Kadare: Rishikimi i historisë nga turqit, fyerje dhe agresion kulturor

OP-ED | Zef Prenka | 29.03.13 | 15:13

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka pranuar se ka firmosur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Duke folur për gazetën Dita, ai tha se kjo është një fyerje e papranueshme për shqiptarët.
“Po, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari.
Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë.
Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë,” theksoi Kadare.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen