MODELI I KËSAJ QEVERIE I HIDHUR DHE I PA SHIJE

OP-ED | Dedë Preqi | 14.12.15 | 21:00

Dedë Preqi
Pushtetet e pa ndërgjegjëshme edhe pse janë vonuar gjithëherë e kanë kaluar kohen e vet të sundimeve dhe abuzimeve me popullin, përsonazhet e të cilave shumë herë janë anatemuar për pushtetet e tyre joligjore dhe jo humane. As një pushtet nuk e ka kullotë shumë jetën e tyre, edhe pushteteve moniste u ka mbetë kafshata në fyt.

Ndërsa në pluralizëm kanë mbetë disa rrënjë të hithave moniste, pothuajse nuk e kanë jetën e gjatë, sepse revulucionet popullore e demokratike dhe protestat e tyre janë më të fuqishme se pushtetet e tilla, për ta nxjerrë situatën nga anarkia dhe për ta orientuar drejtë rrjedhave Europiane.

Përkitazi me këtë edhe në Kosovë, ka marrë zë një pushtet i etshëm i pluralizmit gjysmak, por i deshtuar, sepse, fortësia e të cilit matët me fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aq më pak këtë e pengon opozita, ku raportet në mes tyre janë shumë të ashpëra dhe të shthurura, e cila politikë kërkon zgjidhje urgjente.

Nëse e kërkojmë shkakun e këtij kapsyllyku politik, sëcili do ta ngarkonte njëri-tjetrin dhe fajësia mbetët te viktima, por edhe fëmijët e vegjël kosovar e kanë kuptuar sot rrolin e kësaj politike, e cila po zhvillohet dhe ndërtohet përmes asaj që i vie erë e keqe…

Rënja e tyre mund të vuloset dhe mund të bëhët në një kohë, apo në një afat kohor, kur ka plot të rinjë intelektual , të cilët do ta marrin me seriozitet dhe me ndershmëri udhëheqjen e shtetit të Kosovës, duke mos huazuar asgjë në modelin e kësaj qeverie, sepse fare pak ka shije.

Kjo rrugë politike si e tillë, akoma ecën tutje dhe në marrëzinë e saj të turpshme, duke ndërruar taktikat, por jo edhe „teket“, apo mbase e shtrenguar nga ndërkombëtarët, fajtor mbi të cilin bie opozita, përshkak se po i mbronë kilometrat e tokës së vet dhe kundërshton formimin e Asosacioneve të komunave serbe në Kosovë.

Me arrestimin e deputetëve të opozitës, ky pushtet e ka treguar ligësinë më të madhe që ka një forcë politike e një vendi, sepse askush nuk mund të bindet se këto arrestime nuk janë të lidhura me nyjet politike të pozitës, e cila po bënë zehire në pushtet, për ta ruajtur pozitën e vet.

Ose ky pushtet me fizionominë e vet dhe qeverisjen e saj, e ka vështirë me udhëheqë dinjitetshëm, sepse i ka njerëzit e dyshimtë, të cilët po bëjnë marrëveshje me armikun e këtij populli dhe i dorëzohen pa rezistencë dhe reagim politikës së tyre dhe është i pafuqishëm dhe i pa aftë të përballet me sfidat, që ti mbrojë teritoret e veta dhe Kushtetutën e vendit të vet.

Atëherë, kush duhet me i dalë ndihmë këtij populli në këto kushte dhe rrethana të pa lakmueshme, kush duhet ta udhëheq këtë popull me përkushtim dhe devotshmëri. Pse në këtë mënyrë duhet të trajtohet Kosova dhe populli i saj në kohë paqe?.

A janë edhe ndërkombëtarët të tillë, apo bashkëpunëtor i të tillëve, të cilët janë adaptuar dhe e kanë gjetë terenin e përshtatshëm për t’u bërë hisetarë i tyre, dhe pozicioni i tyre mundet me qenë i pa prekshëm, sikur që është edhe pozicioni i ashtuquajturve „peshqit e mëdhenj“, në Kosovë.
Nuk është fajtore për të gjitha këto skandale dhe të pa arritura opozita e vendit, nuk është fajtore vetëm se opozita që përdori lotësjellës në Kuvend, dhe nëse e tëhollojmë hollë e hollë, lotësjellsi ishte një shkollë, jo për të na mësuar diçka të re dhe produktive, por përkundër asaj që është përdorë në mënyrë të disfavorshme, ajo na bënë që ti hapim sytë më shumë, që ta kemi nën kontrollë vendin dhe të ardhmën e tij“.

Nuk janë fajtorë deputetët e arrestuar për degradimin e ekonomisë së Kosovës dhe stagnimet tjera , është qeveri a e korruptuar dhe e kriminalizuar, është ajo që po e degradon dhe e mbanë peng të ardhmën e këtij vendi dhe popullit të saj.

Popullata e Kosovës, një pjesë e saj gjindet në varfëri të skajshme dhe njerëzit e këtij vendi e ndjejnë vetën të lodhur dhe të pa mbrojtur nga qeveria, të mbetur me shpresa të thyera, por që i kanë humbur dhe konceptet e jetës për të ardhmën e tyre, duke i mos besuar kësaj qeverie fare.

Betejat e këtij pushteti janë të orientura vetëm për pushtet dhe jo për shtet. Kjo qeveri e dështuar në planin politik dhe ekonomik, e ka tejkaluar vijën e kuqe të moszhvillimit, efekti i sëcilës shihet dhe mbaron me fjalime të thata dhe lavdata të arritjeve, të cilat ky popull nuk i ka përjetuar kurrë.

Esenca e këtyre problemeve nuk do të ndryshojë, nëse i largohemi shqyrtimit të saj, prandaj sot flitet ndryshe nga ana e kësaj qeverie, gjëja se në Kosovë ka zhvillim dhe përspektivë, dhe është mundësi e konkurencës së mirë nga investimeet e huaja, të cilat e kanë terenin e hapur, por në realitet gjindet shumë largë kjo mundësi, sepse kushtet për investime të huaja janë vetëm iluzione të politikës ditore.

Po ç‘mund të ndërmarrim në të vërtetë? Opozita publikon protesta, nënshkruan peticione dhe në komunikatat e tyre e kanë shkruar qartë se, duhet të ndërprehen Marrëveshjet me Serbinë, deri sa ajo duhet ta njeh realitetin kosovar dhe shtetin e saj, dhe duke kërkuar falje për gjenocidin e shkakëtuar kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

Apo, në këtë rrugë agonia vazhdon. Dhe në këtë mënyrë arrihen dy qëllime, të cilat do ta shdërrojnë Kosovën në luftë të përhershme, jo drejt përdrejtë, por në një luftë të tërthortë, e cila është edhe më e rrezikshme. E para, shkatërrimi ekonomik i Kosovës, dhe e dyta, molisja e njerëzve për të humbur vullnetin e tyre, duke i marrë rrugët jashta vendit, veqanarisht rinia si fuqia motorike e saj.

Një politikë e tillë po i forcon edhe më shumë kundërshtarët e shtetit të Kosovës, dhe po krijohen kushte në favor të tyre për të realizuar qëllimet e pa arritura deri më tani.

Serbia nën ndikimin e kësaj politike të brishtë kosovare po e trason edhe më shpejt rrugën e saj drejt në BE, ndërkaq krimet e veta dhe gjenocidin që i shkakëtoi popullatës shqiptare, po e shndërronë në një ngjarje të parëndësishme, apo si një konflikt të thjeshtë ndëretnik, që do të thotë se Kosova, akoma deri më tani nuk e ka akuzuar Serbinë për gjenocidin e saj, në Gjykatat Ndërkombëtare.

Kjo qeveri nuk mund ta luftojë krimin e organizuar, sepse vetë është e inkriminuar. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë korrupsionin, sepse vetë është e korruptuar. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë mos zhvillimin ekonomik, sepse nuk ndjenë erë ekonomike dhe vullnet për zhvillimin e vendit.

Kjo qeveri nuk mund ta luftojë papunësinë, sepse i ka të gjithë militantët e vet të punësuar. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë përspektivën shëndetësore, sepse vetë nuk është fare e shëndoshë. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë padrejtësinë, sepse vetë është shtrembëruese e ligjeve dhe kodeve ligjore. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë joarsimimin, sepse është vetë e pa arsimueme dhe e pa ndërgjegjshme. Kjo qeveri nuk mund ta luftojë varfërinë, sepse është vetë e varfër në aspektin e menagjimit dhe qeverisjes . Atëherë, çka pritet prej kësaj qeverie, e cila nuk ka fare shije ???

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen