Përkujtimi për kolegun dhe veteranin e arsimit Lekë Përlaska

Analiza & Komente | Zef Prenka | 22.05.16 | 17:58

Është mbresëlënës fakti që, një shkrimtar dhe publicist si Prof.Mikel Gojani, përkujton me ndjenjat e mallit, me rrespektin e konsideratën për ish kolegun e fqiune  tij  veteranin e arsimit  të ndjerin Lekë Përlaska nga Zllakuqani!

(Në vazhdim sjellim tekstin e marrun nga Facebook-u.)

NË VEND TË HOMAZHIT:

NË 17-VJETORIN E SHUARJES SË KUSHËRIRIT DHE VETERANIT TË ARSIMI, LEKË PËRLASKA (1931-1999)

Ikja e personaliteteve të shquara dhe të njerëzve të dashur gjithherë pas vetes lënë kujtimet, lënë veprat, gjurmët, sepse për të gjallë të tyre ata vetes i sigurojnë pavdekësinë.

Mikel Gojani dhe Lekë Përlaska

Mikel Gojani dhe Lekë Përlaska

Mësuesi i Shkollës së Zllakuqanit, Lekë Përlaska, mbushi 17-vjet nga ndarja fizike e familjes, të afërmve, fqinjëve, kolegëve, arsimit… mirëpo vepra dhe virtytet e tij akoma jeton të freskëta tek të gjithë ata që kanë njohur dhe kanë jetuar jetën me të.
Edhe sa herë kujtoj mësuesin e shumë gjeneratave të shkollës së Zllakuqanit, të Komunës së Klinës, mësuesin Lekë Përlaska, gjithnjë e më shumë si vegim drite më paraqitet figura e të gjallët të tij, e të rilindurit të tij bashkë me veprat që la pas.
Mësuesi Lekë me dekada të tërë punoi si mësues dhe pedagog në shkollën e Zllakuqanit dhe të Ujmirit. Për sa vjet punoi dhe edukoi brezat e rinj misionin prej një mësuesi të devotshëm e kreu me ndërgjegjen më të lartë. Angazhimi dhe puna vetëmohuese e këtij pishtari të arsimit është një nga faqet e ndritura të biografisë së tij.

Ky pishtar i arsimit shqip me nxënësit që i mësoi nuk kurseu veten, nuk njohu lodhjet , mundin dhe sakrificat , vetëm e vetëm që arsimi shqip të lartësohet . Gjatë gjithë kësaj veprimtarie disa dekadëshe i mbeti besnik maksimës së rilindësve tanë, të cilët ndër të tjera kanë thënë: “Populli që çmon arsimin, nuk vdes kurrë”. Këtë mesazh e kishte marrë dhe kishte kultivuar nga ish-mësuesi i tij, Mësuesi i Popullit, Ndrecë Ndue Gjoka, ku mësuesi Lekë në vitet 1941-1943 kishte pasur fatin ta ketë edhe mësues.
Mësuesin Lekë më ka rënë ta njoh qysh nga viti 1980, kur në shkollën e Zllakuqanit kisha filluar punën si mësues I gjuhës shqipe. Me mësuesin Lekë më ka rënë ta kalojë një pjesë të madhe të jetës, deri me shuarjen e tij nga jeta. Nga ai kam mësuar shumë gjatë punës sime si mësues. Më këshillonte se si duhet pasur takt për të qenë i suksesshëm para nxënësve. Bisedat tona pothuajse ishin të përditshme dhe mësimet e tij ishin të një rëndësie shumëdimensionale. Kishte një horizont të gjerë të dijes.

Ishte një individualitet i padiskutueshëm i arsimit tonë shqip dhe njeri më zemër të madhe e bujare; ai iu përkul me respektin më të sinqertë dhe mirënjohjen më të thellë arsimit dhe kulturës së këtij vendi dhe tokës sonë. Jeta e tij është pjesë e pandarë e historisë së pedagogjisë sonë, luftës, përpjekjeve dhe aspiratave të popullit; është dëshmi e shpirtit të etur për liri, arsim e kulturë.
Te mësuesi Lekë, NJERIU DHE MËSUESI përbëjnë një simbol të vetëm.

Mësuesin Lekë sëmundja e kaploi, në fillimpranverën e vitit 1999, pikërisht në kohën kur në Kosovë zhvillohej një luftë e ashpër. Forcat e NATO-s sulmonin caqet e strategjike të forcave ushtarake e policore serbe, po ashtu edhe UÇK-ja bënte luftë të paepur për çlirimin e Kosovës.

Mësuesi Lekë vdiq më 5 maj të viti 1999, me mallin më të zjarrtë për ta parë lirinë e Kosovës.Mirëpo kjo dëshirë e Tij e shumëpritur nuk iu realizua, sepse vdekja i shoi këtë mall dhe këtë dëshirë të pritur gjatë…

Prandaj, mësuesi Lekë, është një emër që do të mbetet gjatë në kujtesën e familjes së tij, të nxënësve të tij, të kolegëve, popullatës së Zllakuqanit dhe Lugut të Drinit; në kujtesën time që e pata NJERI të afërt nga gjaku, por edhe nga shumë gjera që ju kanë qëndruar dhe do t’u qëndrojnë kohërave.

Përjetësi për mësuesin Lekë!

Shpirti i Tij që rrezatonte dritë u mëshëroftë në qenien tonë.

Mikel Gojani,
Zllakuqan, 15.5.2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen