Sa herë që vjen marsi

Diaspora | Dedë Preqi | 07.03.12 | 21:08

Në brendinë e sëcilit që përjetoi dhe mbijetoi ato tragjedi me trauma të tmershme, barten akoma kujtimet e pashterrshme të luftës,në mes vdekjes dhe mbijetesës, në mes shpresës dhe pashpresës,të qenjës dhe jonjerëzores.

Sa herë që vjen marsi, kujtohet shumëçka nga e kaluara e hidhur e marseve tjera, duke filluar edhe më herët,por marsi i ‚81- tës,ishte kur shqiptarët për nacionalizëm largohen nga puna, largohen edhe për shkak të emrit, për shkak të këndimit të ndonjë kënge patriotike, për shkak të ndryshimit të ndonjë toponimi, e tjera, vetëm e vetëm për të zënë shkak „ujku qëngjin“, dhe për tu hakmarrë pa i pasur hak fare…

Pranverat dhe marset, gjithherë në Kosovë sjellnin valë të ndryshme dhe trazira te populli shqiptarë, i cili ishte i okopuar nga një sistem hegjemonist totalitar dhe nënshtrues,që shkeli të drejtat e çdo shqiptari, përveq atyre të cilët u bënë shërbëtorë të tij, të cilët quheshin „shqiptarë të ndershëm“.

Me qindra student,profesor,nxënës , punëtorë dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm, u burgosën nga masat e dhunshme, duke  i rrahur e malltertuar,që shumica e tyre nuk u kthyen të gjallë nga burgjet famëkeqe , për shkak të torturave barbare dhe çnjerëzore të pushtetit serbo-sllav,nga mosbindjet e tyre politike, të një regjimi të egër.

Për të gjitha këto të bëma makabre të regjimit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, ishin të njoftuara   shumë organizata Ndërkombëtare, poashtu ishte e njoftuar edhe Konventa e Zhenevës për të drejtat e njeriut, por shumë pak është ndërmarrë diçka në atë kohë nga këto organizata, për mbrojtjen e të drejtave shqiptare, sepse propaganda serbe ishte e fuqishme ,sëcilës i besuan në atë kohë më shumë se realitetit shqiptarë.

Marsi i vitit ‚81 dhe shumë marse tjera, shënuan epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar. Demostratat e marsit të vitin  ‚81, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes formale e definitive të shqiptarëve të robëruar nga regjimi serb. Në këto demostrata shqiptarët u sulmuan brutalisht, duke u përgjakur dhe vra me qindra prej tyre, ku fashizmi serbo-sllav e nxuar në shesh fytyrën e vet fashiste ndaj shqiptarëve. Kështu, vazhduan edhe shumë marse të tjera, dhuna, terrori, ndjekjet e shqiptarëve kurrë nuk u ndalën, deri në vitin 1999.

Në Kosovë regjimi serb tentoi ta shkatërroj një popull të tërë edhe para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, i cili popull duroj me shekuj padrejtësitë dhe dëshmoi se është vetëm për rrugën e paqës,së cilës rrugë i priu Presidenti historik Ibrahim Rugova.

Spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e veta, ishte kërcnim jo vetëm i shqiptarëve, por edhe destabilizim i tërë Evropës-Juglindore. Me mija shqiptarë ishin refugjatë,të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, të cilët u keqtrajtuan dhe u masakruan në mënyrë barbare. Por, pjesa e madhe e botës  akoma dyshonte ,duke mos e akceptuar të vërtetën dhe tragjedinë ndaj shqiptarëve ,ndërsa shteti serb nuk e ndryshonte planin për ç’farosjen e një populli të pafajshëm dhe të pa mbrojtur.

Populli shqiptarë  duhet ta falenderoj Amerikën dhe popullin amerikan, duke mos harruar Presidentin e atëhershëm Wiliam Jeferson-Bill Klinton, i cili iu drejtua kombit të vet, para fushatës ajrore kundër Serbisë, duke i thënë; Kosovës dhe popullit të saj shqiptarë, casino online po i bëhët luftë e pa drejt dhe e pa barabartë, prandaj bashkëkombas amerikan, duhet ta ndihmojmë këtë popull dhe ta mbyllim këtë tragjedi !…Njëherit Bill Klinton, u tha edhe gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të, dhe casino online NATO, muarën një vendim së bashku, pasi i konsumuan të gjitha metodat dhe përpjekjet për arritjen e paqës në Kosovë, apo për të zgjedhë krizën e mundshme, por Beogradi në krye me Millosheviqin nuk e ndalin ofensivën ushtarake dhe kriminale ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, duke kundërshtuar në këtë mënyrë çdo marrëveshje për paqë, dhe kjo na bënë që të kryejmë edhe na punën tonë,thotë Klinton !!!

Marsi i pranverës 1999, ishte marsi më i nxehtë ndër marset tjera, dhe ishte marsi i shenjtë, kur shkëlqeu qielli  dhe nëpër atë shkëlqim u duk liria e Kosovës. Ky ishte marsi historik i popullit shqiptarë, i cili duhet të mbahet në mend, për faktin se shqiptarët e Kosovës për herë të parë në historikun e vet e gjetën përkrahjen më të fuqishme, Aleancën më të fortë ushtarake në botë NATO-n. Ky ishte marsi „rrezeartë“ ,me ç’rast Kosova doli nga udhëkryqi i rrezikshëm, dhe po rreshtohet në radhën e shtetëve dhe kombeve të lira të botës. Ishte po ai mars, në të cilin u shënua e ardhmja e Kosovës, ku rrugën e lirisë e hapi fuqia e Aleancës më e fuqishme e botës, duke e përzënë barbarinë dhe arrogancën e shtetit serb nga Kosova. Ky ishte marsi i vitit `99, pikërisht kur populli i Kosovës dhe kombi shqiptarë i ngjalli shpresat se kurrë nuk do të vdes!…

Sot, marset tjera janë ngadhnjimet e gjitha aspiratave tona shekullore, dhe marsi i tanishëm është një përvjetor i madh i ngjarjeve , ku shënohet Epopeja e UçK-së, dhe përkujtimi i gjithë të rënëve të kombit, që u flijuan për lirinë e këtij shteti. Janë këto kremte të përziera me dhëmbje ,por edhe me krenari për popullin e Kosovës.

E ndjejmë obligim moral dhe  njerëzor, që ti përkujtojmë ata të cilët e ndryshuan historinë dhe bënë gurthemelin e lirisë së Kosovës. Një përkujtim dhe nderim heroizmit dhe sakrificës së Komandantit Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët i dhanë jehonë rrugës së lirisë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen