Arsimtarët në Shtutgart

Diaspora | admin | 05.11.11 | 21:41

Takimi konsultativ ishte ftuar me inciativën e Miradije Gashit, më këtë Rend dite:

1.Organizimi i shkollës shqipe në Stuttgart dhe rrethinë

2.Organizimi i manifestimeve të festave kombëtare

3.Organnizimeve i seminareve të arsimtarëve

4.Të ndryeshme

Në mbledhje u shqyrtuan çështjet si organizimi i shkollës shqipe në Stuttgart dhe rrethinë, pastaj manifestimet shtetërore e ato kombëtare, si dhe organizimi i seminareve të arsimtarëve dhe kampionati i diturisë.

Në fillim zonja Miradije Gashi i përshendeti pjesëmarrësit dhe shtoi se jemi tubuar për të bashkëpunuar në mes veti, por edhe për aplikim të parimeve ndaj punës. Kemi nevojë që të jemi sa më korrekt në çeshtjet kolegiale dhe financiare, ngase ka reflektime jo të mira nëse veprohet pa konsulta më drejtuesin e arsimit zotëri Imer Lladrovci. Atëherë sot jemi takuar për të qenë unik në tërë veprimtarinë tonë edukativo arsimore dhe financiare, sepse çmimet e ndryeshme financiare tëk prindërit bien ndesh edhe më vetë etiken e arsimtarit. Ndaj, ju lues që t’i diskutojmë këto çështje në mënyrë që kërkesat tona të jenë logjike për të gjithë njëlloj. Sepse brenda një kohe të shkurt keni vërejtur bartje të nxënësve prej një mësuesi te tjetri për shkak të pagesës. Prindërit e nxënësve tonë sot janë të ndjeshëm dhe shumë të vetëdijshëm edhe për një ndryshim sa do të thjeshtë.

Po ashtu po ballafaçohemi më probleme të natyrave të ndryeshme të procesit edukativo-arsimor por asgjë e madhe s’bëhet në shpejtësi, vendi qendror i takon nxënësit si i rrezikuar nga kanosja e asimilimit. Vetëm të bashkuar shpirtërisht prindër-nxënës-mësimdhënës mund ta arrijmë qëllimin e përpjekjeve tona për të ruajtur identitetin tone shpirtëror dhe kulturor. Naimin e kemi lexuar, e kemi dashur dhe e kemi mësuar bile edhe shumë jemi frymëzuar. Ai ka jetuar dhe ka vdekur në megrim. Në historinë tone, ndjenjë më të forte s’ka treguar kush për Atdheun si ai. 

Konsultë e përbashkët e Arsimtarëve të Shtutgartit me rrethinë

Konsultë e përbashkët e Arsimtarëve të Shtutgartit me rrethinë

Pra të ndëruar kolegë duke e falënderuar z.Lladrovci interesimi për shkollën shqipe ka ardhë duke u shtuar. Mund të themi se tani është krijuar një përvojë e vlefshme. Zëvendëskonsuli Imer Lladrovci, përveç diskutimit si gjithnjë dinjitoz, thekësoi, se duhet të jepet një propozim nga Këshilli i prindërve që të mos bëhet laramani në pagesën e arsimtarit, përfundoi Ymer Lladrovci.

Shahe Bytyqi tha se Këshilli i Prindërve nuk është edhe aq aktiv për të kërkuar grumbullimin e të hollave, prandaj përveç tjerave kjo mësimdhënëse diskutoi se bashkëpunimi në mes të arsimtarëve po bie ndesh më format e organizimit dhe në aktivitetet e lira, festat etj.

Imer Lladrovci shtoi se disa shoqatat organizimet e tyre i kanë me pagesë dhe shikoni në të ardhmën mos të lejohen që në aktivitetet e nxënësve të marrin pjesë, sepse unë nuk do të marrë pjesë në organizime tilla, nëse hyerja është më pagesë. Zeqir Asllani shtoi se në kuadrin e prindërve ka edhe të atillë që pohojnë se arsimtarin e shkollës shqipe e paguan Konsullta e Republikës së Kosovës, gjë që nuk është e vërtet, se ne nuk përfitojmë as nga shteti e as nga prindërit. Propozimi i Ymer Lladrovcit që për një fëmijë të paguhen 10 € e për më tepër u fëmijë 20 € u aprovua nga të pranishmit. Në fund u konkludua se në kordinim më Konsullatën e Republikës së Kosovës zotin Imer Lladrovci dhe arsimtarët e Stuttgartit më rrethinë, pagesa të jetë 10 € ndërsa 20 për dy e më tepër fëmijë, dhe se organizimi i arsimtarëve të jetë në nivel më të lartë dhe më kompakt.

Në diskutim u inkuadrua edhe profesori i ndëruar Fahredin Shala i cili pas një diskutimi të qetë e të ëmbel rreth punës që zhvillon më nxënësit la mbresa të kolegët e pranishëm i cili njëherit që dhe procesmbajtës.

Zeqir Asllani kërkoi që organizimi i kuizit të diturisë të mbahet në Stuttgart në qershor të vitit 2012.

Po ashtu, u vendos që Festa e Flamurit të organizohet nga të gjithë arsimtarët në Stuttgart.

Sallën dhe pagesën e sallës e mori përsipër prindëri Isuf Elezaj.

Zv.konsulli Ymer Lladrovci propozoi që zëdhënese për media të caktohet zonja Miradije gashi dhe është votuar unanimisht nga të pranishmit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen