„Një Shekull dritë“rrugëton për në Vlorë

OP-ED | Zef Prenka | 21.11.12 | 20:51

Shënimi i 28 Nëntorit-ditës së flamurit kombëtar,të çlirimit të shtetit shqiptar nga hordhitë nazi-fashiste,traditë kjo e mbarë shoqërive shqiptare,është pasuruar nga -viti në vit,por nuk mbahet mend të ishte ndonjëherë më madhështor se këtë herë.

Jo vetëm Shqipëria dhe Kosova,po edhe gjitha viset ku jetojnë shqiptarët në atdhe e mërgatë,janë veshur me petkun kombëtarë Ata me vullnetin dhe mençurinë e tyre po i bëjnë nderë Shqipërisë dhe vetes krenarinë me emrin shqiptar.Kjo ka rëndësinë e veçantë në vete,nga se kaluan vite e vite,kur ky popull liridashës,i ndarë padrejtësisht, festuan këtë shenjëtri të madhe fizikisht të ndarë me forcë,por shpirtërisht gjëthnjë të bashkuar.Ky nëntor i shenjtë për shqiptarët është me rëndësinë më të madhe historiko -kombëtare,sepse është arritur me gjak e sakrifica,me përpjekëje shekullore,me luftën e drejtë e të vështirë të popullit të pamposhtur shqiptar kundër pushtuesve deri më 1912,kur u kurorëzua me fitore.

Qeveria e Vlorës në plan të parë kishte interesin gjithëkombëtar dhe se bëri përpjekjet maksimale të krijonte shtetin etnik e të pavarur shqiptar,me një pavarësi të plotë shqiptare me kufijt historik ,etnik dhe gjeografik të Shqipërisë. Tjetër gjë ishin pabesitë,padrejtësitë që na i bënin pushtuesit si Sërbia,Mali i Zi,Bullgaria e Greqia,të cilat me ndihmën e Fuqive të Mëdha na e rrëmbyan pjesën më të madhe të teritorit të sapoçliruar të Shqipërisë.Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këto padrejtësi,nuk u pajtuan sepse në gjirin e vet kishin atdhetarë të shquar,të cilët duke parë rrezikun që i kanosej atdheut të tyre prej monarkive shoviniste, përcaktuan masat që duhej marrur për shpëtimin kombëtarë.Krahas veprimeve mbrenda vendit,gjëthnjë rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe atdhetarët shqiptar që ndodheshin jashtë vendit.

U desh shumë mund,sakrifica,luftë e gjak nëpër këtë shekull,kur shqiptarët e pushtuar u mblodhën të bashkuar rreth një Lëvizje dhe kushtrimin e Lirisë e çuan në çdo shtëpi shqiptare. UÇK-ja ia doli të tuboj në gjirin e vet popullin e etur për liri,me veprimtarinë,përpjekëjet,flijimet,qëndresën dhe tërë qenien e tyre,ia dolën që edhe Kosovën të e lirojnë nga thembra pushtuese. Dëbimi i Sërbisë fashiste nga trojet tona,hapi ura e autostrada,mundësi që shqiptarët të bashkohen jo më vetëm shpirtërisht,por fizikisht pranë njëri tjetrit,në veprimtari kombëtare,festa e gëzime e çështje të mëdha.Shqiptarët edhe më tej janë të zgjuar,në përpjekëje të madhe drejt rrugës të qëndresës e të nderit kombëtar deri në çlirimin e plotë të tokave tona të zaptuara nga shovinistët fqinj.Meodomos do të vij dita kur shqiptarët në mes vete nuk do të kenë mure e kufij,do të jenë të fortë e të bashkuar,të lumtur e të pandikuar nga të tjerët.

Kjo do të kërkoj edhe më mund e sakrifica,por për çështjen madhore nuk ka munguar e nuk do të mungoj gatishmëria,sepse foleja shqiptare gjithnë rritë njerëz të guximshëm për çështjen tonë,të preokupuar për te,vigjilentë e të zjarrtë,gjithnjë të fortë e të papërkulur,që u rrahë zemra për çlirimin e bashkimin kombëtar,siç i rrihte zemra e madhe e birit të madh Ismajl Qemajlit dhe veprimtarëvbe që e rrethonin nga të gjitha viset shqiptare.Sidoqoftë sot më tepër se kurrë shqiptarët po ia dalin të bashkohen në shumë veprimtari,por bashkimi më masiv po ndodhë në këtë muaj të shejtë të nëntorit.

Ky Nëntor i shenjët po përmbyllë njëqindvjetorin e kurorëzimit të fitores së shqiptarëve,ditës së çlirimit të Shqipërisë dhe ngritëjes së Flamurit kombëtarë në Vlorë nga i madhi Ismajl Qemajli,i cili në këtë ngjarëje madhore rrethohej nga burra të guximshëm e vigjilent të mbarë hapësirave shqiptare. Për nderë të kësaj çështjeje madhore në Shqipëri,Kosovë dhe gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë kudo që jetojnë shqiptarët,janë ushtruar shumë veprimtari me rëndësi të mëdha kombëtare.

Veprimtarët tanë kombëtar,akademik,shkrimtar e poet,artist e piktor,këngëtar e sportist kanë përfaqësuar me libra,poezi,këngë,filma,sport me petkun e tyre shtetin e tyre shqiptar në njëqindvjetorin e pavarësisë.Veprimtarët tanë kanë përkujtuar strategët e tyre të shquar,u kanë ngritur shtatore fytyrave të ndritshme të cilat bënë historinë tonë,u kanë kënduar këngë atyre dhe Shqipërisë,kanë bërë filma për historinë shqiptare,kanë shkruar libra për çështjen madhore dhe kanë ndier krenarinë e tyre që janë shqiptar.

Nuk ka dyshim se shpirtin e kombit e ka në mbajtur gjallë veprimtarët kombëtarë dhe krijuesit. Në jetën e shqiptarëve pushka dhe pena kanë qenë armët më të forta të kombit dhe asnjëherë nuk kanë qenë të ndara njëra nga tjetra.Megjithëate pushka ka garantuar lirinë e penës dhe të shkollës,kurse pena ka frymëzuar dhe ushqyar luftëtarët dhe kombin me dashuri për atdheun,kombin dhe shkollën.Këtë e kanë dëshmuar Rilindas të shquar kombëtar dhe strateg të cilët asgjë më të shejtë se atdheun dhe kombin nuk kishin.

Në Gjermani prej vitesh vepron Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH),Lidhje kjo e cila ka shënuar mbarësi dhe të arritura të një rëndësie të dorës së parë në forcimin e unit- etit shpirtëror kombëtar,në kultivimin dhe pasurimin e gjuhës,konsolidimit të identitetit tonë kombëtarë,përparimit shoqëror-shpirtëror,e cila në mesin e vet bashkon shqiptarët e të gjitha trevave. Më se njëqind shkrimtar e poet,në këto vite të veprimtarisë në mërgim,kanë botuar e promovuar qindra libra në prozë e poezi,kanë promovuar qindra vepra të tyre,janë futur në shumë antologji me rëndësi kombëtare si Asht e Gjak Arbërie,Trinomi i Lirisë,përkushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës,e shumë të tjera.Për nderë të këtij njëqind vjetori të Pavarësisë LSHAKSH nga Gjermania,rrugëton me një antologji historiko-kombëtare „NJË SHEKULL DRITË“ drejt Vlorës heroike.

Një shekull dritë

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Shtetit të Ri Shqiptar, shtëpia botuese “ADA”, nxjerr në qarkullim albumin poetik “Një shekull dritë“, përgatitur nga Hasan Qyqalla tani kryetar i LSHAKSH me redaktim nga Demir Gjergji. Njëqind poetë nga diaspora me 100 poezi plot ndjenja krenarie për atdheun e tyre, Shqipërinë dhe shqiptarinë, kudo që ndodhet nëpër botë.

Të shtunën, me datë 24 nëntor, ora 18, në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, organizohet paraqitja e këtij libri, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova, poetë autorë të librit dhe miq të tjerë.Kjo antologji historiko-kombëtare,vjen nga mendimtarë që dalin nga gjiri i kombit,që punojnë e veprojnë për të mirën e tij,që asnjë çast nuk e kanë rreshtur punën e tyre për ngritjen e vetdijes kombëtare,për kultivimin dhe pasurimin e letërsisë kombëtare.

Shkrimtarët dhe poetët në mërgim,nuk janë ata krijues që banojnë në kopshtin e parajsës si mendojnë disa.Krijuesit në mërgim,përveq punës të mundimshme,të nxjerrur nga muskujt dhe djersa,të frymëzuar nga idetë e reja të lirisë kombëtare,nga dashuria për një komb të lirë e të bashkuar,gjumin nuk e bëjnë gjumë,duke u përpjekur me veprimtarinë e tyre duke synuar ngritjen e vetdijës kombëtare tek çdo shqiptar,krijimin e një uniteti të brendshëm kombëtar,krijimin e gjeneratave të reja që nesër do të i shërbejnë çështjes madhore,me punë e dëshmi botojnë libra duke nda kafshatën e familjes për të botuar libra,duke përhapur arsimin shqip tek fëmijët tanë që jetojnë në mërgatë,etj……

Këta janë atdhetarët intelektual të kohës,që thellohen në kërkimin e pasurimit të gjuhës sonë amtare,për të e folur e shkruar drejt,për të mbrojtur fëmijët tanë në mërgim nga asimilimi,për të pasqyruar drejt kulturën tonë kombëtare para popujve ku janë të strehuar.Po,është detyrë e shkrimtarit e poetit të mirëfillt nga se populli ynë në rrethana e kushte dramatike e ka ndjerë gjuhën amtare si diçka e pandarë nga qenia e vet,me te ka shprehur ,personalitetin e tij,mendimin,vullnetin e veprën e tij,gëzimin,dhimbjet,ëndrrat,dashurinë,poeti dhe dijetari ynë në mërgim nuk ia lejon vetit të flasin gjuhën amtare me zemër të ftohët.

Detyrë e jona kombëtare e krijuesve,veprimtarëve,intelektualëve e fëmijëve në mërgim është të jemi pjesë e pandarë e jetës shqiptare,datave dhe ngjarjeve të shënuara,përkujtimi i figurave të shquara të kombit dhe për të gjitha këto duhet të shkruhet e këndohet.Ne mërgimtarët veprimtar e krijues,jemi shumë krenar që këtë vit do të festojmë me të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe viset tjera shqiptare,njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,të cilin pak vite më parë një bashkim të tillë e mendonim vetëm si një ëndërr.Jemi krenarë që si LSHAKSH nga Gjermania,antologjia jonë poetike,historiko-kombëtare“NJË SHEKULL DRITË“,po rrugëton në Shqipëri dhe hapësirat shqiptare.

Pena jonë në këtë njëqindvjetor do të prezantoj para vëllezërve e motrave shqiptare,mesazhet e krijuesve të mërguar,frymëzimet dhe ushqimet me dashuri për atdheun, kombin e shkollën.Veprimtaria e mërgimtarëve tanë,përpjekjet,flijimet,qëndresa dhe tërë përkushtimi dhe jeta e tyre është e lidhur ngusht me themelet e atdheut dhe kombit. Mërgimtarët tanë krijues me veprën e tyre“NJË SHEKULL DRITË“ do të rrugëtojnë krenar drejt vendeve të shqipeve,do të kenë mundësinë të shtrëngojnë duart,të i hudhën në përqafim vëllezërve e motrave,të thonë atë që nuk kanë mundur të e thonë për një shekull,patjetër do të kenë emocione,përmallime e rrjedhëje lotësh,por nga krenaria,gëzimi e çmallja.

Nuk do e kenë rastin të rrugëtojnë drejt atij vendi të shenjët të gjithë krijuesit mërgimtarë,disa do të i pengon gjendja shëndetsore,disa puna,disa gjendja materiale,por dhjetëra mërgimtarë do të jenë atje,si Hasan Qyqalla,Dibran Demaku,Sevëme Fetiqi,Sadik Krasniqi, Mentor Thaqi,Fran Tanushi e shumë të tjerë….Ata do të përfaqësojnë LSHAKSH,mesazhet e fuqishme shpirtërore të krijuesve në mërgatë dhe ne jemi krenar për rrugëtimin e tyre në këtë ditë të shenjët historiko-kombëtare.Atje mërgimtarët tanë krijues do të shpalosin botën e tyre shpirtërore mes vargjeve,para vëllezërve në atdhe.Ky libër i bukur historiko-kombëtar,i cili ndritë në shiqimin e kopertinave të tij,ka një brendi të pasur në njëqind poezitë kombëtare,ku ngritën figura të ndritshme kombëtare të cilat me punën e palodhshme për çlirimin e atdheut morën pavdeksinë.

Temë qenësore e antologjisë prekë veprimtarinë,përpjekjet,flijimet,qëndresa e njerëzve madhor të çlirimit të tokave të Shqipërisë.Njëqindvjetori i pavarësisë,pasurohet me këtë libër historiko-kombëtarë“NJË SHEKULL DRITË“,ku pasqyrohen vargje që frymëzojnë atdhedashuri,bashkim,vëllazëri,krenari dhe njerëzi.Nga ky libër do të dalin mesazhe të fuqishme,por të ua lëmë shpalosëjen dhe deklamimin,atyre që kanë marrë këtë rrugëtim për të promovuar“NJË SHEKULL DRITË“,në Shqipëri,Kosovë ,e gjetiu ku jetojnë shqiptarët.Shqiptarët e bashkuar në këtë festë madhore na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë.Jemi të vetdijshëm, që populli ynë edhe më tej mbetet i coptëzuar,nën themrat e të huajve,se ne shqiptarët kemi edhe shumë për të bërë për çështjen tonë dhe asnjë moment nuk duhet shmangur nga rruga e nderit dhe qëndresës deri në çlirimin e plotë të tokave tona të zaptuara nga shovinistët fqinj.Ky çlirim dhe bashkim kombëtar patjetër do të ndodhë,por për këtë duhet kushtrimin e lirisë të e çojmë në çdo shtëpi shqiptare. Atëhere do të jemi të bashkuar,të fortë,të pavarur nga të tjerët dhe nuk ka forcë që do të na ndajë. Gëzuar festat e Nëntorit Nënë Shqipëri dhe populli ynë i dashur e i mrekullueshëm kudo që jetoni dhe veproni.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen