Magjitë e Serbisë po e sjellin Kosovën prapa historisë

OP-ED | Dedë Preqi | 14.09.15 | 23:45

Dedë Preqi

A nuk janë bindëse të gjitha ato dëshmi dhe materiale, që faktikojnë realitetin  dhe situatën e popullatës së Kosovës si dhe të kaluarën e saj, që nuk ka gjë më ç’njerëzore se ti mbulojmë faktet, dëshmitë dhe realitetin e përjetimit të këtij populli, i cili akoma e përjeton një padrejtësi, që i ç’faqet nga shteti i Serbisë. Nga këto arsye e quajmë të pa frytshëm vizionin e kujdoqoftë, se Kosova duhet të përfaqësojë altërnativat e shtetit fqinjë të Serbisë, brenda teritorit të saj, kur ajo respekton me Kushtetutë, të drejtat e gjitha minoritetëve që jetojnë në këtë vend. Mbas tjerash,  ajo promovon të gjitha të drejtat e popujve të një vendi në përputhshmëri me ligjet e Europës, para se gjithash, si qështje primare të një vendi demokratik.

Prandaj, a janë bindëse marrëveshjet Kosovë- Serbi, apo kush mundet me ia gjetë fijen këtij lëmshi, që edhe vetë bota demokratike po bënë kritika në lojrat e Serbisë. Pothuajse për çdo ditë gjejmë mungesa të shumta në këto marrëveshje, dhe fryma e dekleratës Europiane mbetët pezull, e cila lufton kundër kthimit mbrapa të asaj që është nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit, të cilën pala serbe fare nuk e ka respektuar sipas konventave dhe marrëveshjeve në mes dy palëve, si dhe në mes palës ndërmjetësuese Europiane,  e cila duhet të përcjellë me shumë kujdes dhe të vëzhgojë produktin e njërës dhe tjetres me saktësi dhe sinqeritet.

Marrëveshjet e deritanishme ofrojnë vetëm formalitete, të cilat janë produkte politike të shekujve të kaluar të Sërbisë, që shtrohen nga pala serbe me palën shqiptare, duke i tejkaluar normat e bashkëpunimit në mes dy vendeve të pavarura, dhe kjo lojë e Serbisë është një përpjekje që tërheq vetëm brapa, duke e nxitë me qëllim një revoltë të padëshurueshme në ndjenjat dhe politikën e popullatës shqiptare. Edhe aktivistja serbe e të Drejtave të Njeriut, zonja Sonja Biserko, thotë se përmes Asosacionit, Serbia do ta bllokojë mosfunksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Natyrisht, këto marrëveshje të shtetit të Serbisë, nuk janë marrëveshje të sinqerta, apo ndryshime të reja, por janë sheqerka magjike dhe praktika të vjetra, të cilat nuk mund të gëlltitën pa reagime, dhe pa kundërshtime të palës shqiptare, me tendencë që të mbrohen të drejtat dhe idealet e këtij populli të thjeshtë, ku sëcili qytetar të ketë vendin dhe respektin e duhur dhe të njejtë në këtë shtet.

Dhe në frymën e këtij aspekti duhet llogaritur qëndrimi i popullatës shqiptare, i cili nuk mund të rrijë duarkryq për të mbrojtë të drejtat e veta dhe kohë pas kohe po shkakëton revoltë dhe reagimin e  masës, e cila nuk pajtohet me sheqerkat e Serbisë, duke bërë magji shtrigash, të cilat tani më i kupton gjithë bota e sinqertë dhe demokratike lojrat e tare të ndyta. Pasojat janë të përbashkëta për gjitha etnitetët që jetojnë në Kosovë, por faktori kryesor është populli bazë dhe rinia e vendit, që nuk lejon deformimin dhe shkatërrimin e këtij vendi, dhe pse gjendja e mjerueshme e sjellë popullin në një lëvizje të padëshirueshme…

Lindja e shtetit të Kosovës, ishte e besueshme, por e pa imagjinueshme, dhe ky akt po përvidhët sot vetëm si një jehonë e instrumentalizuar, sepse rrolin e këtij shteti po e luajnë akterë të cilët nuk e lozin rrolin e duhur, të cilët nuk janë të aftë të udhëheqin shtetin, apo mburren në adresën e atyre njerëzve, që e ujitën këtë tokë me gjak për ta fituar një copë liri dhe demokraci. Ndërsa sot, bijt dhe bijat e tyre,  në ditët më të mira të kohës, detyrohen ti marrin rrugët e botës, duke kërkuar punë dhe përspektivë më të mirë, të cilët kanë të drejtë, sepse jeta nuk është vetëm iluzion, apo vetëm shkas, kur ajo mund të jetë e begatshme dhe e frytshme, që e ka kuptimin e plotë të jetës normale.

Nuk është  rrugë e kërkuar, apo nuk mund të thëmi se protestat edhe pse janë demokratike, ato janë metoda krysore, që mund ta ndryshojnë gjendjen e dobët politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, por është e arsyeshme për të ngritur zërin, se populli nuk disponon më durim të mjaftueshëm, duke pritur, por gjërat duhet të thuhen hapur, apo së paku të sinjalizohet  para opinionit dhe botës demokratike, se një gjendje e tillë  nuk përkon me normat dhe standartin e një populli në një shtet demokratik.

Në fakt, partitë politike të opozitës nuk e fshehin identitetin e tyre dhe japin sinjale të qarta, që do të mbahen protesta, prandaj ndjehët jehona e tyre, të cilët as ata vetë nuk e dinë, se ku do të jetë kufiri i ndjenjave popullore, atëherë Qeveria duhet jetë në vëmendje, që të ndërmerr hapa të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit opozitë dhe poezitë, duke e bërë një konsulltim dhe dialog me palën e nevojshme, që këto protesta të mos eskalojnë, apo të gjejnë një linje të përbashkët, në mënyrë që të mbrohet populli dhe shteti nga skandalet e mundshme dhe të pa dëshiruara.

Prandaj, Qeveria e Kosovës, këtë qështje duhet ta shqyrtojë dhe të veprojë me seriozitet, sepse vëzhguesit dhe opinioni fqinjësor dhe gjithëkombëtar, pse jo edhe ndërkombëtarë, absorbojnë materiale të ndryshme  e të pa nevojshme si edhe ato jo reale, duke demantuar se Kosovën e shohin si një vend trazirash, që shkakëton destabilitet në vend edhe rajon, duke e nxjerrë Serbinë  nga situata dhe për t‘ ia dhënë vizën më shpejtë në BE?

Atëherë, Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, duhet që argumentet e tilla ti merr parasysh, edhe pse shenjat janë mjaftë të qarta, sepse në këtë rast nuk është momenti të mobilizohen qindra polic kundër protestuesve, por kërkohet angazhim dhe gjakftohtësi me popullin dhe të respektohen të drejtat e tyre për një jetë më të mirë.  Njëherazi, të llogarisim se ç’farë mesazhi i japim botës edhe atyre vendeve që kanë edhe pak vullnet të na përkrahin, për deri sa, ta marrim vetën në dorë. Pse ta përçajmë vendin tonë, kur nuk është sot një vend i tillë, që ta çajmë e të vajtojmë pa nevojë, kur mundemi dhe kemi mundësi, që ta ndërtojmë dhe ta udheheqim më mirë dhe magjitë e njerkës Serbi, e cila po na sjellë historinë mbrapa, ti zhdukim idetë e saj njëherë e përgjithmonë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen