Nëna Tereze, gruaja e bardhë që më vinte netëve të zeza, netëve të luftës!!!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 02.06.15 | 23:31

Qëndresa Halili

Nëna Tereze, gruaja e bardhë që më vinte netëve të zeza, netëve të luftës!!!

Nëna Tereze, gruaja e bardhë që më vinte netëve të zeza, netëve të luftës!!!

Mendoja se s’ ishte njeri. Ajo nuk dukej si njerezit e zakonshem. Nuk e di, ndoshta pse bente drite, drite qe kurre te fytyrat e njerzeve se kisha pare! Neteve te gjata, ajo me vinte, dhe dhoma ndriqohej. Te gjithe flenin… askush tjeter nuk shihte driten e saj. A thua, ajo te kete ardhur veç per mua?! A thua, ate drite ta kete pare veç fytyra  ime? Enigme, qe e ruaj me shume dashuri, apo dashuri qe me ruan ne fshehtesi?!  Tash po e di qe edhe enigmatat paskan dashuri. “Fshehtesite me te medhaja kurre nuk u zbuluan, njejte si dashurite e tilla, qe kurre nuk zg jaten”. Atehere kur bashkohen dashurite e tilla me fshetesite e tilla, aty eshte mrekullia.  Ajo vinte… E kujtoj si sonte! Takimi me te kishte qene vet mrekullia. E bardhe, mbeshtjellur me drite, nje  kryq varur qafes, e buzeqeshur me afrohet. Cudi, une friksohesha, qaja, bertisja…e askush s’ me degjonte. Biles, njehere kisha menduar se kisha vdekur e isha ne ate boten tjeter. Ku kishte ne kete bote drite?! E nganjhere mendoja, se tjeret rreth  meje kishin vdekur, asnjeri s’ levizte nga gjithe britma qe beja, asnjerit s’i dilte gjumi, as nuk trembej! Nuk e di sa nete te gjata ajo ashtu me kishte ardhur,  dhe sahere e kam takuar kam qa. Kisha dhe kam frike nga dashurit e medhaja ( sa shpesh ju them njerzeve, mos me doni  shume, edhe pse vet çmendem per ta). Kam frike nga hyjnoret, drita e madhe dhe njerzit e arritshem! Nje nate me s’me erdhi… ( E une  ende kerkoj!) Misioni i saj kishte qene i  shenjte,  si ajo. Misioni i  saj kishte qene te me shpetoj nga çmenduria, ta  zbardhe hijen e zeze  te femijerise sime te luftes. Te tregoj se femijet e luftes jane me te forte se te pages, se pa lufte askund s’ ka paqe, se pa erresire s’ dallohet drita, dhe se ajo do te me mbronte kudo qe jam! Drita e bardhe e saj ishte vet dashuria,  qe ende me  ruan, qe ende me mbronte. Neteve te luftes se fundit  te  Kosoves, une  kisha pasur  takime me te. Atehere isha femije, s’ kisha s’ i ta  njihja  kete grua. Gruaja shqiptare shpirtebardhe qe shperdante liri  e paqe neper  bote. Gruaja qe me tregonte se nuk e kisha kete emer rastesishte, qe sahere e kujtoj qaj, dridhem, dhe nga mbrenda me vjen force, sa duket  se po, une mund  ta  rrotulloj gjithe boten! Çdo nate e kujtoj para se te fle gjume, ngre koken lart nga qielli dhe i buzeqesh nje ylli( cili do qofte), sepse  e di qe ajo eshte aty,  aty ku  eshte drita! Ah, sahere e kam kerkuar vetem edhe nje  takim me te, t’i tregoja se tash  me  s’ jam femije. Se me s’me do te qaj e trembem. Se jam ba e forte. Se krejt jeta ime tashme eshte liri. Se jam ne vendin e lirise,  Amerike i  thone. Se  vet Qendresa eshte be durim  e liri! Por, ajo nuk vjen me… Qellimi i  saj kishte qene ky: Kur e she veten se je krejtesishte e lire, me dashuri e paqe, atehere me kujto si din ti…! E une, s’ kam, s’ mundem, s’di te kujtoj ndryshe, perveç te shkruaj disa rreshta per te. Tash mu kujtua diçka tjeter. Qellimi i saj perfundimtar, paska qene, qe une te shkruaj… veç te shkruaj!!! E une, kurdo qe shkruaj jam me te. Me Nenen e madhe te Shqiptarise e te krejt Botes.  Nena Tereze, krenaria jone!

Qendresa e Vogel ( Femija yt i luftes)

02-06- 2015 Brooklyn

Botapress

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen