NJË MONOGRAFI T’MERI E DHËMBJE „MARTIRËT E KORENICËS“ NGA ENGJËL I.BERISHA

Histori & Fakte | Dedë Preqi | 08.10.14 | 23:53

Dedë Preqi

Përmes kësaj Monografie dhe shumë librave të tjerë me përmbajtje të dhimbshme e historike, ndryshe nuk mund të dëshmohen gjitha ato tragjedi, masakra dhe pësime shqiptare nga aparatura e regjimit serbo-sllav të Millosheviqit.

Prandaj, ky qëndrim ndaj tyre e nxitë ngarkesën e kujtesës shqiptare, që mos të harrohet ky absurditet e një politike që dëshmon tmerin e apologjisë serbe mbi Kosovën.Unbenannt Duke bërë një vështrim dhe shëtitje të vëmendshme në Monografinë „Martirët e Korenicës“ të autorit Engjëll I.Berisha, është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës në mënyrën normale, kur fillim e mbarim të kësaj monografie kemi vetëm tortura, vrasje, përsekutime, djegie dhe shkatërrime të përgjithshme të asaj që është vetëm shqiptare.

Përpjekja e autorit për të prezentuar dhe shpjeguar të gjitha represaljet tipike të një regjimi totalitar fashist serb, ndaj popullit shqiptarë të pafajshëm, duke qëndruar në trollin e vet deri në fund të jetës, që është një teori dhe praktikë e vërtetë njerëzore dhe i jep gjithë botës një dëshmi reale, se shqiptarët nuk kanë tjetër tokë dhe truall, përveq asaj që e trashiguan nga të parët e tyre, të cilët do ti ruajnë gjerë në fund gjurmat dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, madje edhe në ato kushte t’meruese të shtypjeve psikike dhe fizike.

Më 27 prill të vitit 1999, në fshatin Meje e Korenicë, të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare dhe policore serbe, u krye masakra më makabre në rajon dhe vend, që në të njëjtën ditë u vranë dhe masakruan 367 shqiptarë, dhe të tjerët i dëbuan nga trojet e veta, më qëllim të një spastrimi etnik, duke ua vënë flakën banimëve dhe duke plaqkitur pasuritë e popullit, me çrast përfundimi i luftës Gjakovën më rrethinë e gjenë me 1500 të vrarë, janë djegur dhe plaqkitur 6500 shtëpi banimi, janë rrënuar 8 shkolla dhe demoluar 28 të tjera, marrë nga shënimet e autorit Engjëll I.BERISHA, në librin e më hershëm „Masakra e Korenicës dhe e Mejës“ 27 prill 1999.

Ndërsa, në këtë rast e kemi Monografinë e veqantë të fshatit Korenicë, më 27 prill,e cila me fotografi dhe fakte dëshmon ngjarjen dhe dhëmbjen kombëtare, ku pa asnjë gjykim dhe mëshirë vrahen 70-të, shqiptarë të pafajshëm vetëm të fshati Korenicë, nga kriminelët e Millosheviqit. Dhe më keqja që i shtohet këtyre episodeve tragjike të këtij fshati, kufomat i muarën kriminelët serb dhe i zhdukën, një pjesë e tyre janë gjetë pas disa vitëve në Batajnicë afër Beogradit, dhe ka prej tyre të cilët nuk janë gjetë akoma edhe kësaj dite pas 15 vitëve nga lufta dhe zhdukja e tyre. Ka plot nëna të këtij fshati, që dhanë dy-tre e më shumë fëmijë martirë, e cila tragjedi godet thellë më dhimbje historinë e njerëzimit nga një krim barbar, dhe nuk mbahet mend që pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhëmbjet e nënave nuk kanë kufinj, kur i shohin gjakatarët serb që ua rrëmbejnë e masakrojnë fëmijët para syve, të cilat i humbin shpresat dhe besimin në ardhmërinë e tyre, dhe të pa fuqishme, por, në shenjë proteste janë vetë flijuar, duke u bërë subjekt i shkatërrimit shpirtëror dhe fizik i vetëvetës, sikur që është edhe rasti i Nënës Pashke, e cila vetëflijohet për t’u liruar nga vuajtja dhe ankthi për dy bijtë e saj të vrarë nga kriminelët serb. Vetëflijimin e nënës Pashke, dikush mund ta quante jo të mirë, por veprimi i saj mund të cilësohet si i vetmi në botë, i një nëne shqiptare, e cila në shenjë proteste kundër barbarisë serbe, e zgjedhi vetëm këtë rrugë, që vetëflijohet e vetëdishme, se vuajtjet e saj për bijtë e vet do të përfundojnë vetëm në këtë mënyrë.

„Martirët e Korenicës“, një Monografi e luftës së fundit në fshatin Korenicë me martirët e saj, e shkruar dhe dokumentuar me fotografi e fakte, e shënon një pjesë të dhimbshme të tragjedisë së popullit shqiptarë të Kosovës, e cila nuk mund të kualifikohet ndryshe, përveq një gjenocidi i paramenduar dhe i planifikuar nga regjimi i okupatorit shekullor serbo-sllav, për zhbërjen dhe spatrimin e popullit shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore.

Këto detaje rrënqethse dhe të tjera të ngjajshme të autorit E.I.Berisha, janë në shërbim, në radhë të parë jo vetëm të idalit të autorit, i cili humbi vetë anëtarët e familjes në këtë luftë, por në shërbim të një shiriti të gjërë të mbarë kombit shqiptarë, e cila dramë e përgjakshme është udhëhequr prej një bishe të egër sllave, e dehur në gjak dhe shpirt, që nuk kurseu as fëmijët në djep. Kryesisht duke pasë për qëllim të tregojë rrugën e viktimave që shkakëtoi fashizmi sllav ndaj shqiptarëve, autori përmes kësaj monografie dhe librave të tjera të shkruara mbi luftën e fundit, ka hedhur dritë në këtë drejtim, duke mos lënë anash edhe pasojat e kësaj tragjedie kombëtare, të traumave të thella psikike, që eventualisht ka lënë kjo luftë barbare në mesin e popullatës shqiptare.

Kështu autori, brenda kësaj monografie ka tubuar një varg episodesh tragjike origjinale, të cilat janë rrjedhojë e dramës tragjike të shqiptarëve në këtë fshat dhe në Kosovë, ku në këtë tërësi të fatit tragjik shkrihen të gjitha ëndërrat e këtyre kreaturave, shpresat e tyre, frika, traumat dhe ankthet e nënave, që edhe sot pas një qerek shekulli, ato nuk pushojnë , duke kërkuar bijtë dhe bijat e tyre, që janë rrëmbyer, e fshehur dikund në djerrinat e Serbisë.

Fotografitë dhe pamjet tragjike të kësaj monografie, janë gjurma të një gjenocidi, që shkakëtoj okupatori serb në popullatën shqiptare, të cilat janë prezente në çdo pëllëmbë të tokës kosovare, dhe të cilat pasoja, dashur e pa dashur sulmojnë sferat e jetës dhe shpresat e optimizmit njerëzor, në këtë rast atij shqiptarë. Qëllimi i autorit nuk është ta thotë vetëm atë që duket në këtë monografi, por qëllimi i autorit do të thotë, të zbulohet e vërteta që mos të lihet anash dhe ajo që nuk është në sipërfaqe, e cila është nyja që përbënë indin kryesor të luftës fashiste serbe ndaj popullatës shqiptare.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen