Për bustin e Nënës Tereze në Singen

Analiza & Komente | Zef Prenka | 22.06.15 | 12:13

Koment i Legjendes së Boksit shqiptar z.Luan Krasniqi t
Einweihung Mutter-Teresa-Büste
 
Gestern war ich bei der feierlichen Einweihung der Mutter-Teresa-Büste im Park des Hegau Bodensee Klinikums. Angefertigt vom Bildhauer und Künstler Mal Myrtaj in Zusammenarbeit mit der Firma Schwarz Grabmale. Ebenfalls dabei waren unter anderen Faket Kajtazi (Konsul der Republik Kosovo in Stuttgart), Dr. Vilson Mirdita (erster kosovarischer Botschafter in Deutschland) sowie Singens Oberbürgermeister Bernd Häusler. Danke an alle, die so zahlreich dafür gespendet haben!

Në manifestimin e djeshëm të përurimit të bustës së Nënës Tereze në qytetin e Singenit, ishte një atmosferë ngazllyese, mbase qyteti nikoqir dhe bashkqytetarët shqiptarë, mundësuan të vendoset ky monument në shenjë nderimi të përhershëm të humanistes botërore me prejardhje shqiptare. Busti i Nënës Tereze, ishte realizuar me angazhim tejet artistik të skulptorit Malë Myrtaj, dhe ai, përveç që është një urë lidhje e miqësisë së fortë shqiptaro-gjermane, gjeneratave të reja të këtij nënqielli, do tiu shërbej për të mbëltuar e përparuar ndjenjën e humanitetit, tolerancën dhe vlerat e mirëkuptimit, solidaritetit dhe paqes.
(Nga profil i z. Luan Krasniqi në fb.)

Koment i Dr. Vilson Mirdita

Të shtunën më 20 qershor 2015 në qytetin Singen të Gjermanisë, në praninë e shumë bashkëatdhetarëve nga Gjermania dhe Zvicra, si dhe qytetarë te Singenit, në një manifestim të denjë për një akt të tillë u bë inagurimi i bustit të Nënës Terezë, vepër e skulptorit akademik, Mal Myrtaj, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani. Qyteti i Singenit kishte përzgjedhur një ambient të bukur të parkut të Klinikës Hegau Bodensee, për të vendosur bustin e së Lumes Nenë Tereza. 
Kryebashkiaku i qytetit të Singenit, Bernd Häusler, duke e vlerësuar lart humanizmin e Nenës Terezë, vlerësoj edhe organizimin e qytetarëve më prejardhje nga Kosova, duke theksuar edhe vullnetin dhe kontributin e tyre, që ky park i qytetit të Singenit të pasurohet edhe më bustin e humanisteës Nenë Tereza. Gjithashtu edhe Konzulli i Republikës se Kosoves, z. Faket Kajtazi, në fjalën e tij e vlerësojë lartë vendosjen e bustit të Nenë Terezës ne ketë qytet ku jetojnë edhe një numer i madh i bashkëatdhetarëve tanë. Ne aktin e zbulimit të bustit ishte edhe sportisti ynë i përmasave botërore, Luan Krasniqi, i cili asnjëherë nuk mungon kur duhet promovuar vlerat e humanizmit të kombit tonë. 
Pas Augsburgut dhe qytetit të Sundern, Singeni është qyteti i tretë ne Gjermani ku më iniciativen e bashkëatdhetarëve tanë sheshet emrohen dhe pasurohen më bustin e Nënë Terezës. Iniciativa të tilla jo vetëm qe tregojnë shpirtin humanist të bashkëatdhetarëve tanë, por janë edhe treguesit më të mirë i një mirëkuptimi ndërmjet qytetarëve kosovar, të cilët në periudha të caktuara u vendosen në këto qytete dhe sot janë shembulli më i mirë në forcimin e miqësisë midis komunitetit tonë dhe popullit mik gjerman.

Nga profil i Dr.Vilson Mirdita  në fb.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen