REPORTAZH NGA SHTEGTIMI NË SHEJTËRIMIN E NËNËS TEREZE

Diaspora, Reportazhe | Rrezore | 09.09.16 | 20:42

 

Shkruan : Lekë Preçi

Kur para tre-katër muajve, u bë e ditur data e sakt se kur do të shejtërohët Nëna Tereze në Vatikan-Romë, interesimi për këtë shtegtim ishte i madh Këshilli i Famullisë sonë ishte në nivelin e duhur dhe menjëherë filloi përgatitjet për këtë shtegtim. Kaluan pushimet verore dhe çdo shtegtarë , në mendje kishte këtë shtegtim i cili pritej me pa durim.

Kështu të 66 shtegtarët u njoftuan me kohë për kohën dhe programin e shtegtimit në Vatikan me rastin e shejtërimit të Nënës Tereze. Famullia jonë Katolike Shqiptare këtu në Stuttgart mbanë me krenari emrin e të Shejtës Nëna Tereze. Për këtë arsy , për ne, rasti është më i veqant dhe domethënës. Në datën e caktuar, të premtën , me 2 shtator, në orën 17,oo, të gjithë shtegtarët ishin në vendin dhe kohën e caktuar, të gatshëm për udhëtim.
Vërehej një ndjenjë hareje e gëzimi te të gjithë shtegtarët.

Dukej qartë në sjelljet e tyre , se ishte një udhëtim i veqantë, një udhëtim dhe pjesmarrje në një ngjarje të rëndësishme dhe të madhe në të gjitha dimenzionet. Të edukuar dhe të mësuar në Epokën e Nënës Tereze, me veprat e Nënës Tereze, me humanizmin dhe dashurinë për njeriun , këta shtegtarë dalë nga dalë , me plot qanta e gjëra që nevojitën gjatë rrugës, vëndosëshin në autobusin që priste këta shtegtarë.
Po, po , e vetëkuptueshme sepse te këta udhëtarë është bërë traditë tashmë, shtegtimi. Për çdo vit shtegtojnë në Lurd, në Izrael e vënde tjera. Kanë përvojën e duhur dhe për këtë arsy i kanë plot duart me valigje , me kiste të birrave, raki, gjëra ushqimore , instrumente muzikore, flamuj kombëtar e shtetëror. Traditë dhe përvojë e krijuar.
Para nisjës, gazetari i RTK-së Halil Rrustemaj, propozon që të bëhët një fotografi e përbashkët në shenjë kujtimi nga ky shtegtim i veqantë. Për ndryshe, Halili i cili na shoqëroj gjatë gjithë kohës , është një gazetar që në mënyrë besnike përcjell dhe paraqet në RTK aktivitetet e ndryshme të mërgimtarëve. Ai ka përcjell aktivitetet dhe veprimtarinë e Misionit Katolik Shqiptar në Stuttgart qysh nga viti 1993, kur fëmijtë i tij ishin nxënës të Shkollës Shqipe . Si valltarë dhe recitues të kësaj shkolle, janë paraqit shpesh herë në programe të përbashkta kurse Halili me kamerën e tij ka shumë inçizime nga këto vite.
Nisja me kohë.
Vërehej një mungesë ! Mungonte Patër Marjani i cili gjithnjë i shoqëronte me gëzim shtegtarët. Ai tani është në detyrë të re dhe ne i dëshirojmë gjithë të mirat.

Me ne ishin Motrat Terezinë dhe Valbonë. Atmosfera e rëndomtë deri sa të kalohët trafiku i rënduar nëpër qytet. Me të hyrë në autostradën A 81 disi atmosfera u ngjall. Këtë e bëjnë të rinjtë që në numër ishin të shumtë. Ata gjithnjë dhe kudo kanë hijeshinë , kanë bukurinë, kanë humorin, kanë këngën dhe harenë.

Rinia e Famillisë sonë, gjithnjë ka me vete harenë e gëzimin. Ata janë ma të mirët në shtëpi, në shkollë, në punë e ku do. Tingujt e qiftelisë së Gasprit dhe zëri i ti melodik, të ngazllejn, të mbushin hare dhe kënaqësi.

Mjafton të filloj e pastaj i ke të gjithë një. Nuk di se si kalonin aq shpejt ato kilometra dhe ato tunele të mërzitshme të Zvicrrës aq shpejt, pa as ma të voglin shqetsim a monotoni.

Pas një nate të hareshme, në mëngjesin e së shtunës arritëm në Romë te hoteli Piccole Ancelle di Cristo Re. Vëndosja ishte e përgatitur mirë dhe për pak minuta të gjithë ishin nëpër dhomat e tyre.

Pas një pushimi të shkurtër të gjithë u nisëm në këmbë për në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Pas një kontrollimi detal nga ana e sigurisë së Sheshit, hymë në Shesh. Një pamje impozante. Unë isha për herë të parë në këtë vend.

Sa e sa herë kemi lexuar nëpër libra dhe literaturë të ndryshme për këtë vënd të vogël por shumë të rëndësishëm për historinë botërore por edhe për historinë e popullit tonë shqiptar. Ne shqiptarët , që nga kohët e lashta, këtu e kemi historinë.
Impresive dhe mahnitëse ishin vizitat në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ajo arqitekturë precize qysh nga kohët e lashta, ato vizatime mahnitëse ku vetë dora e Mikelo Angjelos kishte projektuar e Leonardo da Vinçit kishte vizatuar. E pa përshkrueshme !
Dreka në hotel ishte e mirë, e qetë, shërbimi shumë korrekt. Biseda të pa fundme rreth përshtypjeve të udhëtimit e vizitës në Sheshin Shen Pjetri etj.

Në mbrëmje do të marrim pjesë në koncertin e përgatitur nga Ipeshkvnia e Kosovës në bashkpunim me Filharmoninë e Kosovës. Koncerti u mbajt në Kishën e Shën Palit. Një gjë është interesante. Kjo Kishë ishte e mahnitshme, impozante por që nuk është në kompleksin e Vitikanit.

Është në qytetin e Romës. Një numër i madh i vizitorëve nga të gjitha anët e botës. Një prezentim i shkëlqyeshëm i Yjeve tona në arenën artistike. Përfaqësues eminent nga jeta politike, artistike, sportive etj.

Ambienti ishte shumë i madh , kështu që zërimi dhe mundësitë tjera teknike nuk ofruan mundësi që të gjithë të pranishmit të kishin qasje në këtë koncert.
Të nesërmën, e diel, me 4 gusht 2016, herët në mëngjes, si dukej e të gjitha rrugët e Romës të qonin në Vatikan, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Një dyndje e madhe e shtegtarëve nga të gjitha anët e botës për të marrë pjesë në Shejtërimin e Nënës Tereze. Edhe ne , shtegtarët e Famullisë Katolike Shqiptare e Shejta Nëna Tereze në Stuttgart, bashkarisht ishim prezent në këtë ngjarje të rëndësishme e cila përseritet shumë, shumë rrallë, me qindvjetsha. Mesha solemne filloj në orën 10.30 minuta e udhëhequr nga Papa Franqesku.

U lexua një historik i shkurt i jetës dhe veprës së Nënës Tereze dhe pastaj u zbulua fotografia zyrtare e SHEJTËS NËNA TEREZE. Me këtë akt solemn edhe zyrtarish Nëna Tereze u shpall e SHEJTE.

Ne shqiptarët mburremi dhe jemi krenar që bota përëndimore po na i pranon dhe çmon vlerat. Mburremi dhe jemi krenar me Bijën tonë e cila u lind dhe e rriti shtatin në truallin arbëror.
Patëm kohë të lirë në atë pasdite dhe atë e shfrytëzuam për shëtitje dhe freskim në atë vapë të madhe, nëpër rrugët e sheshet e Vatikanit, nëpër shitorët e restoranët e shumtë.
Nisja ishte planifikuar në orën 17.oo të asaj të diele të datës 4 gusht 2016 për në Stuttgart. Nisja me kohë, të gëzuar, të hareshëm, me plot përshtypje të mira, mbreslënëse, me plot fotografi të ndryshme në telefona e aparate fotografike. Dhe si gjithnjë në këso raste, rapsodi ynë Gaspri i kishte vu rend për rend të gjitha ngjarjët interesante për ti paraqit shumë, shumë bukur përmes telave të qiftelisë. Kështu, duke krijuar një atmosferë të hareshme deri në orët e vona.
Të nesërmën , aty nga ora 7 e mëngjesit, arritëm në Stuttgart për tu shpërnda me përshtypjet ma të mira nga ky shtegtim, me përshëndetjet për një javë të mirë e të mbarë.
Eca, eca , pak shkrova !

Shtutgart,

shtator 2016

Foto nga Vilson Markaj dhe Halil Rrustemaj.

Në autobus

Në autobus

Grupi i femrave

Grupi i femrave

Grupi i burrave

Grupi i burrave

Foto e realizuar në Vatikan

Foto e realizuar në Vatikan

Sheshi Shën Pjetrit në Vatikan

Sheshi Shën Pjetrit në Vatikan

Nëpër Romë

Nëpër Romë duke pritur autobusat

Duke ecur deri te sheshi ne Vatikan

Duke ecur deri te sheshi ne Vatikan

Në koncert Bazilika e Shën Palit në Romë

Në koncert
Bazilika e Shën Palit në Romë

Gjatë koncertit

Gjatë koncertit

Koncerti ne Romë

Motrat gjatë koncertit në Romë

Udheheqesi i grupit Loni me kameramanin Halilin

Udheheqesi i grupit
Loni me kameramanin Halilin

Foto e grupit gjatë shetitjeve

Foto e grupit gjatë shetitjeve

Grupi gjatë levizjeve

Grupi gjatë levizjeve

Zefi e Gustini me flamuj te kombit

Zefi e Gustini me flamuj te kombit në mes të Romes

Edhe Aktori z.Vilson Spaqi ishte me grupin në Vatikan

Edhe Aktori z.Vilson Spaqi ishte me grupin në Vatikan

Foto e rastit: Kryetari i Q.K.Sh. Sh.z Vitor Spaqi, Halili dhe Zefi

Foto e rastit: (nga e djathta)
Kryetari i Q.K.Sh. Sh.z Vitor Spaqi, Halili dhe Zefi

Autori i Reportazhit z.Kekë Preçi dhe z.Vitor Spaqi

Autori i Reportazhit z.Lekë Preçi dhe z.Vitor Spaqi

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen