Urime Dita e Pavarësisë – SHBA!

Analiza & Komente | Rrezore | 03.07.19 | 12:41

  1. Nga Agron Shabani,

    PËR DITËN E E PAVARËSISË AMERIKANE….

    Me 4 Koriik të vitit të largët 1776, pas Kongresit të Parë Konstitucional dhe Juridik të Philadelphisë (Filadelfisë) me 1774, si dhe Fitorës së parë ushtarake ose luftarake të ushtrisë amerikane-kundë ushtrisë angleze ose britanike -nën udhëheqjen ose komandimin e George Washingtonit (Gjorgj Uashingtonit) në vitin 1775: Nën drejtimin e Thomas Jeffersonit, George Washingtonit dhe John Adamsit, në Philadelphia (Filadelfia) -do shpallet dhe miratohet unaninimisht Deklarata e njohur Amerikane e Pavarësisë.

    Bëhët fjalë mbi pavarësinë e superfuqisë së vetme dhe kryesore të globit, respektivisht, garantuesen kryesore të paqës, lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale ose universale në botën ose planetën tonë, siç janë SHBA-s.

    Se këndejmi, luftës së lavdishme të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike nga ‚kurora mbretërore‘ angleze ose britanike: I kanë paraprirë luftërat e njohura koloniale ose imperialiste të Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës dhe fuqive tjera koloniale ose imperialiste për Amerikën Veriore, Qëndore si dhe për Amerikën Latine ose Jugore. Kështu që për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes „kolonive franceze“ dhe „kolonive angleze“ në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura „lufta e vogël“ imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me „Paqën e Parisit“ me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi „klubi i fuqive kolonialiste“ në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë.
    Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana etj., nè Misissippi, Misouri etj.

    Ndonëse pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut , William Pennyt, William Pittit etj. Sidomos luften dhe revolucionin e njohur të shtetit dhe popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga kurora u huaj imperiale ose koloniakiste të kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

    Ndryshe nga kjo, kolonialistët spanjoll në Amerikën Jugore ose Amerikën Latine ( si Pizzaro, Cortes etj.) -thuhet të kenë qenë të egër ose tepër brutal gjatë iinvadimëve të tyre ushtarako-policore në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine etj.

    Ndërkohë që dijetarët dhe humanistët e shquar spanjoll, holandez, anglez dhe të tjerë si Francisko de Vitoria, Hugo Grotius, William Pitt, Adam Smith, Richard Codbyen etj, do i bëjnë të njohura dhe gjithëmonë aktuale disa nga të drejtat themelore ose elementare mbi tregtinë e lirë detare, tokësore etj. Nejse.

    Në vazhdim: Pak histori politike nga SHBA-s?

    Për me tepër ndërkaq, „Askujtë nuk i frikësohem me shumë, se sa ndarjes së SHBA-së në dy parti ose blloqe të mëdha rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën“, do thoshte dikur John Adams në stilin dhe cilësinë e njohur të njërit prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të Kushtetutës së njohur Amerikane “ Cheks and Balances“ dhe Presindentit të Dytë Amerikan pas Georg Washtingtonit. Duke aluduar (pleduar) asokohe në ndarjet, divergjencat, diskrepancat, disonancat, averzionet dhe antagonizmat e shumëta politike, konceptuale, ideologjike, sociale, ekonomike dhe të tjera në mes “ blloukt republikan“ dhe “ bllokut demokrat“ në SHBA-së, apo, si u thonin asokohe “ antifederalistëv centralistë“ (republikanëve) dhe „federalistëve demokrat“ (demokratëve).

    Se këndejmi, pavarësisht asaj nëse „populistët“, „bull moosët“, „dixiecratët“, të „gjelberit“ ose „watchdogs-ët“ tjerë si „parti të treta“ ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, ideologjike ose metodologjike si „pjesë të rëndësishme“ ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane, të themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së.

    Në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirinë dhe pavarësinë amerikane nga „kurora mbretërore“ agleze ose britanike: Sipas Konventës së e njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së „Checks and Balances“ të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj „Kongresit kontinental“ të Philadephias së vitit 1744: Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak amerikan. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së njohur të SHBA-së, Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi, Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë. Kjo pra deri me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike“Checks and Balances“(Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit 1787.

    Ndaj, edhe përkunder asaj se asokohe kishte të atillë (si toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Gjorgj dhe „sundimin britanik“në SHBA-së dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja sovrane dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, asokohe dhe deri me sot, do u ofrojnë të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese, juridike, sociale, ekonomike etj. Gjithnjë duke menduar këtu në rolin dhe ndikimin e fuqishëm dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së.

    Do theksuar se „federalistët amerikan“, atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,“antifederalistët amerikan“, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe „frytët“ ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë. Shih për këtë, „antifederalistët demokrat“ nga ana e „federalistëve republikan“ në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si „demokrat radikalist“ etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht, të „metodave revolucionare“ të „apostujve të lirisë“ ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të  „antifederalistëve demokrat“ në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.

    Sidoqoftë, Partia Republikane e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj., si dhe Partia Demokrate e Thomas Jeffersonit, Franklin Rooseveltit, Xh.F. Kenedyt, Bill Clintonit etj. Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve ,filozofëve dhe studiuesve ose analistëve të ndryshëm të fushave dhe disiplinave të tjera shkencore dhe metodologjike, paraqesin „dy kokat krenare dhe kryengritë“ të patriotizmit dhe demokracisë së njohur amerikane. Kjo pavarësisht kursit ose filozofisë politike të presidentëve të ndryshëm republikan ose demokrat në SHBA-së.

    Amerika (SHBA-s)-janë Kampion të lirisë, paqës, demokracisë dhe sigurisë globale dhe universale të globit ose planetit tonë. Kur kanë festë SHBA-s, ka krejt bota e lirè dhe demokratike. Sidomos ne shqiptarët. Gëzuar Amerikë!

    ASH

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen