Ja tri arsyet pse votohej LVV.

Analiza & Komente | Rrezore | 27.12.20 | 15:01

Ja tri arsyet,pse votohej LVV.?!

LVV ka ardhur në ngritje e sipër sipas situatës politike të ndjerë në Kosovë dhe si pasojë e keq-qeverisjeve të një pas njëshme.Ajo erdhi në pushtet në Shkurt të këtij viti me ndihmën e koalicionit të „shpresës“ me LDK.
Ky kolicion ishte jo produktiv për të qeverisur vëndin dhe si pasojë u shkatërrua koalicioni,i cili me gjasë ishte dizajnuar paraprakisht si „koalicion i shpresës“ dhe jo ai që thuhej…
Prandaj, LVV, fillimin e qeverisjes së vetë ( deri sa e kuptuam të gjithë)dukej shpresëdhënes, por në fakt doli e kundërta- qeverisje dështuese!?
Prandaj, (1) njëra arsye pse LVV, do duhej të qeveriste vëndin( për arsye të keq-qeverisjeve të deri atëherëshme), ra për toke,sepse edhe ajo vetë keq-qeverisi për vetëm 50 ditë në pushtet, zbatoj praktikën të kurthëve dhe shantazhit dhe asnjë ndërmarrje ekzekutive në favor të shtetit, por duke e dëmtuar shtetin në raportet me SHBA dhe heqjen e taksese100% ndaj mallërave serbe,por edhe lëkundjen e reciprocitetit.
2. Arsye tjetër pse duhej të votohej VV, ishte që, pasuria e paligjëshme e të gjithë spektrit politikë nëpër institucionet të RK.te KONFISKOHEJ ( t’i kthehej buxhetit të shtetit)dhe akterët të denoncoheshin,kushdo qofshin ata.

As një lëvizje nga kjo tezë që shumë kush hodhi votën në kuti votimi pro LVV.
Pra, zhgënjim edhe nga ky premtim elektoral, por, jo vetëm kaq, sepse, ata vazhduan me skandale duke shkarkuar Borde organizatash duke i zavendsuar me militant të saj, çka dukej qartë si një kopje e qeverive paraardhës të LVV.

3.Arsye tjetër pse të votohej LVV ishte përafrimi me BIK dhe organizatat islamike ku kanë përfituar shuma marramendëse dhe joshja e disa militantëve duke u premtuar fukarënjeve mëditje dhe përfitime të mëdha në rast votimi dhe ardhjeje në pushtet.As kjo tezë nuk doli të jetë shpresëdhënëse, sepse ato milionat (serbo-arab) do i ndanin një komitet i ngushtë i udhëheqjes së LVV.
Pra, komiteti i pa thënë nē LVV ekziston dhe nga aty dalin direktiva(sikur nga Informbyroja,apo kominform-a)e Bukureshtit respektivisht e Beogradit nga viti 1948- 1954.

Prandaj, që të trija këto arsye vetëm për 50 ditë ranë shumë dukshëm si të pa realizueshme, sepse  as faktori ndërkombëtarë nuk u qëndron pas broqkullave të një sistemi të kaluar monist,por ky i VV i mbështjellur me petkun „demokratik“ etj.

Pastaj si mbi-arsye kishim tezat e VV, për mos njohjen e shtetësisë së RK , as të flamurit shtetëror, sepse ata kishin një kërkesë të qartë- Bashkimin Kombëtarë!?

Edhe ketë tezë e kthyen në antitezë, sepse ndryshe nuk guxonin të qeverisnin as 50 ditë me shtetin dhe kjo e shumë tjera fakte e nxjerrin LVV vetëm si një subjekt mashtrues dhe as sesi konstruktiv dhe realizues të tezave të lansuara si hirin syvet masës së pa informuar dhe euforike.

Sot nuk është koha e mbështetjes për të krijuar diktatror me petk demokrat, por të shkohet në hapa të sigurtë, sepse ekzistenca e shtetit është në luhatje dhe atë vështirë që një LVV, do mundet t’a përforcajë si parakusht edhe të premtimeve boshe( kuptohet premtimet janë vetëm sa për votë…), por që nuk e kemi atë komoditet që të, hyjmë në aventura politiko strategjike, të një subjekti që tregoj se nuk ka makineri udhëheqëse të aftë,nga njëra anë dhe të pranueshme ndërkombtarisht dhe nga SHBA ,nga ana tjetër.

Rreziku po i kanoset Kosoves çdo ditë e më shumë dhe çdo votë që do të hudhet në të ardhmen në kutitë e votimit duhet të mëndohet shumë mirë që, t’i jipet atij subjekti apo koalicioni, që ka potencial të intelektualëve të mirëfillt,ekspertë të politikës dhe profesionistësh.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen