Drame e vertete nga e kaluara ne familjen Leci,rrefen Xhafer Leci

Histori & Fakte | Zef Prenka | 13.02.16 | 01:35

Nga e majta: Baba im Osman Leci, djali i hallës të babës, Salih Shkodra, axha im Sahit Leci, vëllai dhe nipi Fadil e Gazmend Leci, Gjilan 1984

JA PSE E MBYTEN, AXHA DHE BABA IM, SAHIT E OSMAN LECI, ÇETNIKUN MALAZEZ NGA FSHATI SHAHIQ, NEDELKO SHARAC ?!

Shkruan Xhafer Leci

Sahiti me Osmanin të paarmatosur ia arrijnë ta çarmatosin Nedelko Sharacin e Shahiqit, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe duke e rrahur atë me dy djemtë, diku në vitin 1925. Atëherë Zuka me të atin Ahmetin vuanin dënimin në burgun e Nishit e Pozherevcit. Nedelko dhe tjerë serb e malazez në kohën e kralit me dhunë u merrnin shqiptarëve bagëtinë mbrenda kufirit të Kosovës dhe për çdo bagëti te trashë i dënonn me nga një argat për kositje livadhesh, kurse për bageti të imëta me nga një argat për të prashitur arat me misër. Shqiptarët ishin të detyruar të punojnë, përndryshe serbo-malazezët nuk do ua ipnin më mbrapa bagtinë e vet. Kësaj radhe Nedelko, provon t’ia merr disa lopë të Osmanit, i cili ishte shumë i ri, por i hasi sharra në gozhdë. Osmani nuk lejon marrjen e lopëve, por kacafytet me ta.

Vajza e Sahitit Xhemilja dhe motra e Zukës Hava i tregojnë Sahitit dhe ai shpejt nga ara ku ka qenë duke punuar arrin tek Nedelko në një mal diku 1 km mbrenda në territor të Serbisë. Nedelko thotë mirë se erdhe o Sahit se Osmanin nuk desha ta vras ngase është shumë i ri. Nedelko ngreh këmbzën e pushkës në gjoks të Sahitit, por për fat të mirë plumbi nuk ndez, prandaj Sahiti e kap Nedelkun për gjoksi dhe Osmani ia merr pushkën dhe duke sjellë në qafë të tij pushka e Nedelkut këputet në dy pjesë. Ai alivanoset dhe bie për toke. Sahiti e shtie përfundi Nedelkun dhe fillon ta rrahë, ndërsa njëri nga djemtë e Nedelkut me të cilët kacafytej Osmani gati sa nuk ia pret kokën Sahitit me sopatë. Osmani e paralajmëron duke i bërtitur ruaju Sahit? Sahiti largon kokën dhe hovi i sopatës gati sa nuk bie mbi supet e Nedelkos. Ua marrin sopatën djemëve të Nenelkos dhe i rrahin edhe ata.

Pasi i lodhen duart Sahiti duke e rrahur Nedelkun, fillon ta godasë me thembra këmbësh. Mundohen të qëndrojnë pësëri dy djemtë e Nedelkut, por kot ngase edhe ata rrahen nga Osmani dhe Sahiti. Shahiqi ishte tërësisht i banuar me shqiptarë, por më 1878 pjesa më e madhe mbeti në territorin e Serbisë, kështuqë shqiptarët një pjesë u ndalën pranë kufirit, kurse shumë familje në brendi të Kosovës. Për këtë rast bëjnë një takim pajtimi malazezët e Shahiqit dhe shqiptarët e Gmicës në fshatin Shahiq. Afër kufirit duke biseduar në një fushë, aty pari kalon hoxha mulla Xhafë Berisha i Sfircës. Kur e kupton problemin ai e merr fjalën dhe flet në gjuhën shqipe, sepse Nedelko e ka ditur shqipen si gjuhën e vet. Hoxha thotë Nedelko, ti e paske vrarë Sahitin, por Zoti nuk e paska vrarë. Ti e paske ngrehur këmbzën e pushkës, por nuk të paska shkrepur plumbi. Ti duhet ta pranosh fajin tënd, afroje dorën dhe bë pajtimin.

Me fjalimin e hoxhës bëhet pajtimi. Nga ajo rrahje Nedelko vdes pas 6 javësh. Nedelko para se të vdesë ua lë amanet djemëve dhe vëllazërve që mos ta padisin në polici Sahitin, sepse e ndien veten fajtor. Sahitin e kam vrarë thotë ai, por Zoti nuk e ka vrarë. Jemi pajtuar para burrave dhe mos e shkelni fjalën time. Djemtë e Nedelkut nuk i bënë padi Sahitit. E mbajten amanetin e babait apo nga frika nuk dihet, por mendoj se më shumë për shkak të frikës. Raste si ky i përmenduri, ka patur edhe më heret. Milivoje Durkoviq (si e quanin Milivoj i zi), më 1916 ia merr disa lopë Behlul Sadikut nga Gjyrisheci. Behluli merr Zukë Lecin dhe shkojnë natën për t’i marrë.

Lopët e ngujuara i gjejnë, por Milivoj nuk kishte qenë në shtëpi. Gruaja e Milivojt e njeh Zukën dhe ua lëshon qenin për t’i frikësuar. Zuka e rrah qenin, kurse gruaja e Milivojit del dhe i thotë “unë ty të njoh, ti je djali i Ahmetit”. Zuka e kërcnon duke i lënë porosinë Milivojit edhe pse nuk ishte aty. Kjo zënkë kishte shërbyer si shkas për ta vrarë malazezët të vëllain e Zukës, Mehmetin 14 vjeçar. Natyrisht se peripecitë e shqiptarëve kan qenë shumë të mëdha që nga vitit 1878 kur shqiptarët u përzunë nga tokat e veta dhe u sollën kolonistët serbo-malazezë me qëllim dhe strategji të caktuar. Në veçanti ishte rëndë për ne Lecajt që i kishin afër.

Si Zuka ashtu edhe Osmani thoshin se Sahiti ka qenë më trim se ne të dy. Këte e kanë pohur edhe të tjerë njerëz, cilët e kanë njohur mirë Sahitin. Sahiti në një rast edhe pse kishte qenë fill vetëm kishte çarmatosur, i kishte rrahur dhe i kishte përzanë 7 kolonistë të Majmullocit nga territori i Kosovës. Ata kishin hyrë me shefin e tyre Miliq Shkileviqin, për t’i rrahur barinjët shqiptarë të cilët po ruanin bagëtinë. Sahiti ia ka prishur syrin duke e rrahur çetnikun Jovan Sharac nga Shahiqi. Jovani i rrahte barinjët shqiptarë, të cilët ruanin bagëtinë në territorin e Kosovës dhe afër kufirit me Serbinë. Për këtë rast Jahir Leci i kishte thënë Sahitit të lumtë bre nip, se je shumë trim. Ta jap besën se sa të peshojë trupi yt aq lira do të paguaj dhe nuk do të lejoj që “hyqmeti te maltretojë për ketë rast trimërie e burrërie”. Me të vërtetë Jahiri mbrojti Sahitin dhe atë nuk e maltretoi xhandarëmria serbe. Në kohën e kralit shqiptarët kanë përjetuar tmerre, megjithatë nuk janë frikësuar dhe poshtëruar nga serbo-malazezët, por kanë qendruar burrë-nisht dhe trimërisht.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen