Manifestim i begatshëm kulturo artistik për festen e pavarësisë së Kosovës në Shtutgard – Filderstadt!

Reportazhe | Zef Prenka | 13.03.13 | 14:38

Tek shqiptaret e diasporës ishte tradicionale manifestimi i ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë në shumë klube , shoqata dhe qendra të ndryshme anembanë botës. Kësaj feste para pesë vitesh ju shtua edhe pavarësia e Kosovës nga e cila për çdo vit kjo festë për shqiptarët , po kalon në një festë historike, pas pavarësisë së Shqipërisë . Kjo festë po begatohet me përgëzime dhe programe artistike kudo qoftë . Një manifestim i tillë u organizua edhe në Shtutgard -Filderstatdt të Gjermanisë. Dita e 2 marsit 2013 në Bonladen të Gjermanisë gjatë kohë do të mbahet mend për së miri nga të gjithë mërgimtarët pjesëmarrës për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë festë u përfshinë edhe manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, më 5, 6 dhe 7 marsi, dita e mësuesit, si dhe —8 marsi ,festa ndërkombëtare e gruas, dhe aktivitete kujtimi të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë, me moton “Nderojmë të kaluarën -ndërtojmë të ardhmen për mes të ardhmes ndërtojmë kombin”.

Kjo festë përfshiu edhe përkujtimin e 11 marsi i vitit 1981 që shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar!

Hapja e programit në praninë e disa qindra pjesëmarrësve u bë në mënyrë solemne. Në skenë me veshjen tonë të bukur kombëtare u paraqitën mbi 100 nxënës nga tri shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe.Të gjithë ishin me nga një lule në dorë për t´ua dhuruar arsimtarëve të tyre për festën e 7 Marsit ditës së Mësuesit, Zejnije dhe Zeqir Asllanit, të cilët po lënë gjurmë me punën dhe organizimin e tyre të mirë.

Kjo është hera e dytë që Klubi Futbollistik “KOSOVA” në Bërnhausen në bashkëpunim me shkollat shqipe “MIGJENI ”Stuttgart, “SHPRESA” në Ruit-Osfildern dhe “DITURIA” në Wendlingen , manifestojnë së bashku, 100 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë dhe tash 5 vjetorin e pavarësisë të Kosovës.
-Kryetari i këtij klubi z. Arben Berisha bashkë me kryesinë dhe arsimtarët qifti Zejnije e Zeqir Asllani, kanë bërë dy organizime të shkëlqyera, që për gjatë kohë do të mbahen mend nga bashkatdhetarët tanë qe ishin prezent edhe në këtë manifestim si Konsulli i Rep. së Kosovës në Shtutgart ,zot. Faket Kajtazi,mysafirët, nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ne, si artikullshkrues nuk po mundëm të gjejmë fjalë të cilat e përshkruajmë atë mbrëmje e cila ishte në nivel të lakmueshme me punë,angazhim,sinqeritet,profesionalizëm,përkushtim, disiplinë,respekt dhe mbi të gjitha me atdhedashuri. I gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe i duartrokiti gjatë paraqitjet e nxënësve të shkollave shqipe të këtyre e arsimtarëve Zejnije dhe Zeqir Asllani,të cilët jetojnë dhe veprojnë në Stuttgart !

Nxënëset e shkollës shqipe, Valesë Asllani ,Saranda Elezaj dhe Leonita Demaj, ishin ato të cilat ftuan të pranishmit ,që të ngritën në këmbë të nderojnë flamurin Kombëtar si dhe flamurin shtetëror të Rep. Së Kosovës !

Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e lirisë së Kosovës !

Më pastaj u ftua në skenë arsimtari i shollës shqipe,zot. Zeqir Asllani,në emër të këshillit organizativ të kësaj mbrëmje festive-kulturore e bëri hapjen e kësaj mbrëmje , po re paraqesim fjalen e tij: .

Zeqir Asllani : Fjala përshëndetëse!

-Të nderuar bashkatdhetar,zonja dhe zotërinj,fëmijë të dashur,si dhe ju të gjithë të pranishëm. Mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive-kulturore,me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!

-5,6 dhe 7 marsi, të Epopeja e lavdishme të UÇK-së

-7 marsi diten e mësuesit, si dhe

-8 marsi ,festen ndërkombëtare e gruas.

—Më lejoni në emër të këshillit organizativ të kësaj mbrëmje festive të shpall këtë mbrëmje të hapur! Për këtë mbrëmje festive janë përkujdesur ,Klubi Futbollistik,´´KOSOVA´´ e Bërnhauzenit ,me Kryetarin , Arben Berisha,dhe Kryesinë e klubit,në bashkëpunim me shkollat shqipe ´´MIGJENI´´Stuttgart,´´SHPRESA´´në Ruit-Osfildern si dhe ´´DITURIA´´nga Wendlingeni!

– Zoti ,Zeqir Asllani në vazhdim , përshëndeti bashkatdhetarët, familjet e dëshmorëve dhe mysafirët e pranishëm :

-Faket Kajtazi, Konsull në Stuttgart, –

-Afërdita Shkreli ,kryetare e shoqatës së gruas në landin e BW.

-Xhafer Leci , veprimtar dhe kryetar nderi i SHKSH “Kadri Zeka”.

-Muhamet Hoxha,Portali Kosovarimedia.,-Ragip dhe Kushtrim Rama, gazetar dhe kameraman.

-Vëllezërit,Tahir e Mustaf Shabani dhe Lon Karrica nga shoqata ´´Yjet e Kosovës´´ ,Freiburg – Emedigen.

Hazir Beqaj, Shoqata ´´Malësia´´-Mösingen – Hechingen.

-Sabit Muli, Mësuesi i shkollës shqipe ,

-Sevdije Demaj,nga Ostfilderni

-Nue Lekaj,veprimtar
-Këngëtaret:Bujar Osaj,Syzana Jashanica,Vëllezërit Gjocaj me sint digjital,Blendi ,nga Gjakova dhe kënëtarët:Vëllezërit Mustafë e Ferat Gërxhaliu

-Në vazhdim u lexuan Mesazhet përshëndetëse të Ambasadorit të Kosovës,në Berlin zot. Skender Xhakaliu, ish. Abasadorit të parë të Rep.së Kosovës,në Berlin zot. Vilson Mirdita, mësuesve zot.Xhemshir Hazirit nga Osnabrukeni,nga Lekë Preçi , Çerkin Bytyçi ,Hatixhe Ramadanit si dhe nga zoti. Asllan Dibrani, zot. Ramiz Dërmaku dhe shumë mesazhe tjera përshëndetëse të cilët nuk patën mundësi të ishin të pranishëm për shkak të angazhimeve të tyre!

Në vazhdim zot. Asllani ,foli për rolin dhe rëndësinë e Pavarësisë së Kosovës,si dhe për rrugëtimin e saj të gjatë.

-Dita e Pavarësisë është data më e shenjët dhe më madhështore në historinë e një vendi. Rruga për liri dhe Pavarësi nuk ishte fare e lehtë.

-Ndër shqiptarët, muaji nëntor dhe marsi gjithmonë janë karakterizuar me ngjarjet më të rëndësishme në historinë e këtij populli !

-Me 28 Nëntor të vitit 1443. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Hero ynë Kombëtar ngriti Flamurin e qëndresës mu në Krujë dhe nga atje solli porosi të qarta se Shqipëria duhet të jetë e bashkuar!
– Skënderbeu iu drejtua popullit me fjalët: “Shqiptarë, Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj!

-7 marsi i vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

-Me 28 Nëntor të vitit 1912,diplomati i shquar Ismail Qemaili,së bashku me diplomat shqiptar të gjitha trojeve të banuara me shqiptarë si dhe me luftëtarin tonë të njohur ,Isa Boletinin e ri shpalosën Flamurin e Skënderbeut dhe njoftuan botën se Shqipëria dhe Shqiptarët u bënë të lirë dhe të Pavarur.

-Demonstratat e popullit dhe studentëve të Kosovës, si edhe nga vise tjera të banuara me shqiptarë, në nëntor të vitit 1968, ishin ngjarjet më të fuqishme organizative, kundër regjimit serbo-sllav.

-Në nëntor të vitit 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Motoja e këtij kongresi ishte: “Një komb, një gjuhë”.

-11 marsi i vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar
Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ

-28 nëntori i vitit 1997, për mbarë popullin shqiptar e sidomos për Kosovën, shënon hapjen e një kapitulli të ri, të përpjekjeve për çlirim. Me 28 Nëntor të vitit 1997 u varros mësuesi Halit Geci,nga Llausha e Drenicës,i cili u vra nga forcat serbo-sllave,në shenjë hakmarrje ndaj forcave të UÇK-

—Në pranverën e vitit 1999,me qëllim të ndërprerjes së pastrimit etnik dhe një gjenocidi klasik në Kosovë,Komuniteti liridashës në botë dhe Aleanca Verio-Atlantike NATO-ja në krye me SHBA-të,reagon në momentin më kompleks për kohën. Ndërhyrja e forcave të NATOS-së i cili rezultoi me çlirimin e Kosovës,me 12 Qershor të vitit 1999,përbën në vete një rast unikat në historinë e kësaj Aleance,si dhe instalimin e strukturave ndërkombëtare në Kosovë.

Si rezultat i të gjitha këtyre me 17 shkurt të 2008 Kuvendi i Kosovës,në mënyrë solemne ,shpalli shtet të Pavarur dhe Sovran,REPUBLIKËN E KOSOVËS. Tani kjo datë historike festohet në mënyrë madhështore në tërë botën aty ku jetojnë dhe veprojnë Shqiptarët.

Më pastaj u ftuan në skenë sipas radhës ,Konsulli zot. Faket Kajtazi,i cili ndër të tjera shtoi:

Konsulli,zot. Faket Kajtazi, fillimisht përshëndeti të pranishmit, ua uroj 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, 5,6 dhe 7 Marsin Epopenë e lavdishme të UÇK-së, 7 Marsin ditën e mësuesit si dhe 8 Marsin festën ndërkombëtare të gruas. Përshëndeti familjet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Ai foli edhe për sakrificën e popullit, të UÇK-së, për gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë, për ndihmën që kanë dhënë populli dhe qeveria gjermane, Amerika dhe vendet tjera demokratike nga e gjithë Bota. Zoti Faket Kajtazi, nuk harroj të përmend edhe të arriturat, sukseset e Qeverisë të Kosovës, si në zhvillimin e infrastrukturës, etj. Për njohjen e Kosovës si shtet sovran nga 100 vende të botës, edhe atë nga fuqitë më të mëdha e më të zhvilluara.

Xhafer Leci, përshëndeti dhe falënderoj organizatorët për organizimin e mirë. Mërgata shqiptare tha ai është pjesë e çlirimit të vendit tonë. Nuk mendoj se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por edhe nuk kemi ndejtur kot. Nuk e donim dhe nuk kemi kontribuar të gjithë një soj për çlirimin e Kosovës. Si njeriu i terenit dhe veprimit që jam e them me plotë përgjegjësi, se ka pasur mjaft mërgimtar të cilët nuk kanë kontribuar, dhënë mjete materiale as në Fondin e qeverisë së 3% shit ,e as në atë Vendlindja thërret. Prandaj nuk duhet thënë se të gjithë kemi kontribuar një soj…
Leci, apeloi edhe tek prindërit që ti dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla shqipe, sepse asimilimi mund të ndodhë me fajin e prindërve.

Afërdita Shkreli, në emër të shoqatës së gruas në landin e BW. i përshëndeti të pranishmit,me rastin e Pavarësisë së Kosovës ,kurse në veçanti i përshëndeti të gjitha motrat dhe nënat tona ,me rastin e 8 Marsit festës ndërkombëtare të gruas dhe elaboroj rreth kësaj dite te rendesishme edhe për gruan shqiptare .

Tahir Shabani , ´´Yjet e Kosovës´´nga Emendigeni i Freiburgut ,i përshëndeti të pranishmit me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ,si dhe për rolin e mërgatës shqiptare që të kemi kujdes për fëmijët tanë ,që t´i dërgojnë në shkollën shqipe !

PROGRAMI I SHKOLLËS SHQIPE FILLOI ME KËNGËN PËR 7 MARSIN DITËN E MËSUESIT !

Nxënësit e shollës shqipe u paraqiten me poezinë për Pavarësinë e Kosovës,Flamurin Kuq e zi,Gjuha shqipe,Për jugun e Shqipërisë,Për Skënderbeun,Lidhjen e Prizrenit,Vlorën e Ismail Qemailit,Trojet etnike Shqiptare ,Trëndafilin e Çamërisë,Jam shqiptar Kosovar,Nënën Shqipëri. U recitua për Alfabetin e gjuhës shqipe,Atdheun,Mëmëdheun,Vlorën trime,Çamërinë,Plavën e Gucinë,Kumanovën e Preshevën,Prekazin,Tiranën dhe Prishtinën.

Valdrin Asllani dhe Drin Shabani gjatë programit

Valdrin Asllani dhe Drin Shabani gjatë programit

Pas prezantimit të Valesa Asllanit se vijnë në skenë u paraqiten ,aktorët e vegjël, por me zemrën e tyre të madhe Valdrin Asllani dhe Drin Shabani u paraqiten me skenarët e tyre dramatik ne role dhe recitime . Kjo paraqitje skenike ju kushtua Epopesë së lavdishme të UÇK-së ,Komandantit Adem Jasharit,familjes Jasharit dhe mbarë Dëshmorëve të Kombit !

E tërë salla u ngrit në këmbë,të gjithë vrapuan për të xhiruar ne skenat artistike gjat defilimit te tyre . Portali , Kosovarimedia, zot. Muhamet Hoxha i cili çdo herë është prezent në manifestimet kulturo-artistike të pasura me të nxënësve të shkollës shqipe. Kësaj radhe Ragip dhe Kushtrim Rama ishin ata të cilët kishin ardhur nga Hanoveri për emisionin e Diasporës për RTK-në. Këta aktor me zemrën e tyre të madhe që mahnitën pranin e disa qindra bashkatdhetarëve i shoqëroj edhe i lartpërmenduri me një emision televiziv.

Skena ishte e veshur me petkun e dhjetëra flamujve Kombëtar,ku nga nëntoka u ngritën në mesin e flamurit me shqiponjën dy krenare dhe shpërthyen me zërin e tyre magjeps,Valdrin Asllani dhe Drin Shabani.

Pamje nga skena e aktorëve Valdrin Asllani dhe Drin Shabani

Pamje nga skena e aktorëve Valdrin Asllani dhe Drin Shabani

Në anën e djathtë të skenës dramatike u paraqit kuvendimi i Bacë Shabanit me djemtë Ademin dhe Hamzën ,kurse Nënë Zahidja ishte ulur në mesin e tyre si dikur!,kurse skena në anën e majtë ishte mbushur sofra përplot me fëmijët e Jasharëve. Arsimtarët e tyre Zejnije dhe Zeqir Asllani,vëzhgonin paraqitjen e nxënësve të tyre, fytyra e tyre shkëlqente dhe sytë lëshonin rreze për të forcuar shpirtin dhe zemrën e këtyre aktorëve të vërtet.E tërë salla e stërmbushur i përcolli deri në fund,por lotët u rridhnin në faqet e tyre dhe salla ishte në heshtje nga një përjetim shume serioz i publikuar.

Konsulli,zot.Faket Kajtazi,u ngrit i pari në këmbë për t´i përshëndetur këta Aktor të vërtetë !

Përnjëherë publiku u ngrit në këmbë ,me duartrokitje për disa minuta i përshëndeti dhe tani filluan të merrnin frymë thellë sepse mendja të thoshte se kishin harruar edhe të frymonin lirshëm!

Ansambli i valleve ´´MIGJENI´´ i shkollës shqipe u paraqit para publikut me vallen e Pavarësisë,të cilët rishpalosën  flamujt Kombëtar dhe atë të Rep. Së Kosovës.

Ansambli i valleve ´´MIGJENI´´ i shkollës shqipe u paraqit para publikut me vallen e Pavarësisë,të cilët rishpalosën flamujt Kombëtar dhe atë të Rep. Së Kosovës.

Për t´i kthyer buzëqeshjen publikut në sytë e tyre,doli në skenë Ansambli ´´MIGJENI ´´me vallen e shotës dhe u përshëndeten me të pranishmit me rastin e festave:!Kjo paraqitje e këtyre aktorëve të cilët po rritën dhe edukohen në Stuttgart të Gjermanisë,lenë për të kuptuar se e ardhmja e tyre është mbresë dhënëse .Për meritat e këtyre aktorëve të skenës në mërgim i takojnë ,Mësuesve Zejnije & Zeqir Asllanit,të cilët në çdo manifestim me programet e tyre të pasura po sjellin risi për Artdashësit e skenës në Stuttgart të Gjermanisë !

Aktorët  e vegjël  të  këtyre tri shkollave   në programin artistik.

Aktorët e vegjël të këtyre tri shkollave në programin artistik.

Për këtë mbrëmje madhështore u përkujdesën ,Kryetari i KF. ´´KOSOVA´´nga Bërnhauseni, zot. Arben Berisha,s´bashku me kryesinë e klubit .Kuzhina ishte e pasur me ushqime tradicionale nga vendlindja,shërbimi ishte në nivelin e duhur,të cilët e begatuan këtë mbrëmje festive dhe familjare.

Të gjithë të pranishmit ndiheshin të kënaqur me shërbimin e kuzhinës dhe në fund i falënderuan për këtë organizim të mrekullueshëm ,KF. ´´KOSOVA´´dhe Shkollën shqipe,në Stuttgart Filderstadt-Bonlanden !

Pamje nga publiku  në sallë  duke vallëzuar  në këtë te kremte!

Pamje nga publiku në sallë duke vallëzuar në këtë te kremte!

Në vazhdim të pranishmit patën rastin të argëtoheshin me këngëtarët tanë të mirënjohur ,deri në orët e hershme të mëngjesit me këngën e tyre e cila është e pranishme në kremtet tona festive !Bujar Osaj dhe Syzana Jashanica;Vëllezërit Gjocaj me sint Digji,Blendi ,nga Gjakova dhe Kënëtarët:Vëllezërit Mustafë e Ferat Gërxhaliu. Le te mbetet edhe për të tjerët qe veprojnë në gjermani qe ta ndjekur punën e pa lodhshme në frymën kombëtare të këtyre veprimtareve me qellim te shtytjes se mëtutjeshme te ngritjes dhe ruajtjes se mërgatës shqiptare.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen