Formula e pagëzimit

Histori & Fakte | Rrezore | 10.12.23 | 17:22

Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këta tri dokumente është „Formula e pagëzimit“. Ajo i përket vitit 1462 dhe është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Pjesa e tekstit ku shkruhet në shqip.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut(1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij, gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë, prandaj vendosi të mbajë një kuvend për t’i tejkaluar vështirësitë. Kuvendi u mbajt më 8 nëntor 1462 në kishën e Shën Trinisë së Matit. Nga ky kuvend, Pal Engjëlli përpiloi veprën Rregullat (1462) ku gjendet edhe dëshmia e parë e shqipes së shkruar. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t’i dërgonin fëmijët në kishë, t’i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në këtë ceremoni „Formulën e pagëzimit“ që është: “Vnte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Ky tekst sot do të ishte shkruar: Unë të pagëzonj në emër të atit e të birit e të shpirtit shenjt.

Formula ka rëndësi vetëm për historinë e gjuhës dhe jo për vlerat letrare dhe është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine. Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipes duhet të ketë pasur një traditë më të vjetër, ku janë mbështetur të dy, si shkruesi i kësaj formule ashtu edhe Buzuku. Dokumenti u zbulua në 1915 nga historiani rumun Nikolla Jorga në Bibliotekën Laurentiana të Firencës.

/ Wikipedia

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen