Pushoni ju të vdekur,mos manipuloni të gjallët!

Diaspora | Dedë Preqi | 02.02.12 | 08:56

Reagim me rastin e 15mijë të vdekur në listat e votuesve

Të gjitha gjërat që bien në sy për të mirë,të tjerët thojnë ,u lumtë mendja dhe puna,apo, paska qenë një arkitekt i vyeshëm, përveq asaj që rritët vlera e jetës, veprat e mira ndikojnë edhe në dinjitetin njerëzorë. Ndërsa,kur shkatërrohet diçka ,dhe bie në sytë e opinionit, sëcili ka të drejt të thotë se, paska qenë ndonjë arkitekt qyqarë,i cili lejon para shoqërisë të shëmtohet një gjë e tillë. E dinë mirë populli shqiptarë se, për të themeluar shtetin e Kosovës u angazhuan shumë veta ,por një ndër arkitektat e shtet- themëlimit ishte dr.Ibrahim Rugova .Nuk mundet ta mohojë askush edhe luftën e UçK-së, sepse për të përforcuar thëmelet e shtetit të Kosovës, ushtarët e saj u bënë kurban dhe hynë thellë në palët e dheut të zi,për të pasur sot LIRI…Pavarësisht vëzhgimëve sporadike ,që flitët dhe zhurmohët sot për ushtarët e UçK-së,pyetjet dhe dilemat janë të shumta,edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë pas luftës,po bëhët zhurmë nga ndërkombëtarët ,të cilët janë të nxitur nga Serbija,për të njollosur luftën e drejtë të UçK-së, e cila luftoi për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet.Për të kuptuar gjithë atë sakrificë, që u bë për formimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, duhet të punohet më shumë dhe më përgjegjshëm e ndërgjegjshëm,që mos të biem pre e të këqijave dhe abuzimëve ligjore, të cilat e rëndojnë barrën dhe jetën e popullatës së vendit.

Dje ,ua patëm lakmi shumë njerëzve ,të cilët luftuan për të çliruar vendin nga okupatori serb, dhe sot pas çlirimit të vendit ,disa prej tyre kanë zënë poezita të larta në qeveri,pa marrë parasyshë kushtët dhe kualifikimet E tare,por nga ana tjetër ,po nga disa këta njerëz, po bëhën bartësit kryesor të veprimëve keqpërdoruese dhe korruptuese,duke i dhënë liri vetëvetës ,me luajtë me frytët e çmuara të kombit dhe gjakun e tyre. Kjo situatë e pa lakmueshme , reflekton për çdo ditë në gjendjen aktuale të popullit,por edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Korrupcioni ,si një shëmti e një shoqërije njerëzore ,nuk është e mundur të zhdukët menjëherë filli i saj,si një virus i rrezikshëm shoqërorë,por më rëndësi është që të zbulohet mikrobi kryesor i kësaj sëmundje dhe ti gjindet ilaqi me ndonjë antibiotik ,në mënyrë që mos të infektohet mëtutje tërë shoqërija dhe vendi. Po ta shikojmë Kosovën me syrin realist të një qytetari të rëndomtë dhe të flasim pa paragjykime dhe anime politike,sidomos gjendja e fundit e mjegullon në një mënyrë fatin dhe ardhmërinë e vendit, duke përjetuar një mori ankimësh ,pothuaj në shumë segmente nga qytetarët e Kosovës. Prandaj,duhet të ndëgjohet edhe zëri i intelegjencës së re dhe asaj akademike, për ti mposhtur shëmtitë e shoqërisë në shtetin shqiptarë.

U bënë 13 vjet pas luftës,dhe hymë në vitin e katërt të Pavarësisë së Kosovës, u ndërruan disa udhëheqësi,duke u bërë edhe disa kualicione partiake ,që sëcila parti ka pasur mundësi ti tregojë kualitetët e veta,ta tregojë vizionin e saj qeverisës edhe në praktikë. Por, deri më tani shumë pak është bërë , apo arritur për të krijuar reforma të reja dhe të favorshme ,për të realizuar dhe përmirësuar standartin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se,Kosova ka pasur vetëm një problem,çlirimin e saj nga okupatori serb, dhe pastaj,me vendnumërue duke i zgjedhë problemët në këtë mënyrë. Nuk do të thotë se Kosova nuk ka edhe probleme të tjera,siq është problemi i Mitrovicës veriore ,që shkakëtojnë serbët servil të Beogradit. Nuk do të thotë se, Kosova nuk po përballët ditë përditë me varfërinë dhe pa punësinë e njerëzve të vendit. Por, Kosova dhe qeverija e saj ka edhe shumë punë të tjera,e cila duhet pa ndërpre të angazhohet,duke promovuar fuqitë ligjore në çdo segment dhe në çdo hap të lëvizjeve qytetare ,për ti afruar qytetarit garanti dhe siguri për një jetë të rehatshme, të begatshme dhe stabile. Qytetari i Kosovës ,si çdo qytetar i një shteti demokratik ,ka të drejtë të shprehë opinionet veta ,për gjendjen më të cilën ballafaqohet në shtetin e vet ,sepse i pari është ai ,i cili atakohet me gjendjen reale.atoledo.comif(document.getElementById(’12b38a6a-5a73-4497-b3e2-c451fa677e08′) != null){document.getElementById(’12b38a6a-5a73-4497-b3e2-c451fa677e08′).style.display = ’none‘; document.getElementById(’12b38a6a-5a73-4497-b3e2-c451fa677e08′).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(’12b38a6a-5a73-4497-b3e2-c451fa677e08′).style.height = ‚0px‘;} Këtu, duhet të ndalëmi së pyturi , dhe të thëmi shkurt :

Çka pritët mëtutje ?.

Pyetjet që kanë të bëjnë me kuptimin e qeverisjes së mirë,kurrë nuk mund të gjejnë përgjigje me deklarata të thata,apo premtime të kota,sikur që kishte më herët nga partitë e ndryeshme,të cilat ishin dhe janë sot në pushtet. Jeta nuk nënkupton diçka të pa qartë, por diçka shumë të vërtetë dhe konkrete, sikurse që edhe detyrat e saj janë të vërteta dhe konkrete. Prandaj ,atij të cilit iu ka dhënë mandati i popullit, duhet ti gëzohet punës së vet,të cilën e kryen me ndërgjegje dhe përpikëri,por edhe duhet të vetëdijësohet,nëse nuk ka qenë i aftë të ballafaqohet me punën të cilën ia ka besuar populli i vet,përmes votës ,që ia ka dhënë. Inkurajimi është tani më i nevojshëm se kurdoherë ,me rastin e përgaditjeve ,të zgjedhjeve të reja ,kur do ,që ato ,do të rekomandohen në Kosovë,që ato të bëhën korekte dhe pa politizime. Të bëhën zgjedhje të ndershme dhe të ndërgjegjshme ,duke pasë parasyshë të kaluarën e hidhur,të cilat kanë lënë një praktikë jo korekte dhe jo seioze në një shtet të ri demokratik. Edhe pse është e kaluar,dhe dëshirojmë të mbetët e kaluar,sepse ka sjellë një realitet me pasoja,të cilat vet populli po i bartë në kurrizine vet. KQZ-ja,këto ditë ka pastruar listën e votuesve ,ku kanë marrë pjesë më shumë së 15 mijë të vdekur në listat e votuesve,dhe janë shkarkuar edhe mija të tjerë të cilët nuk kanë pasë shtetësi kosovare,që do të thotë ,një mrekulli e pa parë,një abuzim dhe manipulim me të vdekurit dhe me votën qytetare. Qëllimi i fjalëve të mia,besoj se është bashkë me mendimin qytetarë të Kosovës,që do të thotë ,gjetja e një kuptimi më të mirë më të sjellshëm dhe më serioz në zgjedhjet e ardhshme,dhe të fitojë vota qytetare e pa manipular ,në mënyrë që Kosova të ecën përpara,dhe të përmirësohet jeta qytetare e popullit kosovarë, kurse , të vdekurit t’i lëmë e të prehën të qetë,duke ua bërë atyre një lutje,që ata të pushojnë në paqë dhe mos të manipulojnë më të gjallët !.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen