Në Kuvendin e Kosovës femrat janë më guximtare dhe parlamentare

OP-ED | Dedë Preqi | 23.07.15 | 22:43

Dedë Preqi

Jo, për të ekzagjëruar rrolin e femres, por për të vuar në fokus funksionin e saj të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe politike të femres në Kosovë. Promotoret që funksionojnë në mënyrë aktive në Parlamentin e Kosovës, dhe në përqëndrimin e situatës dhe problemëve të popllatës në  vend, pikërisht zërin e ngrisin në të shumten e rasteve femrat deputete në këtë parlament, të cilat nuk e ndrydhin fjalën dhe nuk e kursejnë rrolin e tyre, për të debatuar dhe shqyrtuar natyrën dhe ngecjet zhvëllimore të vendit.

IMG_20150723_224608

Seancat  Parlamentare të Kuvendit të Kosovës,  përcjellën nga gjitha anët, edhe nga diaspora shqiptare, e cila jo vetëm që është e interesuar për rrjedhat e saj dhe zhvillimet tjera në vendin e vet, ajo ndjenë edhe obligim moral e atdhetar, duke dhënë edhe sygjerimet e veta të nevojshme për të ardhmën e këtij vendi. Megjithatë, duke shqyrtuar rrjedhat e debatëve  që zhvillohen në këtë Parlament, duhet të mirren parasysh faktorët që e nxisin dhe e zhvillojnë debatin, mënyrat  parimore dhe motivet që mirren nga jeta dhe nevojat e qytetarëve të vendit.

Parlamenti nuk mund të fuksionoj pa deputetët e vet dhe rrolin e tyre aktiv, por deputetët që nuk e ngrehin zërin e tyre në Pralament për të shqyrtuar nevojat dhe problemet e qytetarëve, apo një pjesë e saj bënë vetëm zhurmë sa për të rënë në sytë e popullit, ata llogaritën si papagaj të Kuvendit, që emitojnë të tjerët, duke zënë një vend në Kuvend, apo më shumë duke e penguar zhvillimin dhe rrolin e këtij Institucioni shumë të rëndësishëm.  Përgjegjësia ndaj detyrave, ndaj misionit poashtu mund të jetë, apo mund të kuptohet edhe si përgjegjësi ndaj idealit të vet, por jo dhe ndaj vetëvetës, dhe ajo që është më e rëndësishme në këtë mision të shenjtë është përgjegjësia ndaj popullit, apo ndaj votës që ia ka besuar qytetari.

Sa më shumë që i gjurmojmë rrethanat, brendinë dhe zhvillimet e Parlamentit të Kosovës, aq më shumë kuptojmë motive të qarta, apo të paqarta të veprmit të tij të brendshëm, i cili ka argumente

të pa numërta dhe nga njëherë të pa favorshme, po aq edhe të frytshme, duke kuptuar edhe rrolin e këtij Institucioni shumë të rëndësishëm, dhe duke marrë parasysh se vendi jonë kurrë më parë nuk e ka pasë një Institucion të tillë. Prandaj, fjala është për faktorin e përgjegjësisë ndaj detyrës, ndaj shërbimit dhe normave konkrete e praktike dhe shqyrtimi i pasojave që rrjedhin nga natyra e moskryerjes së detyrave  dhe mos përkushtimi i njëmendësishëm  në këtë Institucion.

Duhet të theksojmë edhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin pozitiv të Parlamenti si edhe ata negativ, që nuk duhet futur në një thes të njëjtë, por duhet vequar për të mirë, apo në të kundërtën e saj. Natyrisht, analizat dhe vërejtjet nga këndvështrimi i jashtëm ndaj këtij Institucioni, rrjedhin nga vetë populli, që bënë pjesë edhe diaspora shqiptare, që do të ishte një qëndrim dhe natyrë e drejtë e një “matësi” të dellit politik dhe strategjik, duke ndihmuar dhe vlerësuar punën e këtij Institucioni edhe pse ndoshta nuk mundet me qenë  afër në mënyrë objektive. Prandaj, përveq faktorit të brendshëm edhe faktori i jashtëm  është aktiv dhe afër ngjarjeve , afër bindjeve, pikëparjeve dhe rrolit të Kuvendit në vendimmarrje, sepse koshienca e këndvështrimit e luan një rrol të veqantë, e cila, jo vetëm që e çmon kontributin e tij, por edhe e abstrakon rrolin e faktorit pozitiv dhe negativ në këtë Kuvend.

Prandaj, gjatë  seancave të Kuvendit në Parlamentin e Kosovës, ndjehet jehona konkrete e disa tingujve të femrave deputete, të cilat përcjellën  me shumë kujdes nga popullata, që në këtë mënyrë  e ushqejnë dhe mbajnë gjallë kërshërinë e tyre, duke pritë kufirin e ndjenjave dhe emocioneve, se si do të jetë e nesërmja, përmirësimi i gjendjes së kësaj popullate dhe çfarë drejtimi do të marrin vendimet parlamentare për ta përmirësuar gjendjen e tillë, e cila nuk është fare elakmueshme në Kosovë.

Edhe pse ngjanë disaherë sipas debatëve mjaftë të thukëta, që japin disa deputet lidhur me zhvillimet e vendit, apo enigmën e zgjedhjes së situatës në vend, përsëri mungon një aktivitet më dinamik nga ana e shumicës parlamentare, e cila e përbënë mazhorancën e këtij Parlamenti, sepse partitë në pushtet PDK  dhe LDK, e përbëjnë një kualicion më shumë për pushtet se sa i kontribuojnë interesave të popullit dhe shtetit të këtij vendi, duke u bazuar në shumë fakte, që dëshmojnë me mos zhvillimin e shumë proceseve të vendit  dhe ngecjen e shumë aspekteve tjera zhvëllimore. Kështu nëse një pjesë të shkakut të kësaj gjendje të pa këndshme e kërkojmë te ky kualicion, na duket, jo vetëm e arsyeshme, por edhe e motivuar me vend, sepse kjo natyrë e qeverisjes e ka shumë vështirë ta bind popullin e këtij vendi, se po punohet në shërbim të tij…

Në këtë rast nuk kemi qëllime të një anshme, që të bëjmë dallime dhe krahasime gjinore, klanore dhe as partiake, por vetëm kemi shprehur një shembull të mirë të demokracisë parlamentare, me ç’rast duke marrë dhe shembuj konkret të gjinisë femërore në këtë Institucion nga këto deputete, nga katër partitë,  me nga një detaj të veqantë, duke e konceptuar në mënyrë të sukseshme rrolin e femres deputete në Kuvendin e Kosovës.

Parlamenti i Kosovës, përbëhët nga një pjesë e madhe e deputetëve femra, të cilat i ka shpërblyer demokracia e sotme parlamentare në bazë të ligjit për barazinë gjinore, mirëpo, ajo ka nevojë të përkrahet edhe më shumë, jo edhe të nëçmohet, apo ti ndërpritët fjala e lirë në Kuvend… Edhe pse ajo e ka treguar vetën, jo vetëm për një tendencë për të depërtuar nga e kaluara e saj, që së paku ka provuar ti thyejë barierat dhe kallapet e një apatie të vjetër, por edhe ti tejkalojë ato, duke dhënë shembuj të veprave me vlera madhore dhe shumë të tjera të rëndësishme dhe në vendimmarrje.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen