Letër e hapur Presidentit- Sygjerim dhe urim!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 14.02.19 | 21:16

Presidenti ynë!

Deklaratat politike tejet kundërthënëse me politikat e Qeverisë së Kosovës, Presidentin e Kosovës e rreshtojnë në stadin e të “ gjithëpushtetshmit“në tokë, pra „Mbret“…!?

Kjo nuk i bënë mirë as Kosovês,as vetë Presidentit!?

Ne jemi dëshmitarë që Kushtetuta e Republikës së Kosovës, shtetin e njeh si Republikë Parlamentare dhe jo Republikë Presidenciale.

Kundëthënjet President – Kryeministër janë pa asnjë sens, as moral dhe as politik!?
Prandaj, detyrat e tyre janë të ndara edhe për politikat e shtetit…?!

Përderi sa Kryetari do merrej me detyrat që i garanton Kushtetuta, Kryeministri do jetë përgjegjës për Ekzekutivin e shtetit.

Fare e kjartë apo?

Presidenti do kishte bërë vepër monumentale sikur të  bënte aktakuzë Serbisë për gjenocid, dhunime të grave e motrave si mos ma keq, për të zhdukurit, për konfiskim të pasurisë private dhe shtetrore, konfiskim të fondeve monetare, pensioneve etj.etj.që do bënte bum në arenën politike dhe Asociacionet për të Drejtat e Njeriut anë e kënd botës. Do kishte gjunjëzua Serbinë deri në kërkim falje,jo që se ka bërë, por Serbia ulërinë sikur të ishte viktimë dhe jo që është vrasëse, dhunuese, plaqkitëse etj.

Siç po duket bota nuk di aq shumë seç, në të vërtetë, çfarë dhune e terrori deri në masakra ka bërë Serbia ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës…

Atëherë, ne do të te falenderonim për përkushtimin !

Por jo edhe tani kur Ju, z.President ushtroni politikë të kundërt me Qeverinë dhe i merrni obligimet jashtë Kushtetuse.

Pra, deklaratat tuaja po na shqetësojnë, si kjo e fundit, ku Ju z.President keni kaluar nga ana e znj.Mogherini dhe sikur nuk dëshironi ta çortoni Serbinë për asgjë, kur dihet botërisht që, Serbia nuk la guri pa lëvizur, që Kosovës t’ia ndërpresë rrugëtimin zhvillimor përkrah shtetëve demokratike të pavarura dhe sovrane !

Z.President, ne, e dijmë  angazhimin e secilit para lufte gjatë saj dhe pas ( në liri) për Kosovën, por nuk po kuptojmë angazhimin e tashëm dhe të ardhshëm, kur, ndëgjojmë deklarata të tilla që, Kosovën e godasin rëndë si për miqët tanë që zhgënjehën pa masë, poashtu i kënaqën kundërshtarët,të cilët i fërkojnë duart  në pritje të dështimit dhe kthimin e Kosovës në pikën zero.
Z. President, fjala e popullit thuhet se është fjala e Zotit, prandaj, le ta thotë populli fjalën e vet dhe Zoti do e bekojë!

Me Kryeministrin z.Ramush Haradinaj do duhej një koordinim dhe bashkpunim për interesat e vëndit!

Historia na jep edhe heronjë edhe trathtarë.Do doja që të gjithë spektrin politik edhe Ju, z.President ,të ju njeh historia si heronjë dhe jo, ndryshe!

Koha e diktatorëve, mbretërve ka përënduar dhe nuk jemi ata që i duam as njëri dhe as tjetrin…!

Në fund z.President ju uroj 11 vjetorin e Pavarësisë në emërin tim dhe shokëve të mi dëshmorë, që s‘ kanë zë të bërtasin dhe të na qortojnë!
Kthehuni me zemër ta duam Kosovën!

Zef Prenka
Stuttgart
14.02.2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen