Ansambli „Arbëresha“ nga Sirnach shënoi 10 vjetorin

Diaspora, Histori & Fakte, Reportazhe | Zef Prenka | 26.01.14 | 23:03

Në Sinach te Zvicrres me 25.01.2014 u shënua 10 vjetori i Ansamblit „Arbëresha“.

Të jesh në një mes të tillë siç dijn të organizojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në kantonet Thurgau e St.Gallen apo më mirë të themi Misioni Katolik Shqiptar me qënder në Sirnach,të le përshtypjen që, atëdheun tonë të dashur e prek me tërë qënjen tënde.
Kështu, të shtunen me 25.01.2014 Ansambli tashmë i njohur „Arbëresha“ festoj 10 vjetorin e formimit të saj.
Në manifestim ishin prezent edhe ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli me trupat diplomatike pranë konzullates në Zürich.
Ishte një përvjetor i sukseseve dhe të arriturave të gjithanshme, që Ansamblin „Arbëresha“ e sjellin para publikut me dashuri dhe simpati të veqant.
Suksesit të këtij Ansambli i kanë parapri protagonistët e devotshëm, antarët e këtij Ansambli ,koreografet dhe bashkëpuntoret e tyre.
Ndër protagonistet dhe njëherit, njëri ndër drejtuesit e Ansamblit „Arbëresha“ ishte, tashmë i ndjeri Lulzim Saliquni, i cili pak muaj më parë u nda përgjithmonë nga radhet e tyre,nga valltaret,nga bashkëpuntorët, nga Misionaret duke kaluar në përjetësi të amshueshme.
Prandaj, ishin emocione të dyfishta ,ato të suksesit dhe të arriturave të këtij Ansambi dhe nga ana tjetër një dhëmbje e pa përshkrueshme për Lulin e tyre,për kryetarin e tyre,për Lulin që, loti nuk mund të mos tradhtonte.
Ishte një atmosferë e pa parë ndonjëherë që, vetëm ata, artistë profesionist mund të krijonin një emocion dhëmbje të thellë për mikun e tyre të shtrënjtë Lulin,që i kishin kushtuar një këngë të kënduar nga znj. Kengji me aq fuqi të përfillshme me emocione që, frymën të ndalte nga teksti dhe melodia rënqethëse.
„Ah moj, këngëtare ç’na bëre, përlote edhe ministrin e diaspores,…pëshpëriti konzulli që kisha fare pranë!?
Familjen e Lulit e kaploi një pikllim i thellë,e ëma nuk mundi të qëndronte e ulur,por nën zërin e znj. Kengji ajo arriti fare afër bynes,ku përfalej me lotët e mallit ,për djalin e saj të cilit i këndohej kënga, i kishin punuar edhe një portret nga piktori i mirënjohur z.Arsim Bajrami që, dy vajzat e Lulit e mbanin para publikut të përlotur.
Më ra ndërmend një skenë jasht atyre përjetimeve të rënda, lot dhe krenari ,këta janë artistë të vërtetë! Thash me vete,a meritojnë këta artistë të janë pjesë e ndonjë skenari të ndonjë regjisori për ndonjë film për mërgimtarët?!
Përgjigjën e gjeta në fjalët e të pranishmëve, misionarëve tanë të devotshëm don Albert Dema,Don Marjan Marku (ky i fundit themeluaes i ketij grupi folklorik), fjalimi i ministrit të diaspores z. Makolli e shumë të tjerë të cilët i uruan këtyre artistëve dhe koreografeve të tyre si. Prof. Xhemajli Berisha punë të mbarë në aspirata e tyre që, Luli kishte thënë: …moto e jona është që përmes kënges,valleve dhe skenave nga tradita dhe kultura shqiptare, para mërgimtarëve të sjellim pak Atëdhe,..! Pra, pak atëdhe në mërgim!
Pastaj, për punen dhe angazhimet e këtij Ansambli ishte pergaditur një monografi të cilën ia kishin besuar z. Ndue Ukaj ,që kishte bërë një punë të madhe duke përshkruar ngjarje dhe shënime përvjetoresh dhe festa të ndryshme me foto dhe intervista.Diçka e bukur dhe dokumentuese!
Për fund ishin paraparë disa interpretime profesionale nga valltaret që publiku i duartrokiti me dashuri të madhe.
Për të pranishmit ishte organizuar një darkë e përbashkët që kuzhinjerët shqiptar kishin pergaditur ushqim cilësor dhe i nderuan të gjithë!

image

Lulzim Saliquni -pikturë

image

 

 

image

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen