Prifti katolik: Atdheu dhe flamuri janë feja ime

Analiza & Komente | Zef Prenka | 06.01.15 | 10:45

Prifti katolik: Atdheu dhe flamuri janë feja ime

( nga Facebook-u)

 

KUPTO! I përkas Krishtit dhe jam SHQIPTAR në Stamboll, Kalabri, Sicili, Ukrainë, Argjentinë… dhe nuk turpërohem!

 

Më kanë coptuar fenë dhe kombin, por nuk më kanë shuajtur.

 

Jam djal i shqipes dhe i Krishtit.

Historia ime është histori e luftërave, masakrave, dhunës, e të vrarëve e të prerëve. Komb i pushtuar e i stër-pushtuar, por kurrë i shuar. Ai që vazhdon duke e njollosur historinë time me turpërina qe nuk më perkasin, që nuk janë të vërteta, nuk e ka kuptuar se shqipet nuk vdesin kurrë, sepse historia ime është histori legjende, trimërie.

Kombi, dheu, flamuri janë feja ime, besimi im. Janë e shkuara dhe e ardhmja.

Unë kam besën, fjalën, burrërin, por kurrë vdekshmërinë.

Oh… Ti, kupto, si shqiptar jam i pavdekshëm. Këtë duhet t’a mësosh mirë. Nuk jam i ardhur e as pushtues . Kurrë asgjë nuk i mora as turkut, as serbit e as grekut, perkundrazi, ata u munduan të merrnin diçka që nuk mirret dot.

Nëse ata kanë diçka të mirë në vendin, traditen, kulturën… e tyre, e kanë jo për merit të tyre, por për merit të stergjyshërve të mi. Jam dem baba dem në tokën time.

Më kanë qarë e përqarë në të gjitha mënyrat, nga njerëz të politikës dhe të fesë, por prap jem ketu, siç janë hynit. Jam këtu e do të jem këtu në këtë dhe, që për disa është vetëm dhe, por për mua eshte Atdhe dhe Mëmëdhe.

Është gjakë nëne, gjakë babe, gjakë motre, gjakë fëmije të prerë me sopatë dje dhe sot.

Më kanë coptuar trupin, por kurre nderin. Jam këtu qysh atëhere kur u krijua toka, jam gjenezë hynore! Nuk tretem, se Zoti më do, më do këtu, në tokën time. Thuaj çfare do që dëshiron, ndrysho historinë time si të duash, por unë mbetem shqiptar krenar me kokën lartë për atë që kam dhe për atë që jam dhe për atë që nuk mund të ma merr as turku e as serbi.

E nëse jam shqiptar akoma, jam sepse kam qenë i krishterë. Kështu do të jetë gjithmonë sa dielli të jep dritë, sa hëna të mshifet pas reve, sa njeriu të ketë fryme do t’i përkas Krishtit si SHQIPTAR!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen