Elokuenca në politikë!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 05.03.20 | 10:25

Zef Prenka

Përqasje…!( Krahasimi me fakte i  përdorimit të fjalëve dhe të terminologjisë!)

 

Zef Prenka

 

Si shpesh po e ndëgjojmë fjalën – elokuencë- në debate me analistë duke i’u shpleksur fije për fije, temës aktuale të gjëndjes faktike Kosovë- Serbi, duhet të zbërthehet dhe pse po thuhet?!
Elokuencë -> do të thotë gojtar, që folet, thuhet si veprim gojor,që flet bukur, rrjedhshëm, qartë etj., i gojës…!
Gojtari, sfidon bashkëfolsin në momentet kur, ka epërsinë dhe pozitën në vëndimarrje.Mirëpo, kjo ELOKUENCË, që i qasen analistët, është me, apo pa qëllime animi ndaj protagonistit të temës, më se miri e spjegon Akademik Rexhep Qosja!
Ai tek “ Panteoni i rralluar“ e thotë kështu:
………………
„Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është oportunist i gatshëm. Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu është kodosh social, që kobon popullin. Gojtari i mirë është mendar, kurse demagogu është sharlatan. Gojtari është altruist, kurse demagogu është mizantrop. Gojtari është demokrat, kurse demagogu është diktator në shpirt.“

Pra, kur kemi keto fakte briliante, pse duhet që analistët, t’i japin një etiketë atij që, nuk i posedon keto veti, por, nëse s’gaboj, janë e kundërta?!
Me elokuencë, nuk shkohet në bisedime për qështje të rënda shtetërore, por me projekte të mirë studiuara në zyrat e ekspertëve nga të cilat mund të vihen kushtet, sikur tek shorti.(“ Nëse do këtë, unë marr ketë..).Pra, ligji i asociacionit i definon kërkesat dy palëshe.
Bie fjala, „Tarifa100%“!
Nuk hiqet për hater as për kërcënim të askujt.
Ajo do duhej të mos quhej „Taksë 100%“, por – Tarifë!
Ne në politikëbërje dhe diplomaci, kemi bërë shumë gabime , duke mos njohur mirë terminologjinë dhe domethënjen e fjalëve,aq sa, ndërkombëtarët janë befasuar me ketë fakt…
Prandaj, elokuenca do kishte kuptim në rastin kur gjërat janë mirë të studiuara, dihet çka po duam dhe pastaj zakonisht zëdhenset elokuojnë.Pra, përdorin një gojtari të mirë, të butë, bindëse dhe vetëm atëherë mund të pranohet si argument i qëndrueshëm, tek cili do vendim politik, diplomatik, strategjik, ekonomik etj.i shtetit.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen