Zonja Kancelare, Kosova po bie në dorën e radikalëve

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.12.15 | 19:15

– Nga DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ

Unë jam krenare që jam shqiptare, krenare për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë dhe dua që të jemi pjesë e Evropës, sepse ajo është kontinenti ynë, i cili i mishëron idealet tona.
Unë dëshiroj që t’ju bëj me dije: Ajo që po ndodh në Prishtinë nuk po ndodh në emrin tim. Kjo qeveri por edhe kjo opozitë: ata nuk flasin në emrin tim. Ata ndjekin interesat e tyre dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë vendin për interesat e tyre kriminale, korrupte apo nacionaliste.
Ju lutem, ndihmojini familjes sime për të mos u bërë viktimë e këtyre strukturave korrupte të kriminalizuara.
Ju lutem, ndërhyni për të rikthyer demokracinë, lirinë dhe idealet evropiane. Ju lutem, mos u bëni spektatore pasive ndërkohë që vendi ynë po bie në dorë të radikalëve.
Ju lutem, mos na u impononi, më gjatë dhe më shumë se shumë vende të tjera evropiane kemi sakrifikuar për liri dhe demokraci.
Ju lutem, mos na jepni mend, por na dëgjoni: dëgjojini ata për të cilët Kosova, Evropa dhe demokracia janë të rëndësishme. Dilni kundër radikalizimit të vendit tonë në krah të që janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin, kriminalitetin dhe radikalizmin. Në Kosovë këta njerëz përbëjnë një një shumicë të panumërt. Mos e lini në baltë këtë shumicë. Nëse Ju, ashtu si deri tani, ia lini në dorë Kosovën të korruptuarve, kriminelëve dhe radikalëve, atëherë rreziqet për vendin tonë, por edhe për Evropën do të jenë të pallogaritshme.
Mbetet në interes të Evropës që t’iu ndihmohet tani dhe dukshëm demokratëve në Kosovë. Nëse nuk ndërmerret asgjë, kjo nuk i ndihmon askujt. Vetëm forcave radikale. Kjo na dëmton ne, por e dëmton edhe Evropën. Ende ka kohë të ndalet ky zhvillim. Së shpejti do të jetë vonë. Evropa ka pritur tepër gjatë dhe ka bashkëpunuar tepër dhe shumë ngushtë me kriminelët në Kosovë, duke i forcuar ata. Tepër pak është bërë për demokratët në Kosovë. Është koha për një ndërrim të strategjisë. Është koha që Evropa të mbështesë në Kosovë evropianët.

———–

Verehrte Frau Bundeskanzlerin,
Ich bin stolz, Albanerin zu sein, stolz auf Unabhängigkeit, auf Freiheit und auf die Demokratie, und ich will, dass wir zu Europa gehören, weil es unser Kontinent ist, der unsere Ideale verkörpert.
Ich will, dass Sie wissen: Was in Prishtina veranstaltet wird, geschieht nicht in meinem Namen. Diese Regierung, und dieses Parlament, auch nicht die Opposition: Sie sprechen nicht in meinem Namen. Sie haben ihre eigenen Interessen, und sind bereit, das Land ihren kriminellen, korrupten oder nationalistischen Interessen zu opfern.
Bitte, helfen Sie meiner Familie, nicht zum Opfer dieser kriminellen korrupten Strukturen zu werden.
Bitte, intervenieren Sie zur Wiederherstellung der Demokratie, der Freiheit und der europäischen Ideale. Bitte, schauen Sie nicht passiv zu, wie unser Land den radikalen in die Hände fällt.
Bitte, bevormunden Sie uns nicht, wir haben lange und mehr geopfert für die Freiheit und die Demokratie als viele Länder in Europa.
Belehren Sie uns nicht, sondern hören Sie zu: hören Sie denen zu, denen Kosova, Europa und die Demokratie wichtig sind. Reden sie ein Bündnis gegen die Radikalisierung unseres Landes, mit denen, die Korruption, Kriminalität und Radikalismus bekämpfen wollen.
Dafür gibt es in Kosova eine unendlich große Mehrheit. Lassen Sie diese Mehrheit nicht im Stich . Solange Sie, wie bisher, Kosova den korrupten, kriminellen und radikalen überlassen, werden Sich die Risiken für unser Land, aber auch für Europa unkalkulierbar entwickeln.
Es bleibt im eigenen Interesse Europas, den Demokraten in Kosova jetzt, und deutlich sichtbar zu helfen . Nichts zu tun hilft nichts. Es hilft nur den radikalen Kräften. Dies schadet uns, aber es wird auch Europa schaden. Noch können Sie diese Entwicklung stoppen. Bald ist es dafür zu spät. Europa hat zu lange gewartet, zu viel und zu eng mit den kriminellen zusammengearbeitet und sie gestärkt, und zu wenig für die Demokraten in Kosova getan. Es ist Zeit für einen Strategiewechsel. Es ist Zeit, dass Europa die Europäer in Kosova stärkt

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen