Poeti vajton ..të rinjët shqiptar

Këndi poetik, Rrezore | Rrezore | 24.07.16 | 08:12

Poezi nga Mentor Thaqi

LOT EDHE SOT

(Dhimbje, dhimbje, dhimbje …)
– Në nderim të të vrarëve në Mynih, në nderim
të: Dijamant Zabergja, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt –

Zot i Madh të kjofshim falë,
andërra keq n´trishtim m´ka dalë,
anë e m´b´anë shqiptar´të e mi,
ky trishtim na veshi në zi!

Kah Mynihu patem kthye kry´të,
e kthyem shpirtin, mëndjen, sytë …
atë trishtim që pamë aty,
randë për mëndje e randë për sy!

Po athua o i dashtuni Zot,
si me ndjenja … siç derdhëm lot,
për viktimat që mordja shitoi,
ah, për shqiptarë as n´mend s´na shkoi!

Më falë të lutem i Madhi Zot,
por vetë shpirti po t´pyet sot,
pse kudo n´botë që mordja shiton,
pothuajse … gjaku im aty qëllon?!

Në Norvegji, Francë, Gjermani …
si n´Winnenden … e rend dhe rend,
gjenin tim e shitojnë zi,
po ku s´jemi ne, a ka një vend?!

Më ndje të lutem, Zot i Madh,
po më kjanë shpirti, kam një hall,
Kombi im, disi n´sjellje t´rrotës,
po paguan shpesh haraç të botës!

Engjëjt tanë që n´Mynih ranë,
krejt t´pafajshëm, pse na i vranë?!
Na vranë zemrat, shpirtin shpresen,
na shituan rëndë, pasha besen!

Ah, më fal të lutem i Madhi Zot,
shpirti po digjet, syri m´bytë´n´lot,
sall mallkim sot del nga brëndia:
– Atë dorë vrastare, e dënoftë Hyjnia!

Mentor Thaqi
Hausach, 23 Korrik 2016

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen