Vargjet e poezive të z. Neki Lulaj, shpalosin nga mbrendia shpirtin e poetit

OP-ED | admin | 10.11.12 | 22:57

Me  poetët tanë  në  diasporë
Nga: Ramiz Dërmaku
Njëra ndër temat më të shpeshta në poezin e Neki Lulajt, është tema sociale, morale, kombëtare. Përmes vargjeve poetike dhe intonimesh pak nastalogjike, poeti Neki Lulaj ndjen dhembje  dhe vuan shumë që është largë vendlindjes-atdheut. Poeti i shquar dhe patrioti Neki Lulaj mungesën e atdheut përmes vargjeve të tij bënë orvatje ta shprehë dashurinë, ndaj saj. Shumë poezi të zoti Neki Lulaj janë të shkruara ne kohën kur shqiptari për një fjalë goje, maltretohej, rrahej, dënohej dhe likuidohej nga regjimi kriminel serbo cetnike. Disa poet atdhetar duke mos mundur tu përballojnë torturave të policisë serbo cetnike, u detyruan të emigrojnë , pra një “fatë“ i tillë e përcjell edhe poetin e talentuar dhe atdhetarin z.Neki Lulaj.  Po bëhen ca vite që unë me interesim të madh e përcjell punën artistike krijuese të poetëve të cilët ( jetojnë e vepërojnë në diasporë) në nivele të ndryshme shprehin e trajtojnë një varg cështjesh e gjendjesh që lidhen me tema, motive, ngjarje, aspekte, ndër më aktualet ne botën e poetëve.
Gjatë kësaj kohe shumë libra, të cilat kane parë driten e botimit në diasporë dëshmojnë se poezia e sotme shqipe po vazhdon të arrin suksese të larta të nivelit poetik. Ne këtë grup poetësh pa dyshim se me mjaft sukses ka hyrë edhe poeti Neki LULAJ. Ne shumë vargje të poetit Neki Lulaj, ngërthejnë në vete poezi që  karakterizohen si këngë malli për atdheun, vjersha që shprehin një pjesë të biografisë së njerëzve, biografi pë r vetveten, për mërgimin, per fatet, per rrjedhat e zhvilluara,  nepër kohë, për shpresat, për clirimin e Kosovës, për UCK-së, për orvatjet e gjeniut të kombit dr. Ibrahim Rugovës, për pavarësin e Kosovës. Pastaj z. Neki Lulaj nuk harron të shkruan edhe për dëshmoret e kombit, dëshira slots machine online të cilat autori i manifeston kendshëm , bindshëm e me një forcë emocionale,përmes evokimeve e hollësive te shumta mbi ato tema; motive, dukuri, të cilat përcillen me vërtetësi ideore e artistike dhe që në tërsinë e tyre rrezatojnë mbi faktet dhe ngjarjet e jetës, të historisë dhe të transformimeve të shoqërisë sonë.
        Vargjet e poezive të z. Neki Lulaj, shpalosin nga mbrendia shpirtin e poetit. Shumica e poezive të z. Neki Lulaj, përshkohen me vargje të ngrohta  e të ciltërta, vargje që shquhen për një Lirizëm, të hollë me vargje qe pasqyrojne botën e trazuar të poetit.  Ne fund të këtij vështrimi jemi të bindur se poeti Neki Lulaj, është në rrugë të mbarë dhe duhet ti mobilizoj të gjitha forcat e tija morale,fizike, intelektuale të vazhdojë të shkruajë me frymëzime të reja për ta pasuruar opusin e tij letrar, dhe poezine shqipe që po zhvillohet në diasporë. Poeti i rilindjes bashk ëkohore shqipëtare z. Neki Lulaj, viteve të fundit ka krijuar një individualitet letrar të konsoliduar që e lakmon cdo krijues. z. Neki Lulaj posedon një talent të rrallë në krijimin e vargut dhe posedon stil të veqntë, dhe shumë origjinal. Nganjëhere e përdor antitezën për ti shprehur kundërthënjet  ne jetë. Poeti përdor një figuracion të pasur poetik. Ne gjatë këtij shkrimi të shkurtër kemi bërë orvatje të hedhim dritë mbi die, mendime, dhe kemi arritur kalimthi ti prekim vetëm ca anë të krijimtarisë letrare, pa hyrë në analiza te hollsishme sepse për një analizë kërkohet shumë kohë.
Punuar me 4.11.2012
Weingarten-Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen