Kriza dhe katrahura ekonomiko-politike 6 mujore në Kosovë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 20.11.14 | 22:47

Sot e tërë ditën më habitën mediat të kenë shkruar për nje „fundkrize“ në Kosovë.Bashkëqeverisja e Ises me Hashen, vetëm sa e ka thelluar krizën ekonomiko- politike në Kosovë.

Dëshmi ka mjaft dhe ajo që nevrikos cdo njërin që banon dhe ata që kanë lidhje me ketë „shtet“ ambasadoresh dhe hic tjetër, është se këta uzurpues të lirisë, shkatërrues të ekonomisë, c‘ farues të popullsisë,lojtar të korrupcionit, aktorët më qesharak të politikbërjes shtetrore, zbazësit e trojeve etnike e cka mos tjetër, mendojnë se mundë të luajn me ketë popull që, nuk e duroj shtypjen shekullore nga cfarëdo armiku të jashtëm dhe do t‘ ua falë mëkatet e tradhtisë, shantazhin shtetror,përbuzjen e gjakut të dëshmorëve …?

Si ka mundësi që Isa Mustafa të dezertoj në ketë mënyrë?
Si mundet një demokrat i Rugovës të pajtohet me këtë politikan tradhtar, që pa dyshim po del të jetë një surdollak dhe lakmues deri në vërbëri për t’a ulur atë b… në kulltukun e Kryeministrit edhe pse i sharë, i pështyrë, i mallkuar, i nënshtruar deri në atë masë që, t’i hudhë ujin në mullirin e bërllokut politik të PDK-së?!

Si guxojnë intelektualet të heshtin në këso tradhtie kombëtare të një minaku të pistë?
Si nuk i vjen turp të dal para mediave, të shkruara dhe vizuele dhe të krenohet me të „arriturat“ e bashkë-qoroditjes me ata që na hëngrë shpirtin dhe po duan t‘ a humbin shtetin?

Sa do të doja të kemi prap Avni Rrustema o njerz të Shqipes dhe tradhtarit ti këndoj Qyqja te dega e lisit të tharë!
Keta dhe ata si këta nuk janë gjë tjetër pos virusi më i rrezikshëm i trojeve të shqiponjave…!
Ata duhet luftuar me të gjitha mjetet ( jo) demokratike!

Bjeri gajdes, gajdexhi….eh more Isë t‘ u thaftë dora e goja…!

A kemi nevojë për mbret? pyeti njëherë një analist fuqiplotë, apo Edi?
V.U

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen