Promovim librash në Shtutgard të Gjermanisë nga zoti Dr. Nysret Pllana dhe Emin Fazlia

Reportazhe | admin | 03.12.11 | 20:38

 

Promovim librash në Shtutgard të Gjermanisë nga  zoti Dr. Nysret Pllana dhe  Emin Fazlia 

Nga Asllan Dibrani

Kultura dhe vlerat e  krijimtarisë me motive te lules se Kosovës  po kalon  kornizat e Kosoves  ku . një libër i  ngjashëm me motive te Luftës se Kosoves nga Dr. Nysret Pllana  „Terrori i Serbisë pushtuese  mbi shqiptarët “  dhe i dyti libër  nga  Emin Fazliu   veteran i  veprimtarisë   40 vjeçare në  shtetet e Perëndimit doli me   librin po me motiv  nga Kosova „Hamid Emin Brunçaj“   para ca ditësh  u  promovua edhe në   mesin e mërgimtarëve    shqiptarë   në disa shtet të Evropës   . Organizimin e  këtij takimi e bëri shoqata  Pavarësia e Shtutgardit   me udhëheqësit   Baki Mustafa , Sejdi Rexhepi  dhe Fahredin Shala .

Në këtë tubim  nga pjesëmarrja e madhe   e te pranishmeve  ju dha një epitet  madhështor    këtij takimi .Fillimisht Baki Mustafa e hapi tubimin  dhe   i përshëndeti të pranishmit     në sallë e posaçërisht   zotin  Dr,  Nysret Pllanen , Emin Fazliun ,  zëvendës konsullin e Shtutgardit Ymer Lladrovcin  etj.

 
 

Pamje e Emin Fazlis / Emil Kastrioti  dhe Dr.Nzsret Pllana  me rastin e promovimit te  dy veprave  nga Dr. Nysret Pllana  „Terrori i Serbisë pushtuese  mbi shqiptarët “  dhe i dyti libër  nga  Emin Fazliu     me motiv  nga Kosova „Hamid Emin Brunçaj“ ne pamje  Fahredin Shala dhe Asllan Dibrani duke pranuar një  nënshkrim te Dr. Nysret Pllanes ne librin e tij!

Pastaj zoti  Baki Mustafa  i dha fjalën  moderatorit të kësaj mbrëmje  zotit Rifat Avdiu   qe fillimisht   thirri publikun në këndimin e  himnit kombëtar ,por edhe  u mbajt një minutë heshtje për të rënët  dhe dëshmorët e Kombit qe sakrifikuan jetën për atdheun .Në foltore doli zoti Zmer Lladrovci   me një  motivacion përkrahje dhe prononcimi mbi vlerat e këtij libri   dhe  tha se  librat e  ngjashëm janë   vepra qe  duhet te përkrahen dhe te vlerësohen qe do ti  ngrehin   imazhin  e UÇK dhe popullit shqiptar.  Zoti Rifat Avdiu vazhdoi programin me publikimin e  librit të Nysret Pllanes  vlerat e këtij libri ku  para publikut u rrëfye me disa pjesë te këtij libri   me titullin Terrori  i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  në periudhën  e viteve 1844 …1999 . Pastaj moderatori ftoj  në foltore  autorin e librit që të referoj vlerat e këtij libri. Zoti Dr. Nysret Pllana i përshëndeti të pranishmit  duke e falënderuar   këshillin organizues dhe    tha se ky libër është   në ribotim për të  tretën herë ,  me një   numër jo edhe aq të madh ekzemplarësh, duke pasur parasysh   gjendjen aktuale financiare. Pastaj tha se ky libër u arritur që të botohet dhe të përkthehet edhe në disa gjuhë  deri me tash u përkthyer në anglisht , frëngjisht, turqisht,  por pretendohet qe të  përkthehet edhe në gjuhë tjera,  me qellim te përhapjes se   realitetit në periudhën e luftës  rezistencën  dhe UÇK. Ma tutje  theksoj rolin e këtij libri qe është i përfshirë  me një mori te dhënash dhe  argumentesh, ku pasqyroj një periudhë të terrorit serbo-sllav mbi  shqiptarët  e posaçërisht aty u përfshinë shumë fotografi nga lufta e fundit,   theksoj nder te tjera  zoti Nysret Pllana në diskutimin e vet .Po që ta ketë  këtë  libër ne dorë lexuesi shqiptar apo  i huaj  mund te mësoj shumë çka për Kosovën ,mund ta sheh realitetin  tmerrin  ,terrorin  ,vrasjet,    maskimin  e qytetarëve  shqiptarë  qe nga mosha  fëmijërore deri te ato madhore  dhe kolektive qe zoti Dr, Nysret Pllana ishte   nga fronti i luftës  qe  grumbulloj shumë  fotografi      në shumë  vende  u  publikuan dhe  e  nxori     në pah   barbarinë mizore serbe  .

  Kjo monografi e Arkivit te Luftës  Çlirimtare te Kosovës   ma se miri  solli dëshmi  ma te freskëta  për dhunën , terrorin    dhe gjenocidin  e  aparaturës serbe kundër popullit  shqiptar , kundër  autoktonisë se këtij populli  ma te vjetër në  Ballkan e Kontinent.  Kjo Monografi ka mbi 400 fotografi qe  mund të  themi se pa  këtë monografi historia e re  e Kosovës do të  ishte  shumë e zbehtë  . Kjo monografi   është  një  pasuri  e madhe për këtë periudhë të luftës qe për herën e parë ndoshta do te jenë   dëshmitë qe i shkruajmë ne shqiptarët për veten tonë. Ne duke e pasur   parasysh  patriotizmin ,guximin  ,vullnetin dhe kurojon e Dr Nysret Pllanes  si autor i këtij libri mund ti mbesim mirënjohës   qe  solli në dritë shumë vlera.  Këtë libër   është mirë  të ribotohet  dhe te shumëzohet, por  donator  kryesor  për përhapjen e këtij libri duhet të jenë vet Qeveria   e  Kosovës  qe ta përhapë dhe  ta publikoj në   organet  ma te larta ndërkombëtare qe   ta kuptojnë njëherë e gjithmonë    epitetin gjenocidial  te popullit kolektiv   serb  si barbar  qe erdhën në këto troje si cergash dhe ngulen këmbë  e ma në fund arritën qe të jenë faktor  terrori kundër popullit tonë  shqiptarë . Edon Mustafa recitoi Monologun me thajë kushtuar   heroizmit te popullit shqiptar  me çka e entuziazmoj publikun.

 
 

Pamje e publikut ne  diten e promovimit te këtzre dz veprave!

Nga publiku  pati edhe pyetje   qe ishin  si  të zotit Tefik Ramadani  , Asllan Dibrani  ,  Can Tahiri  etj   Pastaj publiku shprehu  një interesim  mbi  vlerat e këtij libri ,  jehona e tij  në publik  , përmbajtjen ,  cilësinë   ku  prapë zoti Pllana u përgjigj duke  e informuar  publikun qe  shpeshherë u  përcoll me duartrokitje frenetike .     

 Pastaj moderatori i kësaj mbrëmje zoti Rifat Avdiu    publikoj edhe   librin e dytë me radhë të zotit Emin Fazlia qe për shkaqe te sigurisë dhe  nga ndjekja e  udbës jugosllave  veproi dhe  u njoh me emrin konspirativ Emil Kastrioti  , një figurë që veproj pa reshtur  kundër  pushtuesit serb  me te gjitha forcat  e tij  pa e kursyer as kapitalin  as shëndetin .

Në foltore  për ta prezantuar në  formë të denjë  doli zoti Fahredin Shala po ashtu një veprimtar  i kahershëm   në bashkëveprim shumë vjeçar me  zotin  Emil Kastriotin , i cili    diti ta përmbledh ma se miri biografinë  e  zotit Emil Kastriotit. Zoti Shala foli  në pika të shkurta për biografinë e tij .

Ndër të tjera Shala tha se Emil Kastrioti lindi ne Shalën e Bajgores  pas shkollimit të tij ju rrek veprimtarisë  ilegale qe   në Kosovë ishte edhe themelues i  organizatës  antikomuniste  të cilën e pagëzuan me emrin „Votra  Kosovare Nacionale  Demokratike  Shqiptare“ ku si program ne vete kishte bashkimin e  trojeve  shqiptare në një shtet  në Shqipërinë  etnike. . Ky grup u organizua në formë treshi me çka    në mbrëmjen e 23 shtatorit  1953,    tenit qe udhëtonte në relacionin Shkup Beograd   nëpër Kosovë  vunë flamurin shqiptar në atë tren qe arriti  në  Beograd. Kjo  vepër  të organet jugosllave    shkaktoj një rrëmujë. Zoti Emin Fazlia  (Emil Kastrioti ) pa reshtur veproj   që në  armatën ish jugosllave  sa ishte në shërbimin ushtarak  u arrestua dhe pas shumë torturash dhe hetimesh  u  nxor para  gjykatës ushtarake  të Zagrebit   me te cilin rast u dënua me 8 vjet   burg të rënd. Pas vuajtjes se dënimit  pa mundur ta gjej sigurinë  në Kosovë ju imponua rruga e kurbetit  si  destinacion kishte Gjermaninë. Pasi u vendos në Gjermani   ai krijoj një rrjetë bashkëpunimi  me nacionalistët  dhe patriot shqiptarë  në  shtetet  e perëndim siç ishte Hysen Çama në Norvegji,me Vehbi Ibrahimin ne Bruksel, dhe shumë të tjerë qe formuan    grupin  “ Mbrojtja e Shqipërisë Etnike “ pastaj ishte  themelues i Besëlidhjes Demokratike  Shqiptare me çka e udhëhoqi për shumë vite. Në Prag të Luftës se Kosovës me 1999   zotin Kastrioti e gjeti  në ball të Besëlidhjes ku e përkrahu UÇK/në  edhe materialisht  dhe moralisht theksoj ndër të tjera zoti Shala.

 

Në vazhdim   zoti Xhafer Leci  kishte përgatitur    tekstin   lidhur me përmbajtjen dhe vlerat e këtij libri

Xhafer Leci ne  referimin e  librit të Emil Kastriotit Hamid Emini

  Brunçaj dhe Rifat Avdiu, Sejdi Rexhepi,Baki Mustafa  etj

Hamid Emini   Brunçaj  ,Doktori  i maleve të lira të Drenicës dardane  qe u botua në Prishtinë me 2009. Në këtë libër theksoj Leci i ka kushtuar  Shqipërisë etnike , protagonisti i librit ishte  personazhi Hamid qe kishte lindur në  1909 dhe vdiq me 1986. Vendlindja ishte Vuthaj   internimi në Novipazar, por me  qe ishte i një familje patriotike nuk e lanë pa e rrezikuar  , manëfund arriti të vendoset në  Kosovë. Ishte njohës i mire i rrethanave në Kosovë  dhe  si problem në vete e kishte   qe  popullata vendase  e quanin shpesh here si boshnjak  me qe nuk ja dinin vlerta e tij .

Këtij takimi   një   madhështi  në vete i shtoj edhe     shfaqja e  filmit dokumentar 2000 vjet  rrugëtim  qe  ishte një pasqyrim i  luftës së Kosovës , heroizmin  i Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës, aty u pa  roli i Radio Kosovës së Lirë që u themelua ne malet e Berishës,  Në  këtë film  u panë edhe shumë  pamje rrëqethëse të barbarisë se çetnikeve serb   dhe masakrën   mbi popullatën shqiptare  me çka   pati rastin publiku të sheh edhe  shume invalid të luftës po një rast ma rrëqethës ishte  i një vajze   4/5 vjeçare qe i kishin prerë  dorën e majtë    dhe sot  është e gjallë në Kosovë etj.  Publiku   ishte   shume i emocionuar  me lot ne sy  u panë shumë nga ta.

Pamje  valltarësh ne këtë takim  nga   ansambli Pavarësia!

Pas një pauze  15 minutëshe    publikun e shoqëruan këngë e valle nga  ansambli Pavarësia me vallen e Drenices. Publiku u nda nga ky takim   me mbresa   të mëdha qe takime të ngjashme të mbahen ma shpesh.

 Shkruan Asllan Dibrani Shtutgard 2011

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen