Kryqëzime Udhësh

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 06.12.15 | 11:05

Asnjëherë nuk t`i mora n`gji gjymtyrët e ngrira
i besuari yt n`përqafimin e fjetur
edhe kohëve kur iu ndërruan stinët n`ditët e vështira
belbëzova me gishtat e këputur të dorës tretur

Ma vodhën durimin udhëve t`lidhura nyje
katarktereve t`zjarrta humba t`majtin syrin tim…
i shkëputur kohëve nëpër ardhje i ndarë n`fije-fije
n`secilin gisht të dorës një falangë shkurtim

Sëmundjeve t`kohës barin kurrë s`ua gjeta
n`mjegullën e mendjes akull edhe n`verë
herë-herë n`ishullin e harrur i tradhëtuar mbeta
për ty gurpragu online casino im me shtat dryna n`derë

Persiatjeve t`moteve n`kryqëzime udhësh
largësive n`kujtesë s`u përhumbet nami
përdaljet e mija n`vërshime rrugësh
lumenjëve t`hanës n`psherëtimë zani.

Gjakovë , 05.12.15

Martin P. Lleshi

Martin P. Lleshi

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen