Akademi përkujtimore dhe promovim të 14 librave shkencore…

Diaspora | Zef Prenka | 27.11.16 | 18:41

Më 26.11.2016 në sallën e Konzullates së RK.në Shtutgart u organizuar akademi përkujtimore për tre veprimtar të kombit, Akademik Mark Krasniqin, Emin Fazlia dhe Akademik Gjelosh Gjokaj si dhe promovimi i 14 librave shkëncor nga 150 autorë anë e kënd shqiptarisë, organizuar nga Shoqata“Trojet e Arbërit“ dhe Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart.

Më sa vijon:

Fjala përshendetse e Kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ‘‘Trojet e Arbrit‘‘ Mr.sc.Nue Oroshi e mbajtur në Shtutgart më, 26 Nëntor 2016.
Të nderuar pjesmarrës të kësaj Akademie Përkujtimore;
Zonja dhe zotërinj;
I nderuar Konzull i Republikës së Kosovës zotëri Blerim Canaj;
I nderuar Kryetar i ‘‘Qendrës Kulturore Shqiptare ‘‘ në Shtutgart zotëri Vitor Spaqi;
Të nderuar familjarë dhe miq të tre atdhetarve dhe krijusve shqiptar;
Sot në prag të ditës së shenjët kombëtare 28 Nëntori kemi vendosur që Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë ‘‘Trojet e Arbrit ‘‘se bashku me ‘‘Qendrën Kulturore Shqiptare‘‘në Shtutgart në mënyrë dinjitoze të përkujtojmë tre atdhetarët dhe studiuesit shqiptarë: akademik Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe Gjelosh Gjokaj, si dhe të bëjmë promovimin e katërmbëdhjetë veprave enciklopedike të historisë sonë shqiptare, vepra të cilat u botuan në intervalin kohor prej vitit 2004 – 2016, si fryt i katërmbëdhjetë sesioneve shkencore të mbajtura në të gjitha trevat shqiptare dhe gjashtë akademive shkencore të mbajtura nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Fillimisht në këtë akademi ju uroj Ditën e Flamurit,ditën kur atdhetarët shqiptarë tash e njëqind e katër vjet më parë bënë gjithçka që ta krijojnë Shqipërinë edhe për kundër faktit që rrethanat politike bënë që të krijohet vetëm një pjesë e Shqipërisë ndërsa pjesët e tjera mbetën të ndara sot e asaj dite, ku çdo ditë kërkojnë që t‘i bashkangjiten trungut amë, pra bijtë dhe bijat kërkojnë që sërish të mblidhën rreth sofrës Kastriotase me një Shqipëri të bashkuar dhe demokratike, ku do të krijohet një Konfederatë e Shteteve Shqiptare, me kryeqytet Prizrenin e
shumë Beslidhjeve Shqiptare. Gëzuar Dita e Flamurit me urimin që përvjetorët tjerë t‘i festojmë në një shtet të bashkuar.
Të ndëruar pjesëmarrës,
Sot me ligjeratat e tyre si dhe me evokuimin e kujtimeve studiuesit do të flasin për jetën e veprën e tre personaliteteve tona shqiptare që lanë gjurmë në lëmin e atdhedashurisë, qoftë përmes shkrimeve të tyre, qoftë përmes aktiviteteve kombtare, qoftë përmes paraqitjes se pikturave dhe portreteve të nacionalizmës shqiptare, duke prezentuar artin dhe kulturën tonë. Sot do të flasim për Akademik Mark Krasniqin, studiuesin i cili i la kulturës shqiptare, dhjetra vepra shkencore, në kohërat më të vështira u vue në krye të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe i tregoj botës se shqiptarët kanë një orjentim Evropian të civilizuar.
Akademik Mark Krasniqi shkoj me amanetin: Amanet bashkimin kombëtar!
Sot do të flasim për kryetarin e ‘‘Besëlidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare ‘‘Emin Fazliu alias Emil Kastrioti i cili një jetë të tërë ia fali Shqipërisë së bashkuar dhe demokratike . Baca Emin edhe pse i rritur pa prind pasi që babain e tij Hajredin Vidishiqin ia kishin pushkatuar kriminelët komunistë dhe ja kishin gjuajtur në pyll , ku kufoma e tij ishte gjetur pas disa javësh, por nuk ishte prekur as nga bishat e malit por ishte vrarë nga bishat komuniste.
Baca Emin na la disa vepra te shkruara, për aktivitetin e ‘‘Besëlidhjes Kombtare Shqiptare ‘‘ si dhe shtatë vepra tjera të cilat së shpejti pritën ta shohin driten. Sot do të flasim edhe për piktorin e madh shqiptar Gjelosh Gjokaj i cili i takon plejadës së treshës së madhe Koliqi-Camaj-Gjokaj që lanë gjurmë të pashlyer në artin dhe kulturën Evropiane. Madje ky pasardhës i baca Kurtit që tek Ura e Rrzhanicës Baca Kurti, ju tha armiqve të kombit shqiptarë se këtu është Shqipëri ndërsa nipi i tij Gjelosh Gjokaj me syrin e tij shpues me idetë e arta dhe duart e palodhura arriti që artin shqiptarë ta bëj të njohur në botë.
Sot do t’i promovojmë edhe katërmbëdhjetë vepra shkencore me rreth dhjetë mijë faqe material shkencor dhe kombëtar që janë fryt i katërmbëdhjetë sesioneve shkencore të mbajtura në të gjitha trojet shqiptare dhe gjashtë akademive të mbajtura në Evropë. Të ndëruar pjesëmarrës nuk duhet të kemi frikë nga nacionalizma shqiptare sepse historikisht nacionalizma shqiptare është nacionalizëm mbrojtës është nacionalizëm e cila ishte organizuar për mbrojtjen e dinitetit kombëtar , pragut të shtëpisë dhe mosshuarjës së votrës.
Prandaj, në emër të njëqind e pesëdhjetë intelektualëve shqiptarë që janë të lidhur ngushtë rreth Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ’’Trojet e Arbrit ’’ i uroj punë të mbarë kësaj Akademie madhështore ndërsa mikrpitësve ’’Qendrës Kulturore Shqiptare ’’ në Shtutgart një falënderim të posaçëm për këtë organizim të përbashkët.
Urime, gëzuar dhe na shkoftë puna mbarë!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen