Heshtja e intelektualëve,ka sjellë shtetësinë e Kosovës para aktit të kryer !

Analiza & Komente | Rrezore | 11.09.14 | 00:34

Nga Zef Prenka

Intelektuali, është një faktor-njeri, që përpos aftësisë profesionale ka mundësinë e qasjes edhe me problematikat dhe ecuritë dinamikës jetësore, pra, edhe me politikën,ekonominë, arsimin, shëndetësinë, religjionin, artin dhe shkencat në përgjithësi.
Shtrohet pyetja; a janë intelektualët Kosovarë të vetëdijshëm se çfarë dëmi i kanë shkaktuar dhe po e bëjnë në vazhdimësi, situatës së përgjithshme çoftë ekonomike e sidomos asaj politike në shtetin e shumëpritur-Kosovës?
Them, Jo!
Kam këto argumente:
– nuk janë të vetëdishëm sepse heshtin, nuk reagojnë edhe kur pothuaj çdo gjë nuk shkon mbarë!?
– lejojnë që para syve të tyre të ndodhin skandale të një pas njëshme
– nuk kanë bashkëpunim të ndërsjelltë
– u mungon guximi të ballafaqohën me dukuritë negative në shoqëri
– nuk reagojnë në mediume( edhe kur e bëjnë, janë me nofka ose vetëm në Facebook)
-sikur e „urrejnë “ komunizmin nga i cili sistem kanë mësuar më shumë se kurdoherë më vonë ( fjala është për një gjeneratë në moshë)
– ata mundë dhe dijnë të organizojnë projekte të tilla që, bie fjala ngërqi politik as që duhet të diskutohet në një shtet “ caca- ecje“ siç është Kosova.
– nuk mundë ti bëshë tre intelektual bashkë, si rezultat lindë xhelozia dhe dëshira për përfitime etj. etj.
Në qoftë se heshtet, sikur deri më tani, për të reaguar në kohë, situatë dhe vënd të duhur, atëherë ka edhe ngërçe, ka edhe prapambetje, do ketë edhe humbje të mëdha ekonomike, politike dhe kulturore.
Prandaj, koha po dikton se vakumin e pasivitetit të intelektualëve po e shfrytëzojnë të huajt përmes argatëve naiv banor të Kosoves, argat për krime, argat për destabilizim, argat për kërcënime, për mohim të kombit, për nxitje të dhunës deri në konflikte në baza fetare, po bëhen argat të organizatave terroriste ekstremiste që, deri tani jemi mburrë si komb për gjoja ja agresivitet, apo asnjeherë agresor të dikujt,tani kjo krenari është përdhosur kur para hundës së intelektualëve guxojnë ti përbuzin vlerat kombëtare e kulturore, përbuzin gjithçka shqiptare, kërkojnë futjen e xhihadit islamik si dukuri e cila shqiptarëve nuk u ka hije, sepse ata nuk largohen më larg se katër breza dhe dalin të janë të gjithë të një feje erj. dukuri ç’roditëse- intelektualet heshtin, jo vetëm ata por edhe politikanët pozit dhe pretendues, aty- këtu ndonjë reagim të lodht, por gjithmonë duke kërkuar dorën e myftiut, sepse bahet nami pastaj.
Pra, heshtja e intelektualëve le mundësinë që të rritën lloj- lloj grupacione eksremiste, siç dihet po dalin vullnetar për të luftur në emër të All’ahut gj.h, ndërsa Zoti nuk i thot askujt të luftoj për të, sepse mbase është Zot, Ai pra, All’ahu, mundë ti ndëshkoj vetë.
Po, nëse heshtin intelektualët, ku janë atëherë trimat që i thonë vetit shqiptarë dhe lejojnë para hundës së tyre të nëpërkëmbet Kosova?
Shpresoj dhe besoj se, do të kapin guximin, do fitojnë kurajo( edhe pse po bëhet vonë ) çdo dukuri negative të reduktohet apo të zhduket.
Intelektualet kanë edhe frikën e tyre, sepse ose duhet përbysë ky pushtet i lig, ose duhet solidarizim ( siç ka ndodhë tashmë) !
Po, Blloku nëse ia del të formojë qeverinë, atëherë në rast se edhe ata vazhdojnë një ritëm të njëjtë, çka duket e realizueshme ( sepse deri tani asnjëri nga ata katër liderët nuk u prononcua kundër dukurive negative që kanë marrë dhenë), kush mundë në të ardhmen ti zhbëjë?- Askush, sepse do të jenë edhe më të fuqishëm se qeveria e tashme e cila i solli të gjitha këto të liga të shëmtuara dhe tani gjoja po bllokon situatën, sepse intelektualet heshtin!?
Kështuqë, heshtje pas heshtjes për intelektualët Kosovar ka vetëm një moto: …“prit gomar kur të del bar, kur doli bari cofi gomari“.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen