Cikël poetik nga Elena Përlaska- Kqira

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 28.02.16 | 20:31

Cikël poetik nga Elena Përlaska- Kqira

 

Mëndje shkretat

 

Tretëm në  errësirën e  dhëmbjes

dhe pres,

deri sa  të ndizet sinjali i shpresës

 

Mëndje  të verbëra

Shëtisin si hije të fshehura,

në rrugët e pa shkelura

që pas vetes gjurmë lënë.

 

Mëndimet  bredhake,

zbresin mbi imagjinaten e thellë,

të tilla tretën në infinit

në detin e trazuar me lot.

 

Ngritja mbi mediokritin ,

pikllimit vizatim i bënë,

apo lumturinë  përshkon!

ndërtuar mbi murin me rërë.

 

Shigjetat e përqeshjes,

plagosin me ironi,

egon e heshtur

të protagonistit anonim.

 

Ç ´mëndurai  ska  arsye,

duke njohur vetëm

fjalorin e mëndjeve të errta

hijëzezave me sy plot ferr.

 

Unë, ngadhnjyese  mbetëm

falë buzqeshjeve  brilante

shprtligësisë   i vije fundi

dola fitimtare!

 

******************************

 

Pikëllimi i një nate me shi

 

Bëlbëzon një shpirt i mjerë

nga agonia

e turturës   së paskajshme.

 

Mëndimet lundrojnë parreshtur

porsi udhëtimi  ditor i yjëve.

 

Numërimi i frymëmarrjeve të lehta

shoqërohet

nga mendimet melodioze

të baladave të vjetra

 

Forca shpirtërore

mban të mbyllur në kavanoz

pikllimin e vetmisë së trishtë.

 

Muzat e natës

vijnë bashkë me pikat e shiut

si një lum i rrëmbyeshëm

që gëlltit shpresat e fundit

 

Fundi s´ka limit !…

*************************

 

 

Udhëtimi nëpër kohë

 

Jeta është fillim i sfidave

bukuria e së cilës

është vetëm një skicë e pikturuar.

 

Episodet shkojnë e vijnë,

porsi dritat e shkrepëtimes

dhe me vete bartin

historikun tonë.

 

Imagjinata rrethon botën,

porsi degët e një trungu

që humb aftësinë  të jep fruta.

 

Margaritaret e urtisë,

mbijetuan kohën

pas vetës  duke lënë

trashëgimin shpirtërore.

 

Koha është mësuese e mirë

ku çdo  minutë i jetës

shkon drejt fundit të saj.

 

Të harrohet e kaluara

të jetohet e tashmja

se e ardhmja mbetët

Vizioni largësisë së mjegulltë.

 

Elena Përlaska-Kqira

Wohlen 2016

 

 

 

 

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen