Kush e fitoj betejën politike, Serbija apo Kosova

Diaspora | Dedë Preqi | 25.02.12 | 08:05

Pas mendimit të GJND-së,Serbija përjetoi edhe  disfata të tjera ,e cila kishte për qëllim ta sfidoi Kosovën dhe Pavarësinë e saj. Është një qëllim i vazhdueshëm i Serbisë, që Kosovën ta fusë përsëri nën ombrellën e vet ,dhe qështja e statusit të Kosovës përsëri të rihapët dhe të mos lejohet integriteti dhe njohja e këtij shteti ,sidomos në ato vende ku ka bllokuar njohjen e saj.

Përveq tjerash, Serbija e dinë fort mirë se,mund të mbetët jashtë loje,nëse konfrontohet me Amerikën dhe Evropën, duke parë se Pavarësija e Kosovës është e pa kthyeshme.

Prandaj, Prishtina dhe Beogradi duhet të ulën në një tavolinë së bashku, duke ndërmjetësuar me palën e tretë,në krye me Robert Cooper,ndërmjetësues nga ana e BE-së,i cili shquhet si një njohës i mirë i qeshtjeve ballkanike.

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, gjindet në një atmosferë të vështirë,sepse pala serbe nuk lëshon pe,dhe sipas tyre Beogradi akuzon Prishtinën se,po e kërkon të pa mundshmën.

Këto janë propagandat e Serbisë, si gjithëherë me atë stilin e vjetër, e cila me çdo kusht mundohet ti mbajë dy shalqina në një dorë,edhe Kosovën edhe Evropën,që është e mundshme të mbetët pa asnjërën. Delegacioni i Prishtinës, e ka bërë të mundur ,që për hirë të marrëveshjes të bëhët çka është e mundur,duke lëshuar pe në Rrezulutën 1244,së cilës i ka dalë „yzi“,që moti.

Mirëpo,pas disa negociatave të mundimshme në mes të dyja palëve,më 24 .02.’12. u arritë një marrëveshje,që sipas BE-së,të dyja palët kanë arritur marrëveshjen, me çrast Kosova do të prezantohet pa UNMIK-un, vetëm në emër të Kosovës,por me fusnotë, që do të thotë,do të identifikohet pa paragjykime ndaj pozicioneve të veta,në pajtim me 1244,të KSKB, dhe Opinionin e GJND-së, e cila miratoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i ekipit serb dhe Serbija thotë se, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është në përputhje me interesat dhe Kushtetutën e Serbisë, dhe tani më,është e qartë rruga e shtetit serb ,e cila sipas tyre i ka plotësuar të gjitha kriteret për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërsa pala kosovare dhe shefja e delegacionit shqiptarë shprehen optimist se, në këto bisedime dhe në këtë marrëveshje ka përfitue shumë Kosova,duke e quajtë fusnotën si një fjollë bore.

Shumë diplomatë të  vendeve të ndryshme ,si edhe ata të SHBA-ve,të Gjermanisë,Anglisë,e tjerë,marrëveshjen e quajtën të favorshme për të dyja palët,por edhe Kosovës i hapën rrugë të reja dhe shumë të rëndësishme në integrimet e saja evropiane dhe veriatlantike.

Sipas disa analistëve të huaj por edhe të vendit,kjo marrëveshje  mundet të jetë e dobishme për të dy palët, por vjen pyetja se kur bëhët implementimi i marrëveshjes, sepse Serbija në negociatat e më hershme ,pothuaj se fare nuk i ka zbatue marrëveshjet paraprake,prandaj qëllimi i palës serbe është që tu lëshojë hi syve BE-së ,dhe të tjerëve, vetëm e vetëm që,të anëtarësohet në BE-në.

Dhe nëse BE-ja,nxiton vetëm për ta futur Serbinë nën ombrellën e vet,pa i plotësuar kushtet në praktikë,të cilat janë të shumta dhe të domosdoshme sidomos për Kosovën,si kthimi i të pagjeturve,lëvizja e lirë e qytetarëve,zhbërja e strukturave paralele në veri të Mitrovicës,heqja e barikadave,menagjimi i dy pikave kufitare,pranimi i pasaportave dhe dokumenteve universitare,zgjedhja e tregëtisë së lirë,kthimi i borgjeve, kthimi i dokumeteve kadastrale,dhe shumë gjëra tjera,përndryshe kjo marrëveshje është fund e krye e pa kuptimtë.

Nëse dëshirojmë ta fitojmë një kuptim pakë më të thellë të kësaj marrëveshje,nuk është e mundur që kanë fituar të dyja palët, sepse Serbija ka të bëjë shumë hapa para,sidomos në anëtarësimin e saj në BE, ndërsa Kosova është ende e izoluar  në Evropë,as liberalizimin e vizave nuk e ka të pranuar. Serbija ishte deri dje okupatore e Kosovës,dhe diplomacija e saj ka ende apetite dhe „vese“ nga e kaluara,dhe tani po hynë në BE,pa asnjë therrë në këmbë.

Mund të kuptohet shumë lehtë se,të gjitha ëndërrimet e Serbisë po plotësohen,ndërsa kosovarët duhet të zgjohen nga gjumi i ëndërrave. Populli shqiptarë i beson Amerikës dhe aleatëve të saj, por Evropa duhet të ketë një kujdes të veqantë dhe këtë herë mos ti zhgënjejë shqiptarët,sepse e meritojnë si popull të drejtat e tyre,si gjithë popujt tjerë të rajonit dhe Ballkanit perëndimor. Në Kosovë kërkohet më shumë vullnet politik dhe angazhim në gjitha sferat e zhvillimeve të vendit, për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të saj, për një të ardhme më të mirë dhe më të begatshme.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen