Rivendosja e barrikadës mbi urë, e ka domethënjen e paqës “ kurrë „

Diaspora, OP-ED | Dedë Preqi | 22.06.14 | 10:45

Në veriun e Mitrovicës u heqën barikadat e betonuara me zhavor dhe gur, të cilat ishin vendosur mbi lumin Ibër, nga seperatistët dhe kriminelët serb, por këto ditë, të njëjtit i heqën ato barikada dhe vendosën barikadën e re mbi urë, e cila figuron ndryshe dhe ka pamjen e një kopështi zeoologjik, e rrethuar me disa vazo dhe drunj dekorativ, duke e quajtur „Parku i paqës“. Cila paqë do të jetë kjo, kujna i konvenon kjo paqë, tani edhe më qartë po shihet rruga e „paqës“, të cilën po e trason Beogradi, duke i porositur kriminelët sikur më herët, të cilët i paguan mirë. Dikush thotë, se kjo lojë po referohet nga qendra e Serbisë, dikush tjetër thotë, duhet t’ia lëmë kohës dhe koha do ta ndryshojë situatën, sepse Beogradit do ti sosën „tulat“ dhe kriminelëve do t’u zvogëlohet rrethi, por më e keqja është se rivendosja e kësaj barikade, aq mirë e dizajnuar dhe pagëzuar, në realitet e ka domëthënjën e paqës „kurrë“, dhe rezullton me një kthim mbrapa dhe kundër marrëveshjes së Brukselit.
Lojrat e këtyre akterëve të kësaj drame të shëmtuar, që janë aq intensive, sa që nuk dojnë të përfundojnë ndonjëherë, dhe ato janë prezente si gjurmë, të cilat nuk lënë mbresa të mira njerëzore, se një ditë kjo urë me të vërtetë do të merr një emër tjetër karakteristik me emrin „Ura e paqës“. Mirëpo, kjo sjellje e këtyre akterëve serb, me këto pasoja i sulmojnë sferat e shpresave dhe optimizmit njerëzor duke krijuar jo vetëm zhgënjim e huti te populli, por duke krijuar urrejtje të stërgjatur në mes dy popujve, në vend të mirëkuptimit dhe krijimit të marrëdhënieve të mira, që rrezullton me një jetë stabile dhe pa brenga në një shtet të përbashkët, sikur që është Republika e Kosovës. Kurse përsonazhet nga ana e shqiptarëve, na duken se luajnë një rrol të dorës së dytë, apo rrol plotësues në këtë vend.
Në këtë vorbull kohe dhe në këtë lloj situate që po krijon politika serbe e veriut në bashkëpunim me Beogradin, e cila i ka qëllimet e veta kundër paqës edhe pse për ne ne shqiptarët duket e pa qartë dhe si në halucinacione zhvillohen ngjarjet para syve dhe mendjes së banorëve të qytetit të Mitrovicës, pse jo edhe para ndërkombëtarëve dhe para syve të botës. Me këtë lloj aktrimi, të cilin e shikon Evropa dhe ndërkombëtarët, por me një dozë hezitimi, që në fakt mos reagimi ndaj tyre e rritë dhe ia imponojnë tërë kuptimin dhe qëllimin e tyre, që ata mos të ndalën deri te qëllimi, duke vepruar edhe më tutje në mënyra të ndryshme, që janë të pa pranueshme nga popullata dhe shteti i Kosovës.
Sot Mitrovica, është nyja që përbënë indin kryesor të shtetit të Kosovës, dhe mëkati qëndron tek një lloj patriotash „të hutuar“ para egos së tyre, që i kanë zvaritur proceset, çfarë duhet të jetë e pa mundur për njerëzit e tillë të vendit, të cilët e kanë menduar më mirë kuptimin e shtetit të Kosovës. Për t’u nisur drejt qështjes në fjalë, pa tjetër duhet të ndriqohet edhe njëherë Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është bërë me ndërmjetësimin e Brukselit, gjëneza e sëcilës duhet kërkuar diku në keqardhje, për atë që Serbia në këtë mënyrë, e zhytur në krime dhe akoma e ndërlidhur, po pranohet të hyjë në Europë. Ndërkaq, ky veprim i së tanishmës, që në vend të barikadës vendosi një barikadë tjetër, duke u lëshuar hi syve popullit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, se kështu duhet ndërtuar paqa, i cili veprim nuk ka mundësi të hidhte dritë të mjaftueshme për të ardhmën dhe rrugën e paqës në këtë vend.
Në këtë rrafsh të pa këndshëm dhe situatës së brishtë të Kosovës, pos tjerash na bien në sy edhe disa akterë, që e ndihmojnë haptas aksionin e tillë të barikadave, dhe rrëfejnë se paguhen mirë për veprimet e tilla nga Serbia, atëherë çdo të thotë Europa dhe faktori ndërkombëtar, i cili gjindet bashkë me forcat e veta në këtë vend, apo në këto veprime të Serbisë, insistimi i tyre nuk është i bindshëm akoma. Pikërisht këtu lind plasaritja dhe mospërputhja e raportëve në mes serbëve dhe shqiptarëve, edhe pse shqiptarët kanë plot argumente të panumërta që ka shkakëtuar politika serbe, e cila është e implikuar direkt në këto ngjarje, sikur që ishte edhe më herët në të kaluarën e makinerisë fashiste.
Kështu tani, kjo barikadë e fshehur pas barikadës tjetër mbi lumin Iber, mbetët sikur një „mollë sherri“, duke e mashtruar popullin dhe vetëvetën, kinse paqa ndërtohet në këtë mënyrë, për deri sa ato veprime që bëjnë, janë vetëm veprime kriminale në baza etnike, dhe nuk është fjala për ndonjë lloj strategjie, por strategjia e këtyre akterëve, është që të shpëtojnë nga dilemat për të zbuluar fytyrën e vërtetë të kriminelëve, dhe ta ç’fajësojnë vetën para popullit të vet. Edhe pse këto veprime që shkakëtojnë kriminelët serb mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, ata nuk munden ta ndërpresin rrugën e zhvillimit dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës, mirëpo paqa në Kosovë mbetë e cunguar, e cila kërkon rrezulltate tjera, që nuk shkakëtojnë konflikte, duke i ruajtur karakteristikat e natyrës së përcaktimit dhe të vërtetës historike. Ky është një nga idealet e popullit shqiptarë, i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë dhe beson akoma, se ura dhe paqja do të jenë në shërbim të popullit të Kosovës pa dallim, dhe këto episode të shëmtuara do të zhduken një ditë.
Kaluan 15 vite të pas luftës në Kosovë, dhe pas asaj lufte barbare dhe çmendurie, ky popull akoma nuk është ngopur dhe nuk e ka ç’fryer urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, duke e ditur se edhe këto ditë nëpër vendet serbe akoma gjurmohen eshtrat e shqiptarëve të pagjetur, të cilat gjatë luftës i mëshehën kriminelët serb për t’i humbur gjurmët e krimit. Dhe me gjitha këto luftëra të pa drejta dhe gjitha ato masakra e dëbime nga trojet e tyre, që ka bërë Serbia ndaj popujve të Ballkanit perëndimor, pothuaj se nuk është denuar nga Bashkësia Ndërkombëtare ashtu sikur që e ka merituar, por ndoshta në një mënyrë është shpërblyer, kur kriminelët e saj lëvizin të lirë. Edhe pse ky vend është i akuzuar për krime të rënda të luftës dhe gjenocideve kriminale ndaj popujve të pafajshëm, nuk i plotëson kushtet dhe nuk i respekton parimet themelore të normave dhe ligjeve Europiane, që një ndër ato është edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinjë, siq është edhe Kosova.
Ndër të tjera, Serbia tërheq vërejtjen Bashkësë Ndërkombëtare, se duhet ti mbrojë pakicat serbe në Ballkan, ndërsa në realitet ky vend i mohon të drejtat e pakicave tjera që ka në Serbi, sikur që janë edhe shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Lugina e Preshevës. Beogradi duhet të jetë qendra e mijëra mëkatëve, e cila ende nuk i ka dorëzuar kriminelët e vet, dhe akoma prodhon e krijon padrejtësi kundër popujve joserb, dhe vazhdon politikat e veta edhe sot, sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, e cila është e banuar me shumicën e popullatës serbe, duke ndikuar dhe sabotuar Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës. Një vend i cili e bartë një barrë të rëndë të krimëve, që ndonjëherë duhet ta merr dikush përgjegjësinë e veprimit negativ, Serbia fatkeqësisht po e vazhdon këtë kulturë fatkeqe, duke e trashëguar të gjeneratat e veta të reja, farën e urrejtjes dhe nënçmimit njerëzor, posaqërisht kundër shqiptarëve.
Një psikolog thotë, mendja e njeriut është bekim, por njëherazi është edhe mallkim, sepse në vend të urtësisë, ajo nxitë urrejtje, dhunë dhe luftëra. Prandaj, njeriu për t’u dalluar nga qenjet e egërsura të planetit njerëzor, mundet që mos t’i përdor këto tipare antinjerëzore, por të mbetët qenje e vërtetë me tipare dhe ndjenja të mirëfillta njerëzore, të cilat i trashëgon brezit të arrdhshëm, apo shoqërisë ku jeton dhe vepron. Populli shqiptarë i Kosovës përjetojë të gjitha nënçmimet, malltretimet, dhunimet dhe vrasjet më makabre e antinjerëzore, që kanë rrezulltuar edhe në vrasjen psiqike të njerëzve që kanë mbetë gjallë me trauma të pa shërueshme dhe çka tjetër pritët tjetër nga ky popull, që të jep dëshmi para kësaj bote. Prandaj, përjetimet e popullit shqiptarë nga shtypja djallëzore e pushtuesit serb, i ka kaluar kufinjt e vuajtjes njerëzore, por ky popull i regjur dhe i sforcuar nga stuhitë e ndryshme të kohës barbare, e ka mbajtur guximin dhe shpresën që të triufojë edhe pas shumë sakrificave dhe përpjekjeve për të mbijetuar i lirë në këtë botë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen