Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh

Analiza & Komente | Zef Prenka | 06.02.16 | 21:15

Nga Xhafer Leci
Disa njerëz kanë memorjen e fortë-mbajnë mend gjatë kohë.

Pse?
Prill 1983. Në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë. Kishin ardhur për ta përcjellur Ansamblin përafërsisht 350-400 shikues, shumica shqiptarë, por kishte edhe gjermanë.

Kurrë në jetën time, deri atëherë, nuk kam qenë më i gëzueshëm dhe i vullnetshëm, për ta shikuar „live“ këtë Ansambël. Asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shihja e të dëgjoja këngë, valle e muzikë më të bukura, se sa ato në Sindelfingen. Ëndrra, malli për Shqipërinë, shtetin tonë amë, të cilin nuk e kishim mundësinë që ta vizitonim legalisht, por as ilegalisht, ata që nuk kishin flirtëruar me personelin qeveritar shqiptar apo diplomatik. Këtë privilegjë e gëzonin vetëm garda e marksistë – leninistëve dhe të enveristëve të Kosovës. Kisha dëgjuar këngë përmes Radio Tiranës dhe Kukësit, por krejt ndryshe ishte kënaqësia kur i shikonim në skenë vëllezërit dhe motrat tona, duke kënduar e vallëzuar aq bukur.

Në këtë përcjellje të Ansamblit patëm marrë pjesë unë, me gruan time, Refiken, dhe kushërinin tim, Ismail (Asllan) Leci, e shokë të tjerë. Nga kënaqësia na dhimbnin duart duke duartrokitur.

Atëherë iu pata afruar Kameramanit dhe e pyeta nëse e pengoj atë nga afër kamerës të tij të fotografoj Grupin e Ansamblit në skenë, ngase pozicioni për të fotografuar ishte më i mirë? Kameramani më shikoi në sy, por heshti pa më dhënë përgjigje! Unë vazhdova duke fotografuar, kushërini im, Ismajlin, i cili, gjithashtu fotografonte, më tha:

-Xhafer, apo largohesh pak të fotografoj edhe unë nga ky pozicion?“

-Po – i thashë – Ismajl, urdhëro. Unë dhe Ismajli e blemë bashkarisht videokasetën e Vallëzimit të Ansamblit, e cila kushtonte 168 DM!

Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Për të dalë tek tema, pse po iu kthehemi këtyre kujtimeve, do flas më poshtë

Më 1999 ishte kohë lufte. Në dhomën parapritëse të zyres të LDK-së, në Stuttgart, më pyet një njeri, i panjofshëm për mua:

– Xhafer si je?!

– Mirë jam,- i them.

– Si është Ismajli,?- më pyet ai.

– Cili Ismail?

– Ai, Ismajli!?

– Unë njoh disa Ismajla – i them.

-A nuk po më njeh, më thot ai?

– Jo- i them!

– Kujtohu ku jemi pa? – Nuk më kujtohet, ndoshta në Kosovë – i them unë.

– Jo, jam nga Shqipëria – thotë ai!

– Po atëherë qenkemi pa në Shqipëri.

– Jo – thotë ai, „në Gjermani jemi pa“!?

– Nuk ka mundësi – i them unë.

– Po – thotë ai- Jemi pa në prill të vitit 1983 në Sindelfingen…! Unë isha kameramani me Amsamblin Shtetëror Shqiptar“.

Shikoj afër tij ulur një person tjetër, i pa njofshëm, i cili, ndoshta ishte shoqërues i tij. Mendohem, habitem si me njeh ky njeri pas 16 vitesh?! Unë kisha ndryshuar shumë nga pamja, mosha e ndryshon njeriun, atëherë kam pasur flokët e shpeshta dhe pa mustaqe. Ndërsa tani flokët më kishin rënë, mbaj mustaqe dhe kam shtuar peshën.

Meqë nuk kisha kohë të bisedoja më gjatë, për të mësuar, së paku, emrin e tij, u përshëndeta me – ditën e mirë zotëri, duke e marrë të njëjtën përshëndetje nga ai.

Të nesërmen e marr në telefon z. Hafiz Gagica, të cilin e pyes:

– A është paraqitur dje tek Ju një person nga Shqipëria, i cili po rrinte në paradhomën e zyrës pritëse?

Gagica më tha: „E pashë dikë të panjofshëm në paradhomë duke ndejtur, por ai person nuk u paraqit në zyren time.“

Para disa ditësh shfeletova disa revista e gazeta të vjetra, tek revista „Ylli“ janar 1982, shoh personin në fjalë, i cili duket në foto, e njoha se ai është kameramani Petrit Kume!!!

Përsëri e pyeta z. H. Gagica nëse i kujtohet personi nga Shqipëria, i quajtur Petrit Kume, i cili mund të këtë vizituar zyren e LDK-së me 1999?

“ – Jo, – më tha z. Gagica – nuk më kujtohet ky emër, Petrit Kume, sepse neve, vazhdimisht, kemi mbajtur protokoll, kur kemi pranuar palë mysafirësh, nga kudo që ishin ata. Unë, Sali Çekaj, tashmë „Hero i Kosovës“ e të tjerë, të cilët punonim në zyre të LDK-së, nuk lejonim që asnjë mysafir të dalë nga zyra, së paku, pa e pi një kafe“- tha zoti Gagica.

Vërtret, disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend për gjatë kohë. Por, në rastin tonë, siç shpalosa ca kujtime të një kohe ca të largët, po aq edhe të afërt, mbamendja duket sikur është e porositur. Një personalitet, si zoti Kume, në vitin 1983 shihet në rolin e kameramanit, ndërkohë që ai është fotograf si dhe më 1999 depërton deri në paradhomëm e LDK-së, por nuk identifikohet, i shmangët takimneve dhe ikën që andej, duke lënë prapa dyshimin, hamendjen e madhe, madje në një kohë kur kryetari Gagica kishte ingjirencat e kryetarit të LDK-së, në mungesën e dhunëshme të kryetarit – dr. Ibrahim Rugova.

Doza e dyshimit shtohet kur, sipas disa shkrimeve mirë të faktuara, rezulton se SHIK-u i Kosovës, është krijesë e Sigurimit Shqiptar, qysh prej dy dekadash dhe implikimi në krime tashmë kalon caqet e çdo logjike të shëndoshë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen