histori nga zanafilla e Mirditës:
Pirustët ishin fise ilire banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 para Krishtit bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 para Krishtit kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjet e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. Për herë të parë pirustët përmenden në burimet historike si një tribu ilire që u rebelua dhe sulmoi territoret romake, në kohën kur Cezari ishte në fushatën e Galisë. Zbulime të tilla nuk janë të vetme. Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatë ushtarake në Gali, Pirustët u rebeluan, shfrytëzuan rastin dhe pushtuan territoret fqinjë, kërcënuan drejtpërdrejt edhe Romën. Shkallën e rrezikut Pirust mund ta zbulojmë në mënyrë të tërthortë. Aq shumë u shqetësua Cezari nga kjo, sa ndërpreu fushatën Galike dhe u nis menjëherë për në Romë.

Atje ai urdhëroi ndërtimin e një numri të madh anijesh luftë, sa më shumë të ishte e mundur, si dhe riparimin e të gjithë anijeve të vjetra, që të ishin të mjaftueshme për ushtrinë e tij, përfshirë edhe kalorësinë. Por nuk u ndal me kaq, duke urdhëruar mobilizimin edhe në bregun tjetër, ku rekrutët duhet të grumbulloheshin në pika të veçanta. Kështu me një ushtri shumë të madhe, Sunduesi i Romës u shfaq përpara pirustëve të rebeluar dhe këtu merr fund edhe pavarësia e Pirustisë Ilire. Duke ju referuar këture të dhënave të pakta historike që jan zbuluar deri tani del e qartë se mirditorët e sotëm vijojnë traditën mbi 2000 vjeçare të ndjenjës së tyre për liri e pavarësi.
Në vitin 1565 u mblodhën dhe lidhën besën kundër turkut malësorët e tri maleve fqinje, të Mirditës, Pukës dhe Lumës të cilët ndërprenë rrugën strategjike Shkodër-Prizren të cilët me sulme të shpejta e të befasishme goditën në disa pika regjimentet turke në afërsi të Shkodres. Për të shtypur këtë kryengritje të kësaj besëlidhjeje pushtuesi osman përdori regjimentet e Shkodres, Dukagjinit dhe të Ohrit. Mbas disa luftimeve të rrepta që vijuan me furì për disa kohë, kryengritësit u tërhoqën në male, ku nuk mund të depërtonte turku për arsye se pësonte humbje të konsiderueshme. Në regjistrat osman të Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571 për Mirditen nuk gjenden të dhëna popullsie, por shkruhet, “Rajata e Nahisë së Fanit u treguan kokëfortë dhe nuk erdhën të rregjistrohen.

-Në fillim të vitit 1602 kleriku Nikoll Mekshi që kishte ardhur nga malsia e Shëngjergjit të Tiranës, peshkop i Stefanisë e i Benës, i cili i ndjekur nga pushtuesi osman qe strehuar në Mirditë, ku ndejti disa kohë në fshatin Perlat e më vonë në katundin Bisake të Fanit. Kleriku Nikollë Mekshi u muar me organizimin e një kuvendi të madh ndërkrahinor në Shënllezhdër të bjeshkës së Oroshit të Mirditës i ndihmuar nga udhëheqsit e kësaj krahine.
Kuvendi u mblodh me 15 shkurt të vitit 1602 në katedralen e Shënllezhdrit që në atë kohë ishte edhe kryeqendra peshkopatës së krahinave të Mirditës, që më vonë zbriti në Orosh dhe u quajt Abatcia e Mirditës. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqsues nga 13 krahina të Shqipërisë: Kosova, Mirdita, Kukësi, Luma, Mati, Dibra, Shkodra, Zadrima, Lezha, Kurbini, Kruja, Petrela, Elbasani, Myzeqeja e Spindarika. Kështu pra Mirdita u bë qendër e lëvizjes mbarëkombëtare për liri.
Tema e kësaj mbledhje ishte besëlidhja për një kryengritje të përgjithshme kombëtare kundra pushtuesit. Mbledhja i nisë një letër senatit të Venedikut në të cilën thuhet: “Ne, krerët, pleqtë e parë e të gjithë popullit të Arbërisë, në një mendje me gjithë popullin jemi mbledhur në vendin e Dukagjinsave (në shekullin e 16-të Dukagjin kanë qenë quajtur disa krahina të veriut së bashku), në Shllezhdër t’Oroshit të Mirditës dhe kemi dhëne besën për t’i kthye gjithë popullit të Shqipërisë lirinë e vjetër si në kohë të prijësit tonë Gjergj Kastrioti, i drejtohemi kthjelltësisë tuaj për ndihmë. Në qoftë se do kemi ndihmën e Venedikut me armë e municione në kryengritje mund të marrin pjesë rreth 100 mijë vetë me të cilët mund të marshojmë deri në Kostadinopojë.” Në këtë dokument besëlidhjeje që mbanë datën 15 shkurt 1602, firmosën të parët krerët In Gjergji, Gjet Kaloshi, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi etj, krerë pleq të Mirditës pastaj u firmos nga përfaqsuesit e gjithë krahinave dhe ju nis Venedikut.
Pa mbaruar akoma mbledhja e 15 shkurtit 1602, turqit mësynë furishëm në dy drejtime: Njëri nga juglindja nepër luginën e Matit duke msyrë drejtim fshatit Perlat të Mirditës, dhe nga ana e lindjes, duke u nisur nga Dibra e poshtme përballë Lures, nëpër Selitë e për të msyrë bjeshkët e Mirditës (Oroshit) kufij me Pukë e Kukës. Dukagjinasit së bashku morën një sulm të paparë dhe për pak ditë arritën t’i shpartallonin plotësisht turqit duke u shkaktuar humbje të mëdha dhe duke marrë shumë rob lufte. Kërkesë së kuvendit për ndihmë, Venediku ìu përgjigj me dinakëri, duke i keshilluar Shqiptarët. Të ruajnë të gjallë, por të mbyllur guximin e vet dhe të gjithë popullit për ta vënë në zbatim në rrethana më të përshtatshme, se levizja pa një themel të mirë, do të tërbojë armikun dhe do të shkaktojë jo kryengritje por shtypje të rëndë.
“Sundimtarët turq të krahinave, nuk hynin dot në vendin e dukagjinsave qoftë edhe për të nxjerrur njerëzit që i kishin të mbajtur peng”. Nuk duhet të jetë rast i rrall e i veçantë kërkesa si ajo e sundimtarit turk në Fushëkrujë që i bën Marin Bicit për t’i shkruar një letër për dukagjinsit e Kthellës (një zonë e Mirditës së sotme) që ti lirojnë njerëzit e kapur peng gjatë luftimeve. Marin Bici vë në dukje edhe masat mbrojtëse të dukagjinsave, ai tregon se në Qafë Kumbull të Fanit Mirditë ishin prerë lisat dhe me trungjet e tyre kishin prerë rrugën kryesore. Kjo punë bëhej me qëllim që të pengohej depërtimi i shpejtë i kalorësve, ose largimi i shpejtë i tyre, po të kishin hyrë në ndonjë anë tjetër.

(Marrë nga dokumentat e kohës që i referohen Marin Bicit, Arqipezhëv i Tivarit i fillimshekullit të XVII-të)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen