Veprimi institucional i Saim Tahirajt me shok po i mungon Atdheut ( 2 )

Rrezore | Zef Prenka | 25.07.13 | 23:04

Atë ditë kur prifti kroat u shpreh ashtu për popullin tim u ndjeva krenar për përkatësin time nacionale

(Pjesa e dytë)

Po sot Shqiptar ku je???

Abduallah -Konushevci :“Gjithëmonë ka qenë veshtirë me qenë shqiptar.Nuk është lehtë as sot….“

Derisa ushtari dardan Saim Tahiraj do të thoshte: „Asnjëherë nuk ka qenë më veshtirë se sa sot të jesh shqiptar“

Shqiptar,ku je shqiptar???

Kishte por ata ikën në  amshim,ka por ata nuk lejohen të tregohen,dhe të ndihen të jen të gjall,andaj si rrjedhoj logjike vijmë te përfundimi.

Armiqët tan shekullor nuk e deshën shqiptarin e gjallë ,a thua pse sot sërish nuk duhet ???

A thua vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë???

Të ndodh e gjithë kjo në shekullin ton është vërtetë e tmerrëshëme.

Andaj nuk më mbetet të them tjetër përpos që sot nuk ka shqiptar

Po,dikur kishte ,po ata ikën në amshim si duket të ndihen lirshëm dhe pa dro shqiptar.

I tillë ishte Gjergji ynë i madh, i cili sot anatemohet nga jashtëtokësor siq është njëfar mjekrroshi në vendin dhe kuvendin, ku po varrosin misionin e shenjët të heroit tonë kombëtar ,të cilin e ndoqën gjenerata e gjenerata pa mabrim, deri te njeriu më i madh i shqiptarisë Ibrahim Rugova.

Gjergji-Skënderbeu dhe të tjerë që e pasuan misionin e tijë të shenjët ,deri te Hyjnori i shqiptarisë Ibrahim Rugova i cili e avansoj dhe e përshtati atë për kushtet dhe rrethanat në të cilat po jetonëte ai dhe ekipi i tijë i përbër nga akademik ,dhe patriot modern shqiptar.

Kokat dhe shpresa e popullit u vran nga kanibal të kombit

Ata vepruan pa u ndalur për lirin-pavarësin -demokracin e tokave arbërore

Të tillë isihn të gjithë ata që e deshën dhe e kultivuan këtë rrënjë

Sa mirë dhe krenar do të ndiheshim sikur sot të kishim këtë gjen këtu.

Për fatin tonë të keq shumë nga ato koka te kombit, u vran nga hiena pas shpine,dhe të tillët ishin dhe mbesin njollë e zezë e historisë sonë duke u idnetifikuar si kanibal kundër popullit të vetë

Në fakt ai gjeni i shqiptarizmës është këtu, porë ai me dhunë shantazhe dhe dinakri heshtet ,nga gjeni i prishur dhe i shartuar,dhe krenarin tonë sikur më shumë e gjejmë në të kaluarën se sa në të sotmen.

Nuk mjafton vetëm nostalgjia për të kaluarën, që të sigurojmë dhe avancojmë të sotmen, për një hapërim të sigurtë në të ardhmen

Populli me një histori të lavdishëme ,dhe me nje të sotme e cila e bën nostalgjik ate për të kaluarën e tijë ,ai nuk e ka të garantuar të ardhmen, dhe hapi i tijë është hap i një shartimi dhe degjenirimi të ri shpirtëror.

Saim Tahiraj- ushtar i lirisë

Saim Tahiraj- ushtar i lirisë

Ushtari dardan Saim Tahiraj do të thoshte :“Krenarin time më shumë e gjej në të kaluarën se sa në të somten tonë ,dhe nuk ndihem aspak mirë për këtë fakt . E kaluara më ngirt krenarin dhe atë e gjej me shume te Gjergj Fishta se sa tek „shqiptarët e gjalle“ të ashtuquajturit dhe të vetshpallurit heronjë ,duke qenë që e kaluara e tyre është aq e errët dhe e ndyrë,saqë edhe turprohem edhe me veten time ,kur dijë kush është duke na e zënë frymën,me kapitalin e tyre të rrem njerëzor,familjar ,intelektual dhe kombëtar

Sali Çekaj ishte dhe duhet të rrespketohet si komandanti i aradhave të para në mbrojtëje të pragut të shtëpisë

Të tillë hiena shkelin mbi varret dhe gjakun e tyre ,siq është i gjithanshëmi dhe komandanti ynë i ditëve të para Sali Çekaj,derisa po përgadisnim aradhat e para, dhe forcat në mbrojtje të pragut të shtëpisë,sipas filozofisë së udhëheqësit tonë shpirtëror Ibrahim Rugova,pastaj pamshirë shkilet gjaku i Ali Ukajt,poashtu gjaku i pastër i kolonelit tonë Ahmet-Krasniqi i cili kishte krijaur strukturat e mirëfillta për luftë kundër okupatorit shekullor,të cilat më vonë e thyejnë kufirin shqiptar të udhëhequra nga Saliu ynë ,komandanti ynë,poashtu vëllezërit Nikqi të cilët u vranë në Shqipëri,deri te i fundit Isuf haklaj dhe Sebehate Tolaj….

Xhemajl Haxhiu:“Pseudoqlirimtaret ua kan kaluar UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime“

Saimin e ndërpren Xhemajl Haxhiu duke e përplotësuar atë:“Këta pseudoqlirimtar ua kan kalue UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime,për periudhën kohore,porë fatkeqësisht këta vrasës dhe dhunues flasin ,në raste të caktuara edhe ata të UDB-së kan folur poashtu shqip, kur kan pasur nevojë ,dhe u është dashur,mu ashtu sikur këtyre kriminelve , tani që kur u duhet flasin shqip dhe të tillët duhet demaskuar tërsisht, mu ashtu siqë bëri dhe bën në vazhdimësi Saimi ynë ,mu ashtu siq u prononcua Lubonja dhe A.Idrizi .

Kriminelët duhet hedhur para gjyqit dhe drejtësisë

Derisa po fliste Xhemajli ,Saimi shtërngoj dhëmbët dhe vazhdoj :“Sipas një statistike të UNMIK janë 640 përsona të vrar vetem pas lufte ,dhe dorasit dihen, adresa eshte e saktë ,dhe qendra urdhërdhënëse është LPK, e cila krijoj organizata dhe grupe famëkeqe ,të cilat kishin për qëllim likujdimin e përsonave me rëndësi të istitucioneve të Kosovës të udhëhequra nga Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova, dhe që rruga drejtë pushtetit të jetë pa pengesa,duke frigsuar dhe shantazhuar ,intelektualet dhe akademiket tanë .

Struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar

Këto struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar ,i cili ishte fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar.

Të jeni të binur që derisa e vërteta të mos dali në shesh urdhërdhënsit dhe vrasësit kriminel, të mos nxirren para drejtësisë ,dhe të dënohen për veprat e tyre kriminale që i kan kryer ,Kosova nuk do të ket kurrën e kures prosperitet,meqë me kriminel në qeveri dhe në apartin shtetëror nuk mund te hecet përpara.“

Mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk rri e strukur në mërgim

Papritmas ndërhyn mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk e rri e strukur në mërgim , po për hirë të konfeciodinalitetit emërin e sajë nuk e publikojmë dhe shton:“.. informata secili munde te kete aq sa i inetereson te dijë …të pakufizuara bile mvaret nga mendja që i „mbledh“ato …nuk ka më sekrete ndër të gjallët .

Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ken qenë varrmihësit ,kjo ndodh vetëm në qiellin tone

Sali komandanti me shok

Sali komandanti me shok

Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ketë qenë varrmihësi …ky lloj qlirimtarësh të rrem jan mësuar të jen të përkdhelur,të paprekur,që të mos u mungoj as qimja e flokut .

Kjo ndodh vetëm në qiellin tonë shqiptar ku e vërteta sado e fuqishëme të jetë ajo bën hap breshke ,dhe vështirë arrin në shteg.Jemi popull i cuditshëm .

Asnjë popull i civilizuar nuk mbulon të palarat me të palara ,vetëm neve na ndodh një gjë e tillë.

Ne pranojmë që të konzervohen gjëra që mabjnë erë në shtat qiej, dhe kjo krijon huti,pasiguri,turbulenca ,dhe kur hapim kutin e konzervuar, futen në masë dhe flasin në emër të popullit, të cilit ia kan pirë gjakun me pambuk,duke krijuar diferenca si tokë qiell,si ditë dhe natë .

Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.

Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.

Ajo kurrën e kurrës nuk e kishte nje mjerim kaq të thell ,një amoralitet i cili e tronditi shpirtin e shqptarit deri në themel,u humb besa dhe burrëria ,nga hajdut mëhallash ,u vra ajo ,të cilët edhe ashtu ua zënë frymën bajraktarëve të dikurshëm

Ky militantizëm i prapambetur sikur u krijua me bishtin e qiftelisë ,e cila dikur u kishte kënduar atyre ,që vërtetë ishin krijuar si mite,dhe të tila këngë që ishin thesari ynë ,me të cilat e ujisnim shpirtin tonë pamëshirë dhe pa fije turpi u keqëpërdorën ato kenge ,duke dal këta si qlirimitar, dhe me kalimin e kohës e krijuan veten si MIT-legjendë e gjallë ,duke maninpuluar me ndjenjat fisnike të një populli paqësor.

Mitizimi i dhe glorifikimi qlirimtarëve të rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar

Mitizimi dhe glorifikimi i tyre i rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar , të cilët gjithqka krijuan dhe ndërtuan ,në rrena duke mbuluar fytyrën e tyre barabre me maska .

Koha e juaj që moti u ka kaluar tani e kemi atë 12,5 minuta ,nëse deri sot e keni mbuluar diellin me shoshë ,atë gjë nuk mund ta bëni në pambarim ,dhe orvajtja e juaj që ta shpallni antishqiptar një të persektuar nga regjimi i E.Hoxhës ,nga idoli i juaj i cili ushqim kishte gjakun shqiptar ,do jetë e kot në ditët e sotme ku informacioni del dhe përhapet me shpejtësi marramendëse në skajin tjetër të botës.

Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë

Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë, qe kishin trasheguar shqiptarët ndonjherë ,dhe vazhdimësi e të cilit jeni dhe ju qlirimtarëve të rrejshëm ,ai do u mund edhe juve sikur kishte bërë me atë regjim antishqiptar

Populli i dërmuar i Kosovës do e përkrah Lubonjën dhe Arben Idrizin ,meqë ai nuk duron bankrotin shtetëror., në q´drejtim është duke e drejtuar kjo klasë e ndyrë e Kosovës, qfar nuk kishte pasur asnjëherë të vetme ky popull gjatë gjithë historisë së tijë“

Idedntifikimi i shqiptarëve me këtë klasë të ndyrë politike është krim

Nëse dikush identifikon shqiptarët dhe shqiptarizmen me këtë klasë të pistë politike,ben krim

Unë për veten time asnjëherë nuk e kam ndier dhe nuk e ndjej veten më pak shqiptar.

Nuk dua të më identifikojnë popullin tim me palaqo dhe gjak të prishur,poashtu nuk e pranoj mitin e tyre të rrejshëm,i cili jo që nuk guxon të pranohet si i tillë ,porëse duhet medoemos të përgjigjet penalisht , për ngecjet e shtetformimit, i cili vije si pasoj e pengesave që i krijuan këta renegatë dhe të shpirtshitur tek agjenturat e huaja.

Saim Tahiraj

Saim Tahiraj

Saim Tahiraj:Ky lloj zvarranikësh ishin dje dhe sot pengesa e ecjes sonë

Kisha ndrprere miken time nga Bayerni ,për ti dhënë mundësin Saimit të vazhdoj :

„ Ata ishin dje dhe sot pengesa jonë ,atëherë kur neve po i kryenim akcionet tona,këta zhurmagjinjë dilnin me komunikata pa mbulesë nga Bahnhofet e Zvicrrës ,dhe këto që po i them une po mi vërtetojnë edhe anëtarët e

LPK.-se të cilët kan qenë në hiearkin më të lartë të saje.

Saim Tahiraj: Atdheu i don bijët e tijë e jo zhurmën pa mbulesë ,ne ishim ata që kryem veprime, të tjerët bën zhurmë vrastare.

Ne asokohe po kryenim veprimet tona pa bëre zhurmë ,derisa këta me zhurmën e tyre i penguan veprimet tona,dhe në bazë të atyre komunikatave pambulesë u dënuan, një numër i madh i njerëzëve tanë ,të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me këtë zhurmë papagajësh komunist…“

Një kategori e pavetdije shqiptarësh bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet.

Unë e ndërprej Saimin duke thënë :“ Një kategori e pavetdije e shqiptarëve bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet „

Saim Tahiraj: Ne dinim që liria do vijë ,meqë miqët tanë ishin me ne , Ahmet Krasniqi koloneli yne e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën

Papritmas ndegjohet Saimi i cili më plotëson :“Ahmet Krasniqi e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën , meqë ne e dinim, që me ndihmën e miqëve do e lirojmë vendin ,po Mitrovica do të mbetej problem, nëse nuk reagojmë në mënyrë të menqur dhe të vendosur vete atje, ajo do na ik,dhe hiena në mënyrë tinzare dhe të pabesë e vran pas shpine ,komandantin e forcave tona ,na e vran pas shpine duke na e sharë të sharët e kombit ,për të penguar lirmin e tërsisë territoriale të vendit tonë .

Ata na e dogjën flamurin dardan derisa idealet tona jan në ne

Të tillët na e dogjën flamurin dardan ,duke qenë të detyruar me vone ,për të pranuar kompromiset dhe planet e mehersheme Serbo- Turke në raport me Kosëvën ,të cilat plane famkeqe i falin me vetëdije mesjetën tonë Serbisë, duke e gjveshur tërsisht Kosovën -dardanin tonë antike nga e kalauara e saje
Plani i Dardanisë antike ishte vizioni i kolosit tonë Ibrahim Rugova ,ai nuk do të shuhet kurr
Plani i dardanisë antike ishte në vizionin e kolosit tonë, të krijoj në dardani moderne me histori,kulturë ,traditë të lasht dhe rrënjë shekullore .

Kjo far e prishur nuk u majftua me kaq ,dhe Serbisë i fali Mitrovicën e shumë më shumë se sa Mitrovicën ,andaj une dal në përkrahje të plot të Lubonjës dhe Arben Idrizit „

Derisa po e ndëgjoja Samin, më vinëte të shaja po disi përmbahesha kur papritmas më rrodhi diqka ndër dhëmbë ,ishte një e sharë dhe e ndërpreva atë ,duke vulosur ai dhe të tjerët qe ishin në tavolinën ku po qëndronim dhe bashkbisedonim.

Unë thash :“Më vije të shajë nëqdo hap dhe qdo lëvizje ,dhe jo vetëm ata që na e shëmtuan dhe na e vran të sotmen,porë edhe të ardhmen tonë .Unë nuk majftohem vetëm ata duke i sharë ,porë unë shaj edhe vetën time ,meqë edhe unë i kisha ndihmuar , dhe perkrahur gjatë kohës së luftës me para dhe me pjesë theatrore.

Unë isha ai, i pari kudo në botën shqiptare që i prezentova opinonit pjesët e para theatrore dedikuar UQK.

Ishte ajo kohë, kur dikush tjetër as që do të guxonëte, të ëdrrronte një gjë të tillë,dhe po ato pjesë theatrore qe ia ofrova LPK dhe anëtarësisë së saj te paket ,ua ofrova edhe LDK dhe anëtarëve të sajë të shumët

Dikush i shpiki një emër asaj….“

Ndrhyn Saimi :“Po vërtetë ishte shpikje meqë neve derisa i krijonim formacionet në mbrojëtëje të pragut të shtëpisë nuk i kemi emëruar ato me asgjë, ato ishin në shërbim të atdheut ,derisa ran heroikisht si Zahir Pajaziti, i cili nuk e kishte pëlqyer emërtimin UQK,porëse ai ra si shumë të tjerë në altarin e lirisë për dardanin antike dhe nën emblemën e flamurit tonë kombëtar,e jo me flamurin paqavër që na e ofruan SHIK-istat .Po të ishte ai gjallë mu ashtu si unë e mbaj mend,ai do të dilëte hapur kundër këtyre krminelëve,e të njëjtën gjë do e bënin Hamëz dhe Adem Jashari,derisa familja e tyre kaherë jan pozicionuar kundër këtyre vrasësve të lirisë dhe aspiratave tona kombëtare“

Mustafë-Shabani 23.07.13 Emmendingen Gjermani

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen