Fushata elektorale e z. Jachim Rücker në Sindelfingen

Rrezore | Zef Prenka | 08.09.13 | 00:17

Në një ambient të qetë dhe në prani të mbi dhjetra shqiptarëve nga rrethina e Shtutgardit, sot në Sindelfingen u mbajt një tubim me ish Kryeadministratorin e Kosovës z. Joachim Rücker, kandidat për deputet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) nga Partia Social Demokrate (SPD).
Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani z. Skënder Xhakaliu,Konzulli i Shtutgardit z. Faket Kajtazi, Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur z.Beqë Cufaj, Kryesia e Qëndres Kulturore Shqiptare për Shtutgard në krye me Kryetarin e saj z. Vitor Spaqi,kryetari i Klubit „Isa Boletini“ z. Brahim Halimi etj.Nga pyetjet e parashtuara nga znj. Jasmina Sijercic antare e SPD,u bisedua mbi gjëndjen politike në shtetet Ballkanike dhe posaqerisht për Kosovën ,ku pyetjeve iu përgjigjen z. Joachim Rücker dhe z, Skënder Xhakaliu.Sipas z. Rücker, pas Kroacisë ,Shqipëria besohet të jetë në rënd për marrjen e statusit Kandidat në BE,para shteteve tjera për rreth.Pastaj z. Rücker kërkoj votën e shqiptarëve për, siç pretendonte, të ua shpërblenjë me përkujdesje të veçantë nga Berlini.
Z. Cufaj u intresua për gjëndjen e politike në Kosovë,vështirësitë që janë duke e përcjellur shtetin më të ri në Evropë dhe për dukuritë negative ,siç janë korrupcioni dhe krimi i organizuar,që për pasojë të të njëjtes gjëndje edhe Kroacia ka humbur në kohë për anëtarësim në BE.
Pas, këtij takimi , z. Rücker ftoj të pranishmit për një koktej rasti dhe më pas shtroj darkë për nderë të Ambasadorit Xhakaliu dhe miqëve të tij Kosovar.

Rücker 3

Rücker 2
z. Vitor Spaqi,z. Joachim Rücker, znj.Rücker, Zef Prenka
z.M.Bajraktari. Dr.Balidemaj,z.V.Spaqi dhe Konzulli  z. Faket kajtazi
z.M.Bajraktari. Dr.Balidemaj,z.V.Spaqi dhe Konzulli z. Faket Kajtazi

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen