Hajni i mbështjellur me flamur

Ballina, Këndi poetik | Zef Prenka | 01.12.14 | 22:16

Shkruan: Ireshtansi

Hajni i mbështjellur me flamur

Thonë, por s’dihet kush e tha
Se në një vend të largët për disa
Një grup kusarësh bashkë na ishin mbledhur
Se gjithçka kish bota ish bërë për t’u vjedhur

Pinin verë të vjedhur e këndonin
Krejt ç’është e huaja është e jona, thonin
Se krejt ç’ka bota tashmë është stërvjedhur
Edhe hajnat e mëdhenjë gjithmonë ia kane hedhur

Dhe punët po u shkonin per bukuri
Kur prijësi i grupit, në shtëpinë që s’ishte e tij
Rëndë u sëmurë e shpirt po jepte
Por fjalët e fundit në varr s’do t’i merrte

Thirri më besnikun, eja mu qas pranë
Ti merr flamurin dhe udhëhiq dynjanë
Këtë dynja të vogël, me gjithsej dhjetë vetë
Merr tash ti flamurin dhe priju përpjetë

Këto tha dhe iku, u bë histori
Tjetri do t’udhëhiqte, me fjalën e tij
Shkoi dhe e gjeti një flamur kombëtar
Eja u tha shokëve, na shkoft dita mbarë

Puna e flamurit ishte keqkuptuar
Prijësi i madh këtë s’e kish menduar
Prandaj edhe shokët hiqnin këmbët zvarrë
S’vjen asgjë e mirë nga një kokë e marrë

Nga nje kokë e marrë lëngon kush është pas
Gjithfarë pengesash dalin orë e ças
Shapi me sheqerin shumë keqas përzihet
Rrugës shumë të shkurtër fundi nuk i shihet

Prandaj edhe shokët e thanë me gojë plotë
Më mirë pa kokë fare se me këtë kokë
Edhe po mateshin këtë prijësit t’ia thonin
Ta lëshoj flamurin, ta liroj dhe fronin

Ndalën tek një hije që të flisnin shtruar
Kur panë një të huaj që iu ish afruar
E lëshoi thesin që e kish mbi shpinë
Merrni këto fruta u tha me geėzim

Bujku prej së largu flamurin kish parë
Edhe me të shpejt ca fruta kish marrë
Kishte rendur shumë, shumë kishte shpejtuar
Tani që i zuri ndjehej i lehtësuar

Ja edhe një tjetër tek një kec e solli
Dhe me lot në sy grupin e përcolli
Dhe i rrodhën lotët, nuk u permbajtë dot
Keni punë të rëndë, zoti ju ndihmoftë

Zoti do t’ju ndih se ai ju ka sjellë
Ta bëni atdheun të shkëlqej si diell
Se atdheut tonë i kanë vjedhur rrezet
S’na nxe ne as veten si stufa që s’ndezet

Këto i pa grupi, edhe i dëgjoi
Lart në qiell flamurin ngriti kudo shkoi
Me këtë flamur ne do t’bëjme miliona
Pasuri e tyre do t’bëhet e jona

Ne nuk do t’ia vjedhim, do t’na japin vetë
Dhe do t’na urojnë sa malet t’kemi jetë
T’kemi jetë sa malet, ne dhe flamurtari
Që zbuloi si qorri një minierë me ari

Edhe gju më gju me njerezit kuvenduan
Pasurinë tuaj athua kush e ruan?
Kush e ruan vendin q’e kanë ngrënë kusarët?
Tani sa tokë kemi, e sa na lanë të parët?

Ne do të flijohemi për këtë flamur
Ta lëshojmë nga dora, këtë s’do ta bëjmë kurrë
Farën e lumturisë ne ktu do ta mbjellim
Gjithçka që nuk keni ne do t’ua sjellim

Ne do t’ndërtojmë rrugë,shtëpi e shkolla shumë
Fshatin e pa ujë do ta bëjmë me lumë
Si lumë i pasosur do të rrjedhë e mira
Gjërat më të shtrenjta do duken të lira

Dhe njerezit në gojë përherë e kanë një „rroftë“
Edhe si ngahera e dhanë për këdoqoftë
Tufa dhe te zotët njëri tjetrin gjetën
Njëri shkoi përpjet, tjetri mor tatpjetën

Kaloi shumë kohë e rrugët s’i kanë ndarë
E keqja është e tillë veq ditën e parë
Ditëve të tjera më njerëzit s’e shohin
Dhe kur paraqitet shumica s’e njohin

Dhe rron grupi ynë me një maskë të lehtë
Hera herës shfaqet me fytyrë të vërtet
Por njerëzit i duan dhe kështu si janë
Ata nuk hidhërohen megjithëse shumçka pane

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen