F A K-u, TË BËHËT USHTRI- VENDET E REZERVUARA AS KUSHT ,AS GARANTI

OP-ED | Dedë Preqi | 01.05.14 | 18:44

Nga Dedë Preqi
Ne e dimë se nuk ekziston diçka më e mirë që mund ta kompensojë tërë atë që ka vuajtur populli shqiptarë, përveq frymës së lirë dhe lirisë së vërtetë njerëzore, e cila rrjedhi nga fryti i shumë sakrificave dhe gjakut që u derdh dhe e lau këtë tokë me shekuj. Prandaj, koha në të cilën po kalojmë sot, është jeta të cilën e kemi në dorë dhe e cila varet prej nesh, pamvarësisht nga shkaqet e ndryshme dhe ndikimet e njerëzve, që ende nuk pajtohen me fundin e paqartësisë dhe jetojnë akoma më ëndërrat e kaluara, apo nën presionin e mitëve të tyre. Edhe pse populli i Kosovës nuk e ka lehtë ta asgjësojë të kaluarën dhe tmerët e saj, por është mundësia për të mbajtur, apo arritur madhështinë tonë nëpërmes punës dhe angazhimit të pa mbaruar, dhe t’a mundësojmë sa do pak shërimin e këtyre plagëve, duke shpresuar se e ardhmja e këtij populli është kthyer në fitore të përhershme.
Populli shqiptarë në Kosovë përjetojë të gjitha nënçmimet njerëzore nga barbaria e regjimit serb dhe nuk është dorëzuar, prandaj ata të cilët e kanë shikuar filmin RINGJALLJA-nga libri i Tolstoit, do të kishin mendime të njëjta, se ringjallja ekziston për njerëzit, pse jo edhe për ne shqiptarët, se u ringjallëm edhe njëherë, duke falenderuar zotin me fuqinë ushtarake të Nato-s, dhe Ushtrinë shqiptare çlirimtare. Kështu, struktura e popullatës shqiptare në Kosovë ndryshoi, prandaj duhet të ndryshoj edhe struktura e jetës dhe përmirësimi gradual i këtij populli dhe vendi. Në vitin 1999, Bashkësia Ndërkombëtare, përveq KFOR-it, që e ruan paqën në Kosovë, vendosi edhe administratën e UNMIK-ut, për një mandat tre vjeqar, i cili afat nuk u përfill fare, por administrata e tij ekziston edhe sot, nga i cili nuk mund të spekulojmë se kishte bërë diçka pozitive për atë që ishte zotuar në programet e veta, dhe i cili vendosjen e demokracisë në Kosovë nuk e argumetoj në mënyrë të sukseshme.
Dhe pastaj, mbas UNMIK-ut, pasoi administrata e tjetër e quajtur EULEX, i cili qëndron dhe administron pjesën e madhe të gjygjysisë dhe doganave në Kosovë, të cilit iu shty mandati deri në vitin 2016. Do të thotë se shteti dhe qeveria e Kosovës, që në hapat e saj të formimit të shtetësisë dhe deri sot, u bë shumë e dëgjueshme nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Evropiane, me qëllim të normave dhe standartëve ndërkombëtare, dhe për zgjerimin e të drejtave të njeriut, posaqërisht për të drejtat e minoritetëve që gjinden në Kosovë. Kosova gjeti përkrahje të madhe nga SHBA-të, dhe shumë vende të Kuintit, që gjinden në vend, prandaj gjykuar sipas Kushtetutës së Kosovës dhe gjendjes reale, dihet se të drejtat e minoritetëve në Kosovë, janë respektuar më shumë se çdo kund tjetër në rajon, sidomos dhe në përkrahjen e ndërkombëtareve iu është kushtue kujdes i veqantë minoritetit serb, mirëpo, nuk fituan përkrahje ato përpjekje të cilat tërheqin mbrapa.
Duke marrë parasysh faktin se janë bërë më shumë se 200 orë bisedime në Bruksel, fjala është për marrëveshjen fqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën marrëveshje është siguruar nga BE-ja, që zbatimet e marrëveshjes të mos mbetën vetëm në letër, në kuptimin e përgjithshëm ato shëndërrohen në faktor, vetëm të avancimit të njërës palë, që kjo është pala serbe, e cila në këto marrëveshje të pa zbatuara, fitoj poena politik nga Evropa dhe të tjerët, që përmes Kosovës, po i afrohet Evropës. Ndërsa, Kosova sjellët në vend numërim, e cila ishte viktimë e luftës që ia imponoj regjimi serb dhe sot e kësaj dite gjindet në izolim, dhe populli i saj akoma nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë jashtë vendit të vet, do të thotë, sikur që viktima edhe një herë duhet ti bartë pasojat e vazhdueshme, për fajin e të tjerëve, apo populli shqiptarë është një realizim i porosive, i cili nuk e meriton të realizoj të drejtat e veta sikur që e meritojnë edhe popujt tjerë të Evropës dhe botës demokratike. Evropa duhet të ndjehët e prekur në sedër për mos respektimin e të drejtave të popullit shqiptarë, sepse në bazë të politikës së jashtme dhe bashkëpunimit në marrëdhëniet shoqërore, Kosova me gjitha shtetet e rajonit dhe më gjërë, ka marrë pjesë aktive, duke bëri përpjekje të vazhdueshme ta zhvilloj politikën e paqës dhe bashkëpunimit të gjithanshëm reciprok me vendet fqinje, po ashtu edhe me Serbinë, e cila fare nuk ka respektuar një bashkëpunim të tëllë dhe e cila është përzier si gjithëherë në punët e brendshme të Kosovës, sidomos me veriun e Mitrovicës.
FAK-u, të bëhët ushtri-vendet e rezervuara as kusht, as garanti
Në çdo shtet të botës ekzistojnë Forcat e Sigurisë së atij vendi, që quhet USHTRI. Dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, është më se i domosdoshëm dhe një hap i fundit, i cili bënë përmbushjen e kushteve dhe standartëve të një shteti, duke pasë parasysh mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të vet. Formimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk paraqet rrezik rajonal dhe fqinjësor, siq e interpretojnë të tjerët, që mendojnë se Kosova mos të lëviz dhe të transformohet fare, por vetëm të bëhët pre e politikave dhe këshillave qëllimkqija dhe destabilizuese të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke ditur se formimi i kësaj ushtrie është interes i tërë shoqërisë kosovare. Prandaj, në këtë rast situata në të cilën ngritët shumë pluhur dhe nga mediet e shumta të vendit dhe rajonit, që formimi i Ushtrisë së Kosovës, mvarët nga ulëset e rezervuara të minoritetëve në Kuvend, është më se një absurditet, që të bëhët një kushtëzim i tillë, apo të kushtëzohet Ushtria e vendit me disa ulëse, apo 4-5 bytha në kuvend. Sipas Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, këtyre vendeve të rezervuara për minoritetet u ka skaduar afati, megjithatë në asnjë vend të botës, përveq Kosovës nuk është zbatuar kjo praktikë, mirëpo, Kosova e ka „përbi“ edhe këtë „horp“, e cila po i kthehët në bumërang…
Formimi i Ushtrisë së Kosovës, përveq mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit të vet, kjo ushtri do të jetë pjesë e partneritetit për paqë me NAT-on, si dhe integrimi i saj në strukturat veriatlantike. Padyshim, se Kosova duhet të ketë Ushtrinë e vet, e cila e ka preardhjen nga TMK-ja, mandej e transformuar në FSK, tani e ka arritë shkallën e standarteve që të transformohët në FAK, apo USHTRI të vërtetë. Dhe logjika politike e gjithë atyre që synojnë ndër të tjera, të pengojnë, apo të kushtëzojnë të ardhmën e Ushtrisë së Kosovës, do të thotë se akoma nuk e kanë kuptuar realitetin e këtij vendi, apo në Kuvendin e Kosovës i zëjnë ulëset e gabuara, sepse veprimët e tyre dëshmojnë ndryshe, të cilat janë në kundërshtim me ligjet, parimet dhe zhvillimet e këtij vendi, edhe pse të njëjtit qytetar punojnë e veprojnë si qytetar të vendit, të cilët dhe financohen nga qeverija e shtetit të Kosovës.
Dhe për ta elaburuar më mirë dhe për të dalë nga situatat e tilla, populli i Kosovës dhe Kuvendi i saj, të mos të bie pre e politikave të tilla, të cilat kanë qëllime të caktuara dhe të planifikuara, për të prodhuar destabilitet në vend dhe rajon, duke marrë parasysh se edhe pse dëmtohet pakëz shoqëria kosovare e cila e përbënë shumicën në Kosovë, duhet të lëshojë pe, si gjithëherë , dhe jo të bëhet temë e ditës dhe të krahasohet një Ushtri me vende të rezervuara të minoritetëve në Kuvend, të cilat nuk kanë pse të bëhën as kusht dhe as garanti, dhe shteti i Kosovës, mos t’a lëshojë shancën më të madhe që ka në historinë e vet, dhe ta legjitimojë FAK-un, si USHTRI të vërtetë dhe kjo ngjarje të ndodhë sa më shpejtë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen