Të pagjeturit, qështje e pa gjetur

OP-ED | Dedë Preqi | 02.09.15 | 23:20

Dedë Preqi

Të mendohet fare mirë se janë të rënda ndjenjat e dhimbjet njerëzore, gjegjësisht edhe ato të popullatës shqiptare të Kosovës, për të pagjeturit e familjarëve të tyre nga lufta e fundit, të cilët i vrau e i masakroi regjimi serb në trojet e veta, të cilët dhe i zhdukën dhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur edhe pse dihen gjurmat e tyre nga shteti i sotëm i Serbisë millosheviqiane. Ndërkaq, një veprim i zbehtë i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe vetë shtetit të Serbisë, në tentim për të gjetur gjurmat e tyre është më shumë se një lojë politike dhe mosveprim serioz.

Prandaj, edhe veprimet  dhe sjellja e qeverisë së Kosovës gjatë kësaj kohe është fare pak indikative në fushëveprimet e veta, e cila në Marrëveshjet e saj me shtetin e Serbisë në Bruksel, asnjëherë nuk e ka shqyrtue si duhet qështjen e të pagjeturve, me ç’rast nuk do të mund të pajtoheshim me marrëveshjet e tilla, të cilat ende nuk kanë rrezulltate të duhura për fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm. Fati tragjik dhe i dhunshëm i këtyre njerëzve është një qështje e cila për aq vite pas luftës, duhet të ishte një qështje e zgjidhur, e cila do ta ndryshonte edhe gjendjen e atyre familjarëve të cilët presin me padurim dhe ankth, së paku të dinë se ku i kanë dhe ku do të prehën eshtrat e tyre.

Natyrisht, përpjekja e familjarëve kosovarë ka qenë gjithherë e gatshme, mirëpo, dihet se kopetencat e tyre kanë qenë të kufizuara, po aq edhe të përsonave të autorizur në Kosovë, mirëpo sa i përketë Qeverisë së Kosovës, angazhimi i tyre ka qenë shumë pak aktiv dhe jo serioz në zgjedhjen e këtij problemi, që të bëjnë një trysni, apo intervenim të mundshëm përmes Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Kryqit të Kuq, për t’a kushtëzuar shtetin e Serbisë në veprimet e tilla, sepse garnitura e saj e sotme politike i ka hartat e vjetra të krimit millosheviqian, e cila duhet të përgjigjet edhe për të kaluarën e saj.

Vetë kjo e vërteton faktin dhe fatin e këtyre të pagjeturve, si një tërësi e fatit tragjik të një populli, ku shkrihen të gjitha ëndërrat dhe vuajtjet e tij, i cili ishte i  pafajshëm, dhe i cili mbetët gjithmonë idol i lirisë dhe demokracisë së vendit të vet. Thjeshtë, Serbia dhe politika e saj nuk kanë treguar deri me sot një disponim dhe vullnet së paku të vërehet një shkëputje nga e kaluara, por përkundrazi, ajo edhe sot me intrigat e veta dhe mitet e saja të qelbura tenton ta përvetësojë dhe riokupojë përsëri Kosovën, e cila ëndërr ka „cofë“ njëherë e përgjithmonë.

30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, që shënon dhe përkujton identitetin e popujve të zhdukur, me ç’rast  vetëm në Kosovë, janë edhe 1726 përsona të pagjetur, që do të thotë se ankthi e dhimbja për këto familje nuk ka përfunduar që prej 16 vitëve. Kjo ditë shënohet në afro 90 vende të botës, e cila mbështetët në rrëfimet e fatit të viktimave të pafajshme, që ka shkakëtuar fashizmi dhe militarizmi i udhëhequr nga krimet e organizuara të vendeve të ndryshme  të botës. Vetëm në rajonin e Ballkanit, Kryqi i Kuq ka konstatuar se janë edhe 11,859 përsona të pagjetur, si pasojë e luftrave në mes vitëve 1990-99, të cilat i shkakëtojë regjimi serb.

 

Edhe pse thuhet se politika e Kosovës karshi Serbisë duket e varfër, mirëpo politika e shtetit të Serbisë nuk është e sinqertë dhe korekte ndaj asaj që i takon për të vërtetuar se ky shtet është shkëputur nga e kaluara e saj kriminale, e cila e meriton të kontribuojë dhe të bëhët anëtare e Bashkësisë Europiane, por ajo që thotë në marrëveshjet teorike nuk përputhët në praktikë. Prandaj, një dialog i mirëfilltë dhe i sinqertë nga shteti i Serbisë, sidomos dhe një dialog i kulturuar në mes dy popujve me natyra kontestuese, do ti ndihmonte dhe do ta qetësonte jo vetëm njërin vend, por edhe tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Lojrat politike të Serbisë, janë lojra të pakuptimta, të cilat nuk kanë sjellë atmosferë të përshtatshme dhe fqinjësore, që të mundësohet një bashkëpunim i shëndetshëm fqinjësor e  njerëzor, sepse nuk kemi as përpjekje nga ana e shtetit serb, që mundëson një marrëveshje të sinqertë dhe serioze në mes dy popujve, që ta lehtësojë të kaluarën e dhimbshme, sidomos atë shqiptare që ka me qindra viktima të humbura dhe të pagjetura deri me sot nga lufta e fundit që shkakëtojë regjimi millosheviqian. Dhe lojrat e tilla të Serbisë, përveq me të gjallët, ajo po bënë edhe lojra me të vdekurit shqiptarë, të cilët po i ruan dhe zbulon në varrezat masive, vetëm atëherë kur kërkohet ndonjë poenë politike nga Bashkësia Europiane.

Një politikë e tillë e Serbisë,  nuk mund të tregojë një demokraci të vërtetë,  e cila prodhonë dhe  sjellë një gjendje të mirë dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, duke përdorë dhe praktikuar mitet e së kaluarës për Kosovën, e cila i drejton sytë nga Europa, ndërsa në anën tjetër, nuk heqë dorë nga komplekset e vjetruara, të një modeli okupues dhe dominues të një populli që po ndërtohet mbi thëmelet e lirisë dhe demokracisë, sikur popujt tjerë të lirë të botës.

Të pagjeturit, si një qështje e pagjetur deri më tani, mbetët një temë e veqantë, e cila duhet të prekë thellë sedrën e Qeverisë së Kosovës, dhe si mundësi e zgjedhjes së këtij problemi në dialogjet dhe Marrëveshjet me shtetin e Serbisë, të bëhët një kushtëzim i veqantë këtij vendi për të pagjeturit shqiptarë dhe shumë qështje tjera, edhe pse nuk mund të pastrohet Serbia nga mëkatët e kaluara, të mos pranohet si një anëtare kriminale në Bashkësinë Europiane.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen