A ka komoditetin LDK që t’i humbi (për të dytën herë), 15 mijë vota të ish deputetës…?!

Analiza & Komente | Rrezore | 11.01.21 | 20:02

A ka komoditetin LDK që t’i humbi (për të dytën herë)+- 15 mijë vota të ish deputetës…?!

Kerët e LDK,pas largimit që i bënë, ish Ministri i PJD zt.Behxhet Pacolli dhe i mbështetur nga ish Presidenti zt.Hashim Thaqi, largim ky i parakohshëm dhe të qëllimshëm i Ambasadores, zonjes Dr.Alma Lama nga Roma,ku LDK as edhe një fjali të vetme nuk e kishte kundershtuar dhe kur nuk reagohet duke t’a larguar një Ambasadore të shkelqyer, athëherë deomos i bie që, ka patur marrëveshje të fshehta dhe dakorduese mes, ish Ministrit Pacolli, ish Presidentit Thaqi dhe „LDK“ – istat e shpifur.
Pra, nga ishat pësoj humbje (sipas disa prononcimeve në emër të sondazheve tek zt.Buzhala etj…) nga zgedhjet e 6 Tetorit 2020, duke mos e përfshirë në listë zgjedhore, LDK e Isa Mustafës dhe atëbotë e znj.Vjosa Osmanit, humben së paku 15 mijë vota, nga të cilat , sigurisht që do e mundnin LVV dhe gjithë kjo katrahurë politike nuk do kishte ndodhur.
Jo pra, nuk do kishte ndodhur sepse do kishin kryeministër Vjosa Osmani dhe LDK akoma do ishte e bashkuar dhe jo si tani që rrezikon 1/3 e antarësisë të shpërbëhet nga dëshpërimi, 1/3 supozohet t’i bashkohet LVV me Vjosen dhe 1/3 të vrapojnë pas Ises , Agimit, Lutës dhe „motres“ së Erdoganit znj.Dumoshi që, si duket kryetari i LDK e ka fort për zemër, jo pse ajo, ka ndonjë vlerë, as intelektuale dhe as politike…
Por, jo vetëm kaq, sepse, LDK, akoma po e përserisin të njëjtin gabim, duke mos llogaritur në votat e znj.A.Lama e cila edhe për faktin se e kishin shantazhuar (si mos më keq), duke e injoruar totalisht nje Ambasadore që, edhe sot, i ka dyert e hapura gjithandej BE- së, falë angazhimit të saj, për vetëm dy vite e pak ditë dhe profesionalizmit të saj prej diplomateje e përmasave Europiane dhe megjithatë, akoma nuk kemi dëgjuar që është larguar nga LDK, edhe pse disa parti tashmë kanë filluar të vrapojnë pas saj që t’a marrin si thesar diplomatik të Kosoves…
Pra, LDK po rrezikon edhe tani humbjen e dhjetra mijëra votave duke mos e ftuar t’i bashkangjitet listës zgjedhore të LDK.
Ajo, pra znj.Alma Lama ka gjithë të drejtën e saj,por edhe arsyeshmerinë që, nëse do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik, t’iu bashkangjitet subjejteve tjera edhe ashtu tashme nuk ndryshojnë as në parime, as në koncepte por as nga pikëpamja politiko strategjike , njëra nga tjetra në Kosovën tonë të përbaltur nga pseudo lider të saj.
Dr Alma Lama është pa dyshim modeli më i mirë i politikanes femër pasi posedon pregaditje supriore dhe e deshmuar për kulturë politike bashkohore dhe të rrugaqërisë politike që jemi mësuar ta shohim çdo ditë nga pseudo politikanë të ndryshëm…

Z.P.

Janar 2021

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen