Lulzim Tafa në gjuhën italiane

Diaspora | Zef Prenka | 25.04.13 | 18:04

Italishtja është një gjuhë që flitet nga 62 milionë njerëz, shumica e të cilëve jetojnë në Itali. Është një nga tre gjuhët oficiale në tre vende – Itali, San Marino dhe Zvicër, duke qenë e përdorur edhe në Vatikan, duke gëzuar një auditorium të gjerë edhe në pjesët e Kroacisë dhe Sllovenisë, në Istria, duke qenë një gjuhë standarde që bazohet në dialektet e Toskanës, që ka një ngjashmëri me gjuhën latine dhe me gjuhët e tjera romanike, ndët të cilat edhe me rumanishten. Ja, pra, edhe një poet i ri shqiptar në gjuhën e Dantes! Miku im (B. Y.) e ka përkthyer Lulzim Tafën në gjuhën rumune, Patricia Lidia në gjuhën angleze, Ecaterina Chifu në gjuhën fringe, kurse Maria Niculescu në gjuhën italiane. Lirika e Lulzim Tafës ka qenë e prezantuar në disa revista prestigjioze që dalin në veri të Danubit, kritikët tanë duke e konsideruar si “një zë i veçantë lulishtes së Kosovës letrare” (Monika Mureshan).
Autori vjen para nesh me një game subjektesh ku defilon shpirti shqiptar në Kosovë, kujtimet, aspiratat dhe vuajtjet, frika nga degdisja e identitetit, ironia ndaj butakëve të pandjeshmërisë, krenaria e të qënit shqiptar, reportazhe nga fronti i një lufte të shenjtë, dashuria ndaj atdhedashurisë, jeta dhe vdekja. Libri i Tafës është i strukturuar në disa cikle, si: CANTI TERRIBILI, MI RICORDO IL TUO VISO, FUORILEGGE, LE PARODIE NERE, ANCORA DUE PAROLE, që përfshijnë një hapsirë tipografike prej rreth 90 faqesh me 65 poema që përfaqësojnë një gamë temash mitologjike, aktualitetin e Kosovës shqiptare gjatë dhe pas luftës së saj të shenjtë për çrobërim dhe pavarësi, tmerret që kanë përjetuar shqiptarët dhe kuriozitetin për të depërtuar në një jetë normale konform kriteriumeve të një demokracie parlamentare europiane.
Autori, sipas kritikës letrare, posedon një shpirt të florinjtë dhe kosntrukton, herë pas here, figura stilistike dhe shprehje poetike interesante në kuadrin e një game variacionesh të ndryshme që ndërlidhen me opcionin e tij. Disa shembuj: „për çdo ditë më thahen/ frytet e imagjinatës”; „e vesha/ dhe çvesha/ lëkurën e lisave”; „harta e dhembjes/ e skalitur mbi buzë”; „trishtimin/ do ta vëmë të gjallë/ në arkivol”; „shtegtarit/…/ do t’ia marrim/ bagazhin e dhembjeve”. Janë, madje, edhe disa shembuj të shkëlqyer që reflektojnë një imagjinatë të bujshme, si: ”zjarrin e skëterrës/ kush do ta shuajë”. Disa poema, edhepse ngërthejnë metafora unteresante, mbajnë tituj të thjeshtë në krahasim me peshën e vargjeve, ku e krreh natën porsi një femër të lehtë. Ja ku e keni njërën nga to! „Po deshe/ Merre krehrin/ Krihe Natën/ Si rrospinë…/ Thonjtë ngjyrosi… (Dorëheqje)
Lulzim Tafa na pajis me risi dhe cilësi, kurse libri i tij e pasuron lexuesin e huaj me personazhe legjendare dhe ide aktuale. Ai paraqet një frymë të shëndetshme lirike të një ajri të freskët në materje të letërsisë. Personazhet, vendet dhe ngjarjet, lexuesi i ndjek me një kurreshtje të veçantë. Vëllimi La storia di una santa guerra (Përralla e një lufte të shenjtë, Ginta Latina, 2013)), depërton në bibliotekën e sentimenteve tona si një dhuratë e veçantë për njohjen e universit shqiptar. Kurioziteti e bën të veten. Pas leximit të kësaj vepre, nuk duam asgjë tjetër, veçse një gjë: ta lexojmë edhe një herë. Pas Azem Shkrelit, Sali Bashotës, Sabile Bashës e disa emrave tjerë të njohur të Kosovës letrare, Lulzim Tafa të josh me stilin e tij të veçantë. Autori të befason me poezi të shkurta ku fshihet një mesazh, një porosi dhe një ide e gjerë. Sensibilitet, moralitet, dinjitet dhe karakter. Besa, krenaria dhe bujaria shqiptare defilojnë që nga faqja e parë e deri te ajo e fundit. Për vepra të këtilla, Perëndimi ka nevojë, dhe sidomos ne, që e njohim fare pak njëri-tjetrin, me gjithë bujshmërinë e lashtë të një historie të përbashkët.
Përfundimisht, vlen t’i ripërkujtojmë mendimet kritike të autorit Marius Qelaru, sipas të cilit, mund të themi se kemi para nesh një vëllim me një numër të konsideruar plusesh, të një autori që dëshmon njohjen e fjalorit të gjuhës së tij, por edhe shijen për një farë diversiteti tematik. Poeti është, ndërkaq, një „kërkimtar”, një kavalier apo mburojë e fjalës që kërkon një misionar që hulumton rrugë të ndryshme nëpër botën e gjuhës dhe shprehjeve poetike, derisa e gjen shtegun e vet. Dhe vlen të konkluzionojmë se, duke e lexuar Lulzim Tafën, kuptojmë se fëmija e çdo nëne bëhet poet, apo: „kur hidhërohen hyjnitë/ lindin poetët”. Nuk ma merr mendja se në rastin e tij janë hidhëruar hyjnitë, apo se është një „fëmijë më shumë” i poezisë, por ai është një shteg i ndritur që gjendet në brigjet e atdheut të poezisë, sidomos me një hap të mbarë që ka depërtuar nëpërmjet portës së ëndrrës, tejmatanë së cilës muzat derdhin në pendën e tij, mjaltën e qiejve të fjalës.

Ballina e librit të Lulzim Tafës në gjuhën italiane (2)


BIBLIOGRAFIA
Lulzim Tafa è nato il 2 febbraio 1970, in Lipjan, nei pressi di Prishtina (Repubblica Kosova). Appartiene alla generazione dei poeti della peggior periodo del 90 per il popolo albanese del Kosovo, che è stato minacciato con la dovuta follie e sterminio delle guerre balcaniche.Ha fato la scuola elementare e liceo a Lipjan. Si è laureato presso la Facoltà di Giurisprudenza all’Università di Prishtina. Nel fra tempo presso l’Università Statale di Sarajevo,con la tesi del dottorato è diventato un dottore in diritto. Insieme con i libri scientifici, autore di numerosi altri pubblicazioni in letteratura. Finora i seguenti volumi di poesia pubblicati: „Il sangue non è acqua“ (Editore Rilindja, Prishtina 1993), „Tristezza Metafora“ (Rilindja, Prishtina 1997), „Il pianeta di Babilonia“ (poesia drammatizzata, Rilindja, Prishtina, 1999) „Ho ancora due parole“(Edit. Faik Konica, Prishtina, 2011, „Cosa del male“ (poesie scelte Edit. Gjordan-Studio, Sarajevo, 2011) „Mostra dei sogni“ (Amanda Edit, Bucarest, 2012), “Under manen sover tiderna” (Erik Hans Forlag, 2012),“Terrible Songs” (Gracious Light, New York, 2013) “La théorie de l’explication des rêves” (Esprit des Eagles, Bruxelles, 2013), “La storia di una santa Guerra” (Ginta Latina, 2013). Viene tradotto in diverse lingue in tutto il mondo, ha ricevuto numerosi premi letterari, che vanno in diverse lingue in tutto il mondo, ha ricevuto numerosi premi letterari, che essere incluso in alcuni antologie. Nel stesso tempo partecipa alle attività dei Diritti Umani. Scrive le poesie e opere teatrali, ma si occupa anche di critica letteraria e del giornalismo. Insegna in diverse università in Kosovo e all’estero. Attualmente è Rettore dell’Università di AAB. Vive e crea a Prishtina.

Laura Rushani

Laura Rushani

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen