Përsonalitete nga mërgimi!

Diaspora | Zef Prenka | 29.02.20 | 19:29

Dy fjali për eruditin, politikologun,gazetarin dhe atdhetarin e pa lodhur Agron Shabani!

Me Agronin, jemi njohur nga viti i parë Gjimnazi“ Hajdar Dushi“ në Gjakovë.
Patem fatin që për disa muaj edhe dhomen e konviktit të nxënësve dhe Studenteve  t’a ndanim me Agronin, Viktorin dhe Burimin.
Ishim nxënës shumë të mirë!
Nga aty, u ndamë në drejtime të panjohuta, ashtu siç jeta të dikton.
Babai i Agronit, ishte meësues i gjenerates se hershme, burr i dashur dhe shok më krejt botën. .!
Ai i edukoi fëmijet e tij dhe ua dha mundesite që të shkollohen.Agroni u percaktua për studime në kryeqendra tjera dhe kishte zgjedhur Zagrebin e Kroacisë.Agroni përfundoj në afat rekord studimet e larta dhe fitoj titullin Politikologut të diplomuar pranë Universitetit shtetëror të Zagrebit.U inkuadrua herët në jeten ilegale kundër pushtuesit dhe dhunuesve te Kosoves,pra, Serbisë !. Si shumë të tjerë edhe Agroni migroj, jo me dashje, por dihen metodat e serboçetnikeve që ushtronin ndaj intelegjences Kosovare.Agroni vendoset në Gjermani, ku shpejt njohu veprimtar të kauzes shqiptare.U ndihmoj shumë intelektualeve,por edhe atyre me pak se kaq, që të marrin kontakte me boten shqiptare dhe organizimet gjithandej Diaspores.Shkrimet e Agronit i njohu lexuesi shqiptar nga çdo gazete dhe portal. Ai, ngriti dhe „ngriti“ të merituar dhe jo ca të tillë, vetëm e vetëm që të lidhëte kombin e shkaperderdhur nëpër botë dhe të ishin në rresht drejtë vlerave kombëtare- pra t’i shërbenin dhe të lobohej për Pavaresi te shtetit te Kosoves.
Çuditërisht dhe pa kuptim, Agroni nuk u gjend akoma në rendin dhe korin diplomatik të Kosoves se pavarur.Kjo, nuk i bënë nderë, as shtetit,por as bashkëat dhetareve të Agronit ne mërgim, që nga ai kërkuan ndihma gjithmonë, por asnjëri nuk e kuptoj, se sa i vlefshëm është për diplomacinë e Kosoves edhe si politikolog që është!?
Prandaj,kjo shkresë e imja, le të prekë sado pak, autoritet dhe vendimarrjen e shtetit e sidomos MPJ të Kosoves.Mos anashkaloni profesionistet, si Agron Shabani dhe të mbingarkoni diplomacinë me të pa aftë dhe që s’ka askush dobi nga ata.

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen