Morri i shtetit dhe morrat e pushtetit

Rrezore | Dedë Preqi | 14.11.15 | 17:39

Dedë Preqi

Kosova është aq e lashtë, sa i ka rrënjët edhe vet Dardania antike, por për nga përbërja shtetërore Kosova është një trung i ri dhe e njomë, që nuk duron morr as gozhdë mbi kokë. Kjo zonjë e rëndë dhe e bukur u bë pre e shumë dushmanëve dhe barbarëve të kohës, që nga otomania e deri te shkinia, duke u sprovuar më shumë golgota të rënda dhe ky i fundit ishte sikur kalvari i Jezusit, që u ringjallë edhe njëherë për ta përjetuar botën e vet njerëzore.
Prandaj, nuk duhet ta humbim shpresën dhe ta mbajmë guximin me qëllim që shpresa e luftës sonë të e marrë vlerën e dinjitetit dhe kuptimit të saj, duke ditur se dikush na shikon dhe na pret të bëjmë sakrificat tona që ta gjejmë dikund kuptimin e jetës normale në të tashmën dhe për të ardhmën. Edhe pse gjërat kanë ndodhur edhe njeriu është i detyruar të pyesë vetëvetën se si, këto gjëra dhe pse kanë mundur të ndodhin në Kosovën tonë?
Kosova është vendi dhe epiqendra më e ndieshme ku rrymat e gjitha luftrave ballkanike e kanë prekur, duke ia cunguar gjymtyrët e saj pa mëshirë. Shumë vite dhe shekuj duhej pritur, për ti thyer prangat në të cilët deri tani ishim të lidhur. Të gjithë e dimë se ç’farë gëzimi përjetuam kur erdhën ditët e lirisë në Kosovë dhe me pavarësinë e saj filloj jeta e re. Tani të lirë, duhet ta shfrytëzojmë lirinë tonë dhe jo lirinë në mënyrë të shthurur (që shkel ligjet) në mënyrë të pamëshirshme.
Ne duhet të punojmë shumë e më shumë dhe ti përvjelim mëngët, që Kosovën ta kthejmë për së mbari dhe në të vertetën e saj, ashtu sikur e meriton të jetë, apo pasojat do të ishin shumë më të mëdha me humbjen e kohës, që të mirremi vetëm me të kaluarën e hidhur. Nuk duhet të lejojmë defekte dhe deformime në Kushtetutën dhe ligjet tona, të cilat paraqesin bazamentin dhe rregullimin shtetëror, sepse janë kushte të patjetërsueshme dhe shtyllat e një shteti në kushte normale.
Nuk duhet lejuar që të shkelen të drejtat tona njerëzore, të cilat na takojnë si komb dhe shumicë në vendin tonë, por duke respektuar edhe minoritetet tjera pa dallim etnie dhe feje. Nuk duhet lejuar të shkelim dhe keqpërdorim gjakun e bijave dhe bijve tanë, përmes të cilëve marrim frymë dhe jetojmë të lirë sot. Nuk duhet lejuar që me djersën e popullit të plotësojmë dëshirat tona dhe të bëjmë kapital të pa imagjinuar, përmes korrupsionit dhe formave tjera, që degradojnë dhe zhgënjejnë jetën e qytetarëve.
Përveq këtyre deformimëve dhe formave negative, ekzistojnë edhe shumë eksperienca tjera negative, të cilat ia zënë frymën ardhmërisë së këtij vendi, duke e kërcnuar dhe dëmtuar jetën dhe karakterin e qytetarit kosovar. Dhe kur qytetari e humb besimin në pushtetarët e vet dhe kështu me vite arrinë thellësinë e llojeve të vuajtjeve tjera, dikur e humb durimin dhe përpjekja e tij bëhët e pa kontrolluar dhe e pa durueshme, i cili duhet të luftojë për ekzistencë.
Zhgënjimi i qytetarëve, që e përjeton masa e madhe e vendit, është eksperienca më e rëndë, të cilën nuk mundet ta kalojë lehtë në këto kushte jo normale, dhe ajo që nuk përbihet, kur përgjegjësit nga pushteti i vendit, arsytohen dhe mbrojnë njëri-tjetrin, duke lavdëruar punën e tyre dhe humbjet i fusin në thesin e fitorëve. Këto janë fatkeqësitë më të rënda që i ndodhin një populli dhe vendi nga shoqëria e vet, dhe nëse nuk largohen këta „morra“ të rrezikshëm, situata mund të eskalohet dhe përkeqësohet pa fund. Gjithçka ishte sakrifikuar deri këtu, dhe tani karakteri i disa njerzve dyfëtyrësh në pushtet, të përzihet deri në atë masë dhe pikë, që kërcnon dhe nënçmon vlerat shpirtërore, morale dhe njerëzore të një populli, kjo nuk mund të kualifikohet dhe të adaptohet në një shoqëri të shëndoshë dhe normale, sepse turpërohet dhe një komb i tërë.
Kosova e kishte një morr të madh mbi kokën e vet me shekuj dhe atë e heqi qafe, në saje të NATO-s, dhe UçK-së, edhe pse akoma nga ky morr ka plagë të hapura në kokën e saj, por, ky ishte qëllimi kryesor që të shpëtojë lëkurën dhe kokën e vet, dhe sot është një përpjekje tjetër dhe e vetëdijshme ti kushtohet vëmendje jetës shoqërore të vendit dhe çdo pëllëmbe e saj, sepse është fituar me gjak dhe është e jona. Ne duhet ti përkisnim njerëzve dhe mos të shdërrohemi në forma tjera, por as në morra pushtetarë në vendin tonë, sepse shteti si do që të jetë, i madh, apo i vogël, vuan dhe nuk qetësohet kurrë nga gërrithja e tyre e vrazhdë.
Morri i madh konsiderohet okupatori i një vendi, sikur që ishte te ne, okupatori serb, ndërsa morrat tjerë janë të gjithë ata që e formojnë pushtetin e brishtë të një vendi dhe ushqehen në kurriz të popullit, duke e vjedhë, korruptuar, mashtruar, kriminalizuar dhe format tjera negative, të cilat nuk e lënë vendin kurrë të qetë dhe rroli i tyre është shkatërrues. Për fat të keq në Kosovë, janë formuar një mori e tyre, të cilët nuk kanë të ndalur, por një fjalë popullore thotë, do të vie dita dhe vepra e tyre do të merr një sharm të posaqëm, ashtu sikur e meritojnë.
Kosova është një TRUNG i fortë, rrënjët i ka të lashta, në trungun e saj po rritën plot degë të bukura dhe të shëndosha, të cilat do ta zgjerojnë dhe forcojnë trungun e saj, duke e bërë jo vetëm një lis, por edhe një mal të madh, sikur lisat dhe malet tjera të botës së lirë

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen