Studentët duhet trajtuar sipas standardeve demokratike

Diaspora, OP-ED | Zef Prenka | 28.01.14 | 23:38

Vilson Mirdita

Të nderuar miq,

pamjet e sotme para ndërtesës së Rektoratit dhe fotografitë me studentët të rrëzuar përtoke si në kohërat e nënshtrimit të rinisë kosovare nga regjimi millosheviqian, janë një realitet i ri nëpër të cilin po kalon vendi ynë. Në vend që të analizohen kërkesat e drejta të studentëve dhe të shumë profesorëve të Universitetit të Prishtinës për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me publikimin në revistat fiktive, rektori ka vendosur t‘i injoron të gjitha këto, ndërsa policia duke respektuar urdhërat e atyre që sollën rektorin në atë post, tërheq zvarrë studentët nga oborri i rektoratit. Në fakt rektori sot do të duhej të ishte në Gjermani, në Universitetin e Hohenheim-Stuttgart. Sot këtu u mblodhen rektorë dhe profesorë të shumë universiteteve të vendeve të rajonit tonë, nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria si dhe universitetet nga Austria dhe të dy universiteteve gjermane. Vendin e përfaqësuesve të Kosovës që mungonin e zunë përfaqësuesit e Universitetit të Zenicës dhe atij të Mostarit. Po, po, këto dy universitete pranuan menjëherë propozimin e udhëheqësit të projektit, Prof. Müller nga Instituti i Teknikës Agrare të Universitetit të Hohenheimit për të qenë pjesë e projektit për energjinë e ripërtritëshme. Kosova, gjegjësisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i posaformuar i Pejës e refuzuan bashkëpunimin me një universitet gjerman, universitet ky që në 20 vitet e fundit ka udhëhequr me dhjetra projekte me Universitetin e Prishtinës. Ishin të kota përpjekjet e mia dhe të mikut të madh të shqiptarëve, Prof. Kottke, për të bindur menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës për të bashkëpunuar në këtë projekt. Sic duken punët, ata kanë të tjera halle. Dhe për këtë refuzim bashkëpunimi, përkundër kërkesës sime, nuk pranova kurrë asnjë sqarim nga rektori dhe as nga „shkenctarët“ e tjerë që e rrethojnë atë me shkëlqimin e famës së tyre në revistat fiktive e korruptive. Janë të mjera konstatimet e rektorit Gashi në intervistën që i dha në edicionin kryesor të lajmeve në RTK, ku përvec shumë të pavërtetave të tjera të cilat ndërkohë u verifikuan si të tilla, ai flet edhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërkombëtar, që sipas tij duhet të ketë qenë kontribut personal i tij. Kjo që u tha më sipër dëshmon ndërkaq dicka krejt tjetër: dëshmon se në Universitetin e Prishtinës askush tash për tash nuk çanë kokën për këtë bashkëpunim dhe kështu po e izolojnë universitetin tonë nga bota akademike europiane. Vetëm kjo neglizhencë do të duhej ndëshkuar me largimin e udhëheqjes nga postet që kanë dhe që i keqpërdorin veç tjerash me mospunën e tyre që tashmë ka marrë përmasën e krimit.

Dr.Vilson Mirdita

Dr.Vilson Mirdita

Përballë kësaj gjendjeje katastrofike në të cilën e ka sjellë rektori dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Universitetin e Prishtinës nuk ka alternativë tjetër veç largimit. Andaj edhe unë iu bashkohem atyre studentëve dhe profesorëve në kërkesat e tyre të drejta: Rektor mos luaj me ndjenjat e mijërave studentëve e qindra profesorëve: jep dorhëqje dhe largohuni nga rektorati, ju dhe e gjithë klika e injorantëve që ju rrethojnë. Rektorati dhe universiteti kërkojnë njerëz me kualitete të tjera profesionale dhe morale./fb/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen