Kroatët,kultura dhe historia e tyre

Analiza & Komente | Agron Shabani | 15.11.19 | 21:11

Nga Agron Shabani,

Kroatët, kultura dhe historia e tyre

Të shumëta dhe të shumëfishta janë angazhimët dhe kontributët e jashtëzakonshme kolosale dhe titanike të shtetit dhe kombit të dashur kroat për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Sidomos ato të shkencës dhe kulturës së shquar kroate për historinë dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu të shumëta dhe të shumëfishta janë lidhjet e ndryshme historike, shpirtërore, kulturore, historike, politike, ushtarake dhe të tjera në mrs shqiptarëve dhe kroatëve të cilat datojnë herët. Që nga etapat ose periudhat e ndryshme të Ilirisë ose Romës së Lashtë-Antike dhe deri me sot.
Se këndejmi që nga Antika e largët dhe deri me sot, në kohërat dhe hapësirat e ndryshme të Dalmacisë, Istrës, Kvarnerit, Neretvës, Banisë, Baranjes, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës Perëndimore, Posavinës dhe kështu me radhë, kanë lulëzuar dhe shkëlqyer kultura dhe civilizimi i njohur kroat dhe aty këtu edhe ai ilirë. Sidomos në Dalmaci, Istër, Kvarner ose në Luginën e Neretvës (Mostar, Grude, Çaplin dhe qendra tjera të Herceg Bosnjes) ku thuhet se kanë jetuar dikur giset e njojura ilire të dalmatëve, istrëve (istrianëve), dokletatëve, adiejve, ditijonëve, desidiatëve, enkelejve etj.
Për me tepër ndërkaq, riviera e njohur e Adriatikut se bashku me klimen, reliefin ose konfiguracionin gjeografik (kujto bukuritë e njohura tokësore ose natyrore të Kroacisë): Si duket kanë ndikur aq shumë në kthjelltësinë e mendjes, respektivisht në shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore të shumë shumë mendjendriturve, shkenctarëve, eruditëve, intelektualëve ose kulturologëve të shquar kroat që kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuale, fetare dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian dhe shumë më largë.
Ndryshe nga kjo, Kroacia ishte Republika më e pasur dhe më e zhvilluar në domenin (kontekstin) e përgjithshëm shkencor, kulturorë, akademik, industrial dhe ekonomik në ish Jugosllavi. Mbi 4O % të industrisë, teknologjisë dhe „ekonomisë së përbashkët jugosllave“ asokohe ndodhësin në Kroaci.
Në Kroaci lindën ose u themeluan dikur edhe Levizjet e njohura liridashëse, patriotike ose independentiste si „Ilirksi Preporod“ ( Rilindja Ilire), „Ilirski Pokret“ (Levizja Ilire), „Nova Ilirija“ (Iliria e Re) dhe levizje të tjera të udhëhequra nga intelektual, kulturolog dhe patriot të shquar krost si Juraj Krizhaniç, Franjo Supilo, Ante Starçeviç dhe të tjerë.
Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqëndra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare me Evropën ose Perëndimin. Ndërkohë që shteti dhe populli( kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë. Në Zagreb jetojnë, punojnë, studiojnë dhe krijojnë edhe shumë shqiptar së bashku me sivëllezërit e tyre kroat.
Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në  shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

Dhe, Zagrebi, apo metropola e shkëlqyer e Kroacisë:

Me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, arkitektonike, qytetare ose kulturore, me 35O vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj….Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e famshme e Kroacisë, floron, shkëlqen ose brilon në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Zagrebi është aty dhe vetëm ata ku e lanë dikur Ban Jelaçiçi, Mbreti Tomisllav, Dr. Franjo Tuxhmani si dhe shumë e shumë të tjerë para dhe pas tyre.
Aty janë edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose „HNK“), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të shquar të Zagrebit, Monumentët dhe Muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj….Katedralja e njohur e Zagrebit, rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj…Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak, klinikat e njohure univeritare në“Rebro“ ose „Shalatë“…. Tempujt, pallatët ose ndërtesat e shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj…Baleti i yjeve, ansambli i ngjyrave, orkestra e atyre zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçën ose gërshetohen në sfond. Damat (zonjat) ose bukuroshet e njohura të Zagrebit gjithë sharm, elegancë, përformansë dhe delikatesë të lartë ekskluzive dhe tepër ekzotike që të përcjellin ose shoqërojnë në të gjtha portat ose hyrje-daljet e mundshme të Zagrebit….Aromat e këndshme të parfumëve ose desodorantëve…Presidentja e bukur, viskoze dhe ekzotike e Kroacisë dhe Mikesha e Madhe e Kosovës dhe shqiptarëve, Znj.Kolinda Grabar Kitaroviç. Shkèlqimi ose brilanca e saj intelektuale, profesionale, politike ose diplomatike. Feminizmi, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, dinjiteti, digniteti dhe eksluziviteti i saj. Dikush do thotë se femrat ose gratë janë shtyllat kryesore të familjes, popullit (kombit),shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare në kuptimin e asaj se ato e lindin, rrisin, përgatisin dhe edukojnë edhe atë „pjesën tjetër“ të familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. Ndërkohë që një femër ose një grua e shkëlqyer me edukatë, kulturë, moral, karakter, disiplinë dhe emancipim të lartë akademik, intelektual dhe politik si Znj.Grabar Kitaroviç, gjithëmonë i kërkon, studion ose hulumton gjasat ose mundësitë e përbashkëta dhe tëbarabarta në të mirën e përgjithshme të kombit dhe atdheut. Gjithnjë fjala mbi Presidenten kroate, Znj. Grabar-Kitaroviç si dhe mbi resursët, mundësitë, kapacitetët dhe potencialet e shumëta njerëzore, natyrore, materiale, kulturore, historike, shkencore, universitare, akademike dhe të Zagrebit dhe Kroacisë.
Në Zagreb, janë edhe Jaruni, Cvjetno Nasleje, SKUC-i ose Savski Mosti etj….Dhe, një kafe metropolitane në „Gradska Kavana“ të Zagrebit, një „expresso“ ose „machiato“ në hotel „Dubrovnik“ ose „Neboder“….Një „zagrebaçko pivo“ ose „konjak badel“ në hotel „Interkontinental“ ose „Eksplanade“ të Zagrebit….! Një shetitje në Jarun, Sljeme, rreth Lumit Sava, në Gornji Grad  ose Maksimir. Zagrebi të ngjanë në një libër ose roman të madh që të magjeps dhe fascinon vazhdimisht me faqet dhe historinë e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike ku nuk të mjaftonë vetëm një ditë ose një javë e tërë, për t´i parë, lëxuar ose shfletuar bukuritë ose atraksionet e shumëta të Zagrebit famoz. Po zhurma dhe gjallëria mahnitëse ose hipnotizuese e netëve të gjata të Zagrebit që nuk sosen kurrë! Njerëzit ose qytetarët e Zagrebit të zgjuar herët me diell në sy.
Në Zagreb jetohët në me stil, takt dhe ritëm të njohur mondan dhe metropolitan.

ASh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen